Connect with us

Kronike

I vihet flaka gjatë natës dy makinave në Durrës, dyshohet për shkak të detyrës

DURRËS– Dy makina janë djegur gjatë natës në zonën e njohur si ish-URT në Durrës. Makinat kanë qenë të parkuara në afërsi të njëra-tjetrës, ndërsa zjarrvënia dyshohet e qëllimshme.

Njëri nga automjetet Fuoristrada, i përket kryeinxhinierit të OSHEE Arben Alushi. Dyshohet se zjarri i është vënë për shkak të detyrës.

Zjarri ka nisur te makina e Alushit dhe më pas flakët kanë përfshirë dhe makinën tjetër.

Policia po kqyr kamerat e sigurisë në zonë për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

Lajmi në përditësim…

 

Advertisement