Connect with us

Aktualitet

Kërcet arma në Laç, 30 plumba drejt një biznesi

Aktualitet

A është pë*rdhunuar 13-vjeçarja nga i moshuari? E ëma: E merrte jashtë fshatit, i jepte lekë

Është zbardhur dëshmia e të ëmës dhe gjyshit të 13-vjeçares nga fshati Hoçisht i Devollit, e cila është ngacmuar seksualisht nga bashkëfshatari i saj, 64-vjeçari Zenel Rushitaj, i cili u arrestua nga Policia. Autoritetet dyshojnë se ky i fundit dhe ka abuzuar seksualisht me vajzën minorene, teksa pritet përgjigjia e kontrollit mjekësor.

E ëma e minores, në një prononcim për Euronews Albania ka treguar se 13-vjeçarja u është rrëfyer, pasi i kanë kapur mesazheve qnë telefonin e gjyshit, me të cilën minorenia dyshohet se komunikonte me Zenel Rushitajn.

Vazja i ka rrëfyer të ëmës se 64-vjeçarja disa muaj më parë e kishte kërcënuar se do t’i vriste babanë, nëse ajo do të tregonte për ngacmimet. Të ëmës, 13-vjeçarja i ka mohuar se është abuzuar seksualisht nga i moshuari, por se vetëm e ka prekur me dorë. Nëna e 13-vjeçares ka thënë se Zenel Rushitja e merrte vajzën jashtë fshatit dhe e gënjente duke i dhënë lekë.

“Siç më tregoi vajza, kohë më parë e kishte kërcënuar dhe i kishte thënë që po të tregonte për ngacmimet do t’i vriste babanë. Ja ka thënë muaj më përpara. Vajza më tha që atë që mendoni ju nuk ka ndodhur. S’më ka bërë gjë, më ka bërë gjëra të tjera. Më ka prekur me dorë. E njohim si bashkëfshatar, nuk kishim hyrje-dalje. Ka dy ditë vajza që më tregoi pasi kapëm mesazhet që ai dërgonte në telefonin e gjyshit. Ne e pame kur i ra telefoni para 2-3 ditësh, e pa kunata por nuk tregoi se kishte burrin atje. I ra 2 herë në telefon, por ne nuk folëm. E merrte jashtë fshatit vajzën, e gënjente, i jepte lek”, tha nëna e të miturës.

Ndërkohë, gjyshi i 13-vjeçares, Haxhi Rushitaj tregoi se si e kishin zbuluar ngjarjen përmes mesazheve në telefonin e tij që e përdorte mbesa. Po ashtu, ai tha se autori Zenel Rushitaj është personazh problematik, teksa në kohën e komunizmit ka qenë i dënuar për vrasje.

“Gruan e kam në Gjermani dhe më ka lënë telefonin dhe e përdor ime mbesë. Ja kërkova një ditë dhe s’donte të ma jepte, ja mora me forcë dhe nusja e djalit tjetër lexoi mesazhet. Mesazhet ishin “dil këtu, takohemi atje”, vende që i kishin frekuentuar. Mesazhe kërcënuese s’kishte. Ne dje ja kapëm. Doja ta takoja atë personin, nuk ishte, dhe takova një punonjës policie dhe bëra denoncim. Është person problematik, ka qenë i dënuar në kohën e komunizmit për vrasje, ka bërë gati 18 vite burg, dhe i dënuar për përdhunim të një gruaje”, tregoi ai.

Continue Reading

Aktualitet

“SIGAL UNIQA”, pjesë e Piramidës së Tiranës/ Ponari: Lokacioni më i ri i inovacionit në sigurime dhe edukimit financiar

“SIGAL UNIQA Group Austria” prej 25 vjetësh tashmë është kryefjala e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon.

Pjesë e “UNIQA Insurance Group”, kompania ka fituar besimin e qytetarëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut jo vetëm për shërbimin profesional ndaj klientit, mbi 500 milionë euro dëme të paguara por edhe për inovacionin që ka sjellë vazhdimisht.

