Connect with us

Aktualitet

Këlliçi: Kjo protestë do ketë nevojë për t’u studiuar për mënyrën si u ndërtua

Pedagogu Klejd Këlliçi ka folur lidhur me ditën e 14-të te protestës së qytetarëve kundër ndërtimit në Zvërnec. Ai theksoi se kalimi i protestës nga ambientaliste në kërkesat për rrëzimin e qeverisë është një fenomen që duhet studiuar.

“Kam përshtypjen që është një fenomen shumë specifik shqiptar, një lloj rregulli në kaos. Nuk ka një lëvizje të ngjashme për momentin që më vjen në mend që të artikulohet në kaq shumë ditë pa ndonjë program në fund, të qartë ose pa ndonjë qëllim shumë specifik.

Kalimi nga kërkesa, po të thuash, ambientaliste në kërkesa maksimale për rrëzimin e qeverisë. Mospasja e asnjë figure reference të rëndësishme, të re a të vjetër, nuk ka shumë rëndësi.

E kjo e bën shumë interesante edhe si fenomen për t’u studiuar më vonë. Do të jetë, jua garantoj, të paktën një objekt studimi në dy-tre vitet e ardhshme në fushën e lëvizjeve shoqërore edhe të këtyre fenomeneve të protestës. Kam përshtypje”, tha ai.

Advertisement