Connect with us

Lifestyle

Ja çfarë duhet të dini për vitaminën C

Vitamina C që njihet edhe si acid askorbik është substancë që tretet në ujë, pra kjo do të thotë se trupi nuk mund ta depozitojë këtë vitaminë, ndaj duhet të siguroheni ta merrni sasinë e nevojshme çdo ditë.

Vitamina C jep përfitime të ndryshme shëndetësore dhe rrit imunitetin.

Vitamina C është shumë e rëndësishme për mbrojtjen e organizmit, pasi ndikon në rritjen e prodhimit të qelizave të bardha dhe nivelin e duhur të interferonit (proteinë që luan një rol të rëndësishëm në shumëfishimin e viruseve).

Kjo vitaminë përshpejton proceset shëruese, ul rrezikun e kancerit, dëmtimin e indeve dhe ndihmon në rritjen e tyre si dhe parandalon problemet kardiovaskulare, mbajtjen në gjendje shumë të mirë të venave të gjakut si dhe absorbimin e hekurit nga organizmi.

Ushqimet që e përmbajnë këtë vitaminë janë domatet, patatet, portokallet, brokoli, kivi, greipfruti, specat, luleshtrydhet.

Advertisement

TRENDING