Dhe një kompani Sigurimi kaq novatore, që ecën me hapat e zhvillimit të teknologjisë, nuk mund të mos ishte pjesë e ndërtesës më novatore në Tiranë.

Falë bashkëpunimit me Fondin Amerikan të Zhvillimit, një partner i hershëm dhe shumë i rëndësishëm i SIGAL UNIQA, dhe Bashkisë së Tiranës, një prej objekteve më të vizituara në kryeqytet, ka tashmë pjesë të mozaikut të saj të mirëideuar edhe kompaninë më të madhe të sigurimeve, “SIGAL UNIQA Group Austria”.

Themeluesi dhe CEO-s i kompanisë, Avni Ponari, teksa foli mbi rëndësinë që kanë sigurimet në përditshmërinë e gjithësecilit prej nesh, u shpreh se, zyra e “SIGAL UNIQA” pranë Piramidës së Tiranës nuk do të jetë thjesht një zyrë ku klientët aktualë dhe të rinj do të marrin shërbime sipas standarteve evropiane por edhe një qendër inovacioni, rekreativiteti dhe auditor leksionesh mbi sigurimet dhe edukimin financiar në përgjithësi.

Është traditë e SIGAL-it që të jetë gjithmonë pranë gjërave të reja, pranë inovacioneve, pranë zhvillimeve dhe teknologjive. Zhvendosja e një zyre këtu në Qendër të Teknologjisë, mund ta quaj, të Tiranës, afër Piramidës, është një risi për ne sepse me këtë ne përmbushim një detyrim që kemi ndaj stafit tonë dhe ndaj klientëve tanë.

Këtu do të bëhen trajnime të fushave të ndryshme, aq më tepër trajnime për të rinjtë që duan të njohin botën e sigurimeve, një nga më të rëndësishmet në botën e qytetëruar. Për të qenë afër me ne dhe të jenë të punësuarit tanë. 

Por nga ana tjetër, ne kërkojmë që, në kuadër të dixhitalizimit dhe futjes së teknologjive të reja, ne t’ju shërbejmë klientëve edhe në pagesën e dëmeve në distancë”, u shpreh ndër të tjera Ponari.

 

SIGAL UNIQA, 25 VJET LIDER NË TREGUN E SIGURIMEVE

E themeluar në Shkurt 1999 dhe pjesë e “UNIQA Insurance Group” prej vitit 2007, SIGAL UNIQA operon suksesshëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurimi Jo-Jete, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni duke kryesuar tregun në këto shtete e duke qenë edhe mes Top 50 kompanive më të mëdha në Europën Juglindore.

Falë strategjisë së ndjekur, modelit të biznesit, menaxhimit të duhur dhe stafit profesional, kompania është rritur vit pas viti duke arritur sot një pozicion dominues në tregun shqiptar dhe rajonal të sigurimeve.

Sot, “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” është e vetmja kompani që ofron të gjitha klasat e sigurimeve, duke numëruar mbi 2400 punonjës e agjentë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ku ushtron aktivitetin e saj sipas standarteve tërësisht evropiane.

Mbi 500 milionë euro dëme të paguara në 25 vite kanë bërë që mbi rreth 1.2 milionë klientë vazhdojnë ti besojnë kësaj kompanie jetën, shëndetin, pronën, automjetin dhe pensionin privat.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Web: www.sigal.com.al 

E-mail: [email protected] 

Whatsapp: 068 60 62 829

Continue Reading

Aktualitet

BIRN: Aksioni i SPAK nxjerr në dritë lidhjet e errëta të politikës me krimin e organizuar

Gjatë fundjavës Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ndërmori një operacion në shkallë të gjerë duke lëshuar 50 urdhër arreste kundër eksponentëve kryesor të krimit të organizuar në vend.

