Connect with us

Bota

Irani “rrëzon” Trump: Kemi karta të reja për fushëbetejën

Zyrtarët iranianë hodhën poshtë shumë nga pretendimet e ngritura më herët nga presidenti amerikan Donald Trump, dhe mohuan se janë duke u përgatitur për një raund të tjetër bisedimesh, duke zbehur shpejt optimizmin në rritje për një marrëveshje.

Nga ky moment, thotë CNN, fati i bisedimeve të paqes nuk është i qartë. Disa zyrtarë të administratës Trump e pranian në mënyrë konfidenciale për rrjetin e njohur amerikan se komentet publike të presidentit kanë qenë të dëmshme për bisedimet, duke vënë në dukje ndjeshmërinë e negociatave dhe mosbesimin e thellë të iranianëve ndaj SHBA-së.

Gjithashtu, zyrtarët amerikanë kanë dyshime se është krijuar një ndarje mes ekipit negociator të Iranit, të udhëhequr nga Kryetari i Parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf dhe Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi, dhe Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, gjë që ngre pyetje se kush mund ta miratojë marrëveshjen në fund

“Iranianëve nuk u pëlqeu aspak fakti qe Presidenti po negocionte përmes rrjeteve sociale dhe e bëri të dukej sikur ata kishin miratuar çështje të cilat në të vërtetë, ende nuk i kanë pranuar”, tyha njëri prej burimeve, sipas të cilit pala iraniane shqetësohet në mënyrë të vecantë që të mos shfaqet e dobët në publik. Ghalibaf sakaq shkroi në X se  Irani ka qenë “duke u përgatitur të tregojë karta të reja në fushën e betejës” dhe se nuk do të “pranojë negociata nën hijen e kërcënimeve”.

Mediat amerikane kanë vazhduar të raportojnë se Zëvendëspresidenti JD Vance do të udhëtojë sot në Pakistan për bisedime, teksa thonë se Trump është “jashtëzakonisht i pasigurt” që armëpushimi dy-javor midis SHBA-së dhe Iranit, i cili skadon të mërkurën, do të zgjatet.

Advertisement