Hetimi i SPAK kundër 7 organizatave kriminale i bazuar tek të dhënat e aplikacionit të koduara Sky ECC dhe EncroChatt, nuk ka zbardhur vetëm 18 episode kriminale – të cilat luhaten nga vrasja te ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit, por ka bërë të dukshme dhe ka faktuar edhe lidhjet mes grupeve kriminale dhe politikës në Shqipërisë.

Të dhënat e bëra publike nga ky hetim i SPAK tregojnë se tre deputetë të Partisë Socialiste, nga të cilët dy nga legjislaturat e shkuara dhe një nga legjislatura aktuale, kishin familjarë ose janë përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në aktivitete kriminale si pjese e strukturave të krimit të organizuar.

Sipas ekspertëve këto të dhëna janë dëshmi të lidhjeve të forta midis krimit të organizuar dhe politikës në Shqipëri, të cilat janë rrënjosur prej dekadash.

“Politika dhe krimi kanë ekzistuar prej dekadash në simbiozën më të shëmtuar në vendin tonë – njëra palë ushqente tjetrën dhe të dyja se bashku janë ushqyer mbi kurrizin e shqiptarëve”, tha Redion Qiriazi, ekspert sigurie me eksperiencë 15-vjeçare nw studimin e krimit të organizuar.

Ndërkohë Arjan Dyrmishi, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, i tha BIRN se lidhjet midis krimit dhe politikës në Shqipëri nuk janë rastësore, por një investim proaktiv i organizatave të krimit të organizuar për të “siguruar mbrojtje ndaj goditjeve apo dënime sa më të lehta”.

Dyrmishi theksoi se pikërisht për shkak të këtij investimi dhe lidhjeve të forta mes krimit dhe politikës edhe suksesi i drejtësisë është ende në pikëpyetje.

“Ndarja e krimit nga politika, administrata dhe ekonomia ka për të qenë një operacion afatgjatë dhe mendoj se me gjithë kahun pozitiv të deritanishëm, suksesi i këtij operacioni nuk është akoma i garantuar”, tha ai.

Operacioni i SPAK

Të shtunën me 18 maj, SPAK njoftoi mbylljen e njërit prej operacioneve më të mëdha kundër krimit të organizuar në vend. Sipas njoftimit për shtyp 7 grupe kriminale me shpërndarje thuajse në të gjithë vendin u goditën, ndërsa u ngrit akuzë ndaj 50 personave.

Nën akuzë u vu Arben Ndoka, ish-deputet i Partisë Socialiste i shpallur në kërkim dhe një listë e gjatë me bashkëpunëtorë dhe armiq të tijtë, përfshi figura të njohura të botës së krimit, si Astrit Avdyli, Gjergj Culkali, Emiljano Shullazi, Endrit Dokle dhe të tjerë.

“Operacioni i drejtuar nga SPAK dhe i rënë dakord me Europol më datë 17 maj 2024,  zgjati për rreth 20 orë, ku u angazhuan afërsisht 30 hetues të BKH-së, forcat RENEA, Policia e Shtetit, si dhe Europol i cili caktoi një Oficer pranë SPAK për të mbështetur këtë Operacion. U kryen veprime hetimore në qytetet e Tiranës, Durrësit, Vlorës, Shkodrës, Lezhës, Rrëshenit, Kurbinit, Fushë-Krujës dhe Krujës. Gjatë këtyre veprimeve hetimore u ushtruan kontrolle në rreth 50 ambiente banimi,” bëri të ditur SPAK në një njoftim zyrtar.

SPAK njoftoi sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 4.5 milionë euro, përfshirë gati 1 milionë euro në para të thata, orë me vlerë rreth gjysmë milion euro apo gjysmë milion euro të tjera automjete, pesë prej të cilave ishin të blinduara. Katërmbëdhjetë persona u arrestuan në Shqipëri gjatë operacionit, ndërsa gjashtë të tjerë u arrestuan në Itali, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë.

SPAK bëri të ditur se zbardhi 18 episode kriminale, përfshirë vrasje, tentativa për vrasje, bomba, kultivim apo trafikim droge e të tjera. Goditja u bë e mundur falë informacioneve të siguruara prej autoriteteve franceze nga aplikacionet Sky ECC dhe EncroChat, dy aplikacione celularësh që besohej se ofronin komunikim të sigurt dhe që ishin popullore për figurat e krimit të organizuar.

Për ekspertët e sigurisë operacioni është një hap i suksesshëm, që do sjellë rritje të besimit te drejtësia, por që duhet të shihet vetëm si një hap i parë.

“Arrestimet e fundit padyshim dëshmojnë për një rritje të efektshmërisë dhe efikasitetit të SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend”, tha Redion Qirjazi.

Arjan Dyrmishi theksoi se operacioni duket se dëshmon një ndryshim në mënyrën se si po zhvillohen hetimet. Sipas tij ka një ndryshim me hetimet e cekëta të mëparshme që ndalonin te përsonat e kapyr në flagrancë dhe nuk shkonin te organizatorët e lehtësuesit.

“Shumë rrallë hetimet mund të jenë shtrirë për të përfshirë dhe personat lehtësues që formojnë miksin e lartëpërmendur”, tha ai ndër të tjera.

Nga ana e tij eksperti i sigurisë Pëllumb Nako, oficer i Policisë së Shtetit në pension, shprehet se ky operacion është vetëm një hap i parë, por sheh me optimizëm faktin që hetimet nuk u ndërprenë kur u arrit te emra politikanësh.

“Kjo sepse më parë hetimet në këtë drejtim ose janë ndërprerë fare ose dhe nuk janë thelluar duke rezultuar të pjesshëm pa u shkuar deri në sekuestrime pasurish e akte të tjera”, thotë ai.

Tentakula të shtrira

Për Pullumb Nakon aksioni i SPAK dëshmon për lidhje të forta mes krimit dhe politikës. Këto lidhje sipas tij ishin të perceptuara dhe të përmendura në media, por mohoheshin nga klasa politike.

Por ai shprehet i shqetësuar për përmasat e kësaj lidhje dhe infiltrimin e strukturave shtetërore nga organizatat kriminale. Sipas tij SPAK provoi përmasat e krimit të organizuar, që përfshin individë që hynë si politikanë në parlament, pushtetarë lokalë, investitorë të ashtuquajtur strategjikë dhe punonjës të niveleve të ndryshme të policisë.

Nako tha se kjo situatë ka sjellë një krim të organizuar gjithmonë e më të fortë, i cili veç të tjerash ka futur duart edhe në fondet publike.

“Të gjithë të lidhur në grup dhe në bashkëpunim ndër grupe dhe me financa të fuqishme që garantojnë paprekshmëri nga organet e drejtësisë, mbrojtje politike dhe ligjore për të kryer më pas investime publike nëpërmjet fondeve publike”, theksoi ai.

Nako shtoi se përtej operacionit situata është e rëndë, ndërsa paratë e pista rrezikojnë ekonominë e vendit.

“Pastrimi i parave në vendin tonë duke qartë se sa përmasa alarmante ka për ekonominë dhe për vetë shoqërinë shqiptare”, tha ish-oficeri i lartë i policisë.

Për ekspertët lidhjet e thella mes krimit dhe politikës janë të dukshme prej kohësh. Qirjazi përmend se të njëjtat organizata kriminale të goditura në këto operacione, kanë qenë më herët pjesë e fushatave elektorale dhe kanë bërë grumbullim votash për partitë politike dhe nga ana tjetër kanë përfituar akses në fondet publike.

“Këto të dyja janë faqet e kundërta të së njëjtës monedhë. Mjafton të përmendësh këtu ndërhyrjet e grupeve kriminale në fushata elektorale, financimet e fshehura të partive politike, tendera të fituara nga persona me akuza penale, si dhe politikanë e drejtues lokalë të dënuar për korrupsion apo lidhje me struktura kriminale, dhe kushdo mund të kuptojë se krimi dhe politika kanë qenë partnerë të pandashëm”, tha ai.

Për Dyrmishin politika është fajtore edhe për aksesin që krimi i organizuar ka fituar në policinë e shtetit. Ai theksi se policia ka qenë që herët nën presionin financiar e korruptues të këtyre strukturave kriminale dhe se “në mungesën e një sistemi efektiv llogaridhënie dhe ndërhyrjet politike frekuente, nuk ka qenë e vështirë për krimin e organizuar të shtrinte ndikimin edhe në këtë sektor”./ BIRN

Continue Reading

Aktualitet

Artan Hoxha: Vis Martinaj plan për të ngritur grup mediatik në Shqipëri, zgjodhi dhe drejtorin që sot e sulmon

Gazetari Artan Hoxha tregoi për herë të parë në emisionin ‘Shqip’ nga Rudina Xhunga se si Ervis Martinaj tentoi të ngrejë një grup mediatik që do operonte në Shqipëri dhe Kosovë, pas Kampionatit Botëror të 2018-ës. Gazetari zbulon se Martinaj kishte piketuar edhe personazhin që do të bënte drejtor të grupit mediatik.

“Ervis Martinaj e veshi krimin me papion dhe kollare. Ka qenë Botërori i 2018-ës në maj e qershor dhe ai ishte sponsori kryesor në të gjitha mediat në Shqipëri. I shkonin i luteshin mediat për reklama.

Ai tentoi dhe u fut në cilësinë e aksionarit në disa media në vend. Investoi në ndërtime ose hapje portalesh. Në financime mediash informative, i financoi direkt dhe i përdorte ato edhe kundër kundërshtarëve, por edhe kundër shtetit për t’i bërë presion. Po të ishte sot do ta përdorte këtë fuqi. Në fund pas kampionatit botëror ideja e tij ishte që të ndërtonte një grup mediatik që do të ishte operativ, që do funksiononte në Shqipëri dhe Kosovë.

Unë di dhe njerëzit që kishte kontaktuar dhe ishin njerëz të rëndësishëm. Ishte piketuar që drejtor do jetë filani. Sot ai njeri e sulmon më shumë nga të gjithë Martinajn. Ai po e rriste potencialin e vet deri në këtë pikë.

Gabimi që bëri ai ishte që kishte fiksim miset, moderatoret, donte të kapte edhe të dashurat e kundërshtarëve të vet, i joshte ato me para”, tha gazetari
Continue Reading

Aktualitet

Mbështetësi i Berishës i “përgjigjet” Britanisë: Doktori po të dojë e bën Zenin me vëlla të vogël

Publicisti Agim Xhafka, i njohur si përkrahës i “Rithemelimit“, thotë se Sali Berisha po të dojë edhe në këtë moshë të thyer mund të bëjë fëmijë dhe ta bëjë Zenin me një vëlla të vogël!

Komentin superlativ, Xhafka e ka bërë poshtë një shënimi të Çim Pekës i cili kritikonte qëndrimin e qeverisë britanike në gjyqin që ka hapur Berisha në Londër, e cila ka deklaruar mes të tjerave se Berisha nuk ka më shanse, (i referohet edhe moshës 77-vjeçare), të bëhet më kryeministër dhe të fitojë zgjedhjet e 2015 me forcën politike që drejton.

Pikërisht për t’i treguar Britanisë së Madhe që Berisha, pavarësisht moshës e të tjerave fiton zgjedhjet dhe bëhet kryeministër, Xhafka ka treguar se ai jo vetëm kaq por edhe mund të ngjizë edhe një fëmijë tjetër siç edhe ka bërë së fundmi ylli i Hollivudit Robert De Niro në moshë të thyer.

“De Niro është një vit më i madh se Doktori dhe lindi çunin. Ndaj gjykatësi anglez të urojë që Berisha përveç se kryeminostër, ka fuqi ta bëjë dhe Shkëlzenin me vëlla“, shkruan Agim Xhafka poshtë postimit të Çim Pekës.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING