Connect with us

Aktualitet

Kongresi i shëndetësisë, por spitalet publike mbeten një katastrofë mjekësore

Nga Prifti Pirro

Kongresi i Parë i Shëndetësisë, solli së bashku politikë bërësit, ekspertët shëndetësorë, profesionistët e kujdesit shëndetësor, përdoruesit e shërbimeve dhe aktorë të tjerë në një forum të përbashkët për të ndarë përvojat dhe për t’u angazhuar në dialog në lidhje me sfidat e sistemit shëndetësor, POR u harruan  dy gjëra të  rëndësishme në një Kongres:

– Platformë-Programin e Shëndetësisë publike dhe

– Pjesmarrjen e ekspertëve profesionistë mjekësorë qofshin ata  të opozitës qofshin të pavarur.

Thjesht  ngjasoi me një Kongres të një  Partie politike ku të gjithë flasin po nuk thonë asgjë.

E vetmja pjesë interesante ishte  fjala e Kryeministrit se… “jo në 1 prill, por në 30 prill, mjekët specialistë do fillojnë të marrin 50 mijë lek të reja plus në pagën e tyre. E përsëris, janë të reja, domethënë janë 500 dollarë në muaj plus, domethënë janë 6000 dollarë në vit nëse aritmetika ime është e saktë dhe domethënë janë nga muaji prill. Ndërkohë që do të mbajmë zotimin për rritjen 7% të pagës për mjekët e përgjithshëm dhe për infermierët“.

Dhe fraza tjetër : “Ne i kemi rritur pagat me 63% nga 2013. Autonomia është një mekanizëm i ri që ka filluar të testohet tani në spitalin memorial dhe do krijojë mundësinë që të ketë në sistemin shëndetësor paga më të mira, por jo të barabarta. Autonomia do iu rrisë pagat atyre që punojnë më shumë, që bëjnë më shumë operacione vizita, por ndërkohë duhet të garantojmë pagë më dinjitoze tavan. Në këtë prill, mjekët specialistë do të marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre. Do të mbajmë zotimin për 7% për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët. Po përgatisim rritje proporcionale me këtë të mjekëve specialistë dhe në hyrje të 2024 edhe për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët një rritje të ngjashme“.

(kongresi i parë i shëndetësisë, së bashku në dialogun për sfidat e sistemit shëndetësor – mia – media and information agency).

Kongresi u bë por problemet e manaxhimit dhe të kujdesit mjekësor ndaj pacientit në Spitalet Publike mbeten pa u zgjidhur për shumë arsye.

Gjëndja është katastrofike. Përse përmëndim fjalën katastrofike? E përmënd këtë sepse ka 32 vjet që kalimi nga Shëndetësia falas në shëndetësinë kapitaliste paguaj taksë shëndeti që të kesh kujdes shëndetësor është bërë me gabime dhe shkelje ligjore të mëdha prandaj duhen marrë këto masa :

  • Ka mitmarrje që shkojnë në total deri në 50.000 euro në jave të të katër Qëndrat Universitare Spitalore të Tiranës, para që jepen nga pacientët të cilët paguajnë sigurimet shëndetësore prej vitesh por që paguajnë sepse nuk marrin kujdesin e duhur mjekësor nga mjeku dhe infermjerja.
  • brënda pavioneve nuk ka as termometër, dhe shërbimet ë higjenës pers
  • tualetet janë për të qarë hallin sepse sanitaret nuk i pastrojnë se edhe ato duke parë që personeli u merr mjekësor u marr para pacientëve për çdo shërbim edhe ato ashtu si `modeli Tire` kërkojnë para,
  • mungojnë medikamente të cilat pacientët detyrohen ti blejnë jashtë spitalit public
  • laboratorët publikë për analizat nuk funksionojne mirë madje dhe ata spitalorë, kështu që pacientët detyrohen ti bëjnë jashtë spitalit ose bëhen me shumë mundime brënda duke vënë kështu në dyshim PPP për analizat, shumë flasin se analizat bëhen jo me cilësi,
  • mungon kontrolli profesional në këto qëndra për punën e përditëshme të mjekëve dhe të infermjerëve , duke shkaktuar kështu probleme në kujdesin mjekësor të pacientëve
  • Spitalet Publike drejtohen nga njerëz politike dhe jo nga një Bord Profesional
  • Farmacitë e spitaleve janë problem së bashku me tender-imet për të cilat vonohen dhe një pjesë e medikamenteve spitalore mund të dalin jashtë Farmacive spitalore dhe të shiten në Farmacitë e qytetit. Pra del detyrë e ndarjes së medikamenteve kush janë spitalore dhe kush jo.
  • Personeli mjekësor i Spitaleve publike nuk `Badge`, kështu që nuk merret vesh se kush është mjek, apo infermjer apo sanitar dhe punonjës shëndetësie i spitalit ekush jo.
  • Rrogat për të cilat foli Kryeministri në Kongres, është një hap pozitiv por duhen rregulluar dhe shtuar me VKM edhe Bonuset për punimet mjekësore e konsultat mjekësore shtesë
  • Ersoneli mjekësor në Qëndrat spitalore duhet përzgjidhur me konkurim dhe me provime vjetore për të qëndruar në spital
  • Duhet rregulluar me Urdhër Ministri dypunësimet e mjekëve dhe infermjerëve.
  • Duhet ri-shikuar efikaciteti i të gjitha PPP-ve
  • Minsitri duhet të ketë këshiltarë meritokratë dhe me experience dhe etikë dhe jo militant partish
  • Së fundmi por jo më pak e rëndësishmja është aktivizimi i Kartës së Rimbursimit të Shëndetit me anë të së cilës do ti jepet fund mitmarrjes, si dhe ri-rregullimi i librit të rimburimeve të medikamenteve nga ana e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe nëpërmjet tij mbulimin  e shërbimeve mjekësore në Spitale duke përdorur Kartën e Shëndetit.
  • Problem i madh mbetet iSHP , fondet e saj janë të reduktuara
  • Rritja e GDP për Mjekësinë do të ndihmonte shumë edhe për pagat por edhe për mbulimin me Rimbursim të Kujdesit Mjekësor të popullatës

Shkurtimisht duke parë gjithë këto mangësi dhe probleme të pazgjidhura disa edhe 32 vjeçare, mund të vihet në dyshim Ligji për Autonominë spitalore sepse tendenca – pasi është miratuar ky ligj – që Spitalet Publike të kthehen praktikisht në disa spitale pseudo-private, ku do të ligjërohet jo vetëm mitmarrja, por harxhimet e pacientëve do të rritën edhe më pavarësisht pagesës së taksës së Sigurimeve shëndetësore e cila deri tani është e vogël 3.5% por se nuk i shërbën plotësisht të sëmurëve.

Në një sistem kapitalist është e domosdoshme që të ketë spitale publike që të funksionojnë në mënyrë të rregullt dhe të konkurojnë me spitalet private. Shqipëria ka nevojë për shërbimet mjekësore publike.

Nënvlerësimi i funksionit publik të  Spitaleve publike dhe kthimi i tyre në spitale autonome gjysëm private vetëm e vetëm se dikush apo grup interesash privatëshe kërkojnë në mënyrë të kamufluar këtë version të spitaleve publike, nuk do ti shërbejë popullit shqiptar, prandaj është e nevojshme të bëhet një reformë reale në sistemin shëndetësor publik dhe një platformë që do të zbatohet në dobi të popullsisë, duke marrë masa që edhe ndonjë spital privat të përfshihet në skemën e Rimbursimeve shëndetësore.

Aktualitet

Kryepiskopi Anastas uron Pashkët: Të mposhtim hidhërimet me fuqinë e Ngjalljes

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë në prag të Pashkëve.

Ngjallja e Krishtit kulmon këtë vit në mesnatën mes 4 dhe 5 majit për besimtarët ortodoksë që gjenden në javën e Madhe dhe të Shenjtë. Në përkujtimin e vuajtjeve të Jisu Krishtit dhe kryqëzimin e më pas Ngjalljen, Kryepiskopi Anastas vë theksin te konfliktet në Ukrainë, Gaza apo edhe në Sudan e Haiti.

Kryepiskopi flet edhe për më shumë dashuri në vendin tonë, ‘të cilin shpeshherë e mundojnë mërzitë, përçarjet, armiqësitë, sëmundjet e rënda, krizat e shumëllojshme. Besimi i krishterë na fuqizon me një siguri të plotë’, thekson Fortlumturia e tij në mesazhin e Pashkëve.

Mesazhi i plotë:

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

Mposhtja E Hidhërimeve Me Fuqinë E Ngjalljes

“Të njoh atë me fuqinë e Ngjalljes së tij” (Fil. 3:10)

Ηimni ngjallësor: “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli…”, ende kumbon ngadhënjyes dhe ngushëllues në mes të errësirës së melankolisë, të shkaktuar nga ngjarjet e dhimbshme në Ukrainë, Gazë, Sudan, Haiti dhe në vende të tjera të botës, madje edhe këtu, në mjedisin tonë, të cilin shpeshherë e mundojnë mërzitë, përçarjet, armiqësitë, sëmundjet e rënda, krizat e shumëllojshme. Besimi i krishterë na fuqizon me një siguri të plotë. Ne e dimë se jemi të brishtë, që e mbajmë “këtë thesar (të besimit) në enë prej balte” (2 Kor. 4:7-8), por kjo ndodh “që të dalë në pah se kjo fuqi tejet e madhe vjen nga Perëndia, jo nga ne”.

Periudha e Pashkës, me një mënyrë të veçantë dhe përmes një përjetimi personal, na fton t’i afrohemi Krishtit, që pëson dhe ngjallet: “Që ta njoh atë dhe fuqinë e Ngjalljes së tij, të marr pjesë në pësimet e tij dhe të bëhem i ngjashëm me të në vdekjen e tij” (Fil. 3:10). Dy të vërteta na e ndriçojnë udhën drejt një marrëdhënieje më të ngushtë me atë që pësoi dhe u ngjall: Pranimi për të marrë pjesë në pësimet e Tij dhe të qenit i ngjashëm me të në vdekjen e Tij. E kemi theksuar edhe herë tjetër se Ngjallja nuk është diçka që vjen më vete, që vjen pas Kryqit, por gjendet brenda Kryqit, brenda pësimit, kur e pranojmë atë ashtu siç e pranoi edhe Krishti. Dhe anasjelltas, përjetimi i Ngjalljes kërkon gjithnjë si kusht paraprak të bëhemi të ngjashëm me Krishtin e kryqëzuar dhe të ngjallur.

Kjo pjesëmarrje në Pësimet dhe Ngjalljen e Tij forcon qëndresën tonë, në mënyrë që të mos na përpijë depresioni dhe dëshpërimi. Himni triumfal themelor, që kumbon fort brenda nesh – “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli…” – është shpallja kryesore e besimit të krishterë orthodhoks dhe përmbledh domethënien më të thellë të Mishërimit të Birit dhe Fjalës së Perëndisë. Këtë përvojë të dyfishtë, të Kryqit dhe të Ngjalljes, e përjetojnë dëshmorët e Kishës sonë ndër shekuj. Edhe ne “le të ecim me durim në betejën që na pret, duke soditur Jisuin, që është kreu i besimit tonë dhe ai që e bën atë të përsosur” (Heb. 12: 1-2).

Duke lavdëruar me mirënjohje Perëndinë Triadik gjatë periudhës paskale, le ta shtojmë përpjekjen tonë, në mënyrë që ta përjetojmë këtë bindje dhe le të përçojmë ngushëllim në mjedisin tonë me dhembshuri.

Krishti u Ngjall, vëllezërit e mi!

Pashkë të bekuara, me shëndet, durim dhe mendësi kryqngjallësore!

Continue Reading

Aktualitet

Ermal Hasimja: Dyshimi i madh, skenari kush mund të marrë në dorë drejtimin e Shqipërisë

Analisti Ermal Hasimja ka komentuar situatën politike në Shqipëri dhe rolin e SPAK.

Sipas tij  sistemi politik në Shqipëri ka një logjikë shumë të brishtë. Mes tjerash ai tregoi dyshimin që ka për të ardhmen e Shqipërisë.

“Mentaliteti i popullit shqiptar është i tillë. Në momentin që të sheh se bie nga fiku aty të shkel më këmbë. Ky është një sistem që funksionon brenda kësaj logjike që është shumë e brishtë.

Mund të ndodh që të ketë diçka të fortë ndaj sistemit të drejtësisë dhe mund të ketë një bërthamë që ndoshta në të ardhmen funksionojnë realisht. Në këtë  vend që është Shqipëria terreni për dyshime është jashtëzakonisht pjellor”-tha Hasimja.

Continue Reading

Aktualitet

Axhami: Filozofia Zogiste në kohë moderne, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”

PARTIA LËVIZJA E LEGALITETIT ALTERNATIVË E DJATHTË ME PLATFORMË ELEKTORALE BINDËSE:
Gjatë një interviste në NTV-me gazetarin e mirënjohur Red VARAKU, ndër të tjera.
👉Partia Lëvizja e Legalitetit, hap pas hapi, në pregatitje të infrastrukturës për marrjen pjesë në zgjedhjet e ardhshme si një alternativë e djathtë me platformë elektorale të qartë bindëse.
👉Të kthejmë krenarinë kombëtare nëpërmjet forcimit të institucioneve shtetërore brenda një shteti të fortë të së drejtës ligjore, kryerjes së reformave që rrisin nivelin e shërbimeve në interes të qytetarve si dhe të forcojmë bashkëpunimin unifikues të çdo faktori rajonal shqiptar në interes të bashkimit kombëtar.
👉Filozofia Zogiste në kohë moderne;
Me besim në Zot, ku primara mbetet Familja, prona, Atdheu dhe Kombi, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”, në Shqipëri bërja e shtetit të së drejtës bëhet lehtësisht me një sistem qeverisës Monarki Kushtetuese.
👉Mbreti Zog, burrështetas, strateg, diplomat dhe politikan shumëdimensional, i rrallë në llojin e vet, i cili Shpalljen e Pavarsisë e ktheu në realitet duke u bërë shtetformuesi i shtetit të parë modern shqiptar nën moton “Atdheu Mbi të Gjitha”
Mbreti Zog dhe trashigimtarët e Kurorës Mbretërore, Mbreti Leka dhe sot Princ Leka, gjithmonë në plan të parë kanë vënë interesin kombëtar ku Shqipërinë dhe shqiptarët i kanë parë NJË dhe të bashkuar si komb, ata mbeten unifikuesit e kombit tonë në më të mirën e mundshme sipas çdo të drejte.
Continue Reading

Aktualitet

Vdekja e mistershme e të moshuarve në Dropull, lirohen personat e shoqëruar në polici

Ditën e sotme, u përcollën në banesën e fundit, dy të moshuarit që u gjetën të vdekur dhe me shenja dhune në banesën e tyre. Të afërmit e ardhur nga Greqia dhe bashkëfshatarët në Bodrisht të Dropullit i dhanë lamtumirën e fundit Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe.

Lidhur me ngjarjen e rëndë, e cila vijon ende e pazbardhur, policia ka shoqëruar mbi 10 persona. Ndërkohë pasi kanë dhënë deklarimet e tyre, personat e shoqëruar janë lënë të lirë. Disa pista hetimi janë ngritur për vdekjen e tyre, ku deri tani, nga policia dhe prokuroria është lënë në hije pista e një grabitje të mundshme. Kjo pasi edhe pensioni që i moshuari kishte marrë pak ditë më parë në Greqi iu gjet në portofol. Gjithashtu është hedhur poshtë dhe versioni se çifti mund të ketë vrarë njëri- tjetrin.

Kryefamiljari i cili kishte marrë një plagë në kokë kishte ndërruar jetë në oborrin e shtëpisë ndërsa pak metra larg tij, në brendësi të banesës u gjet e vdekur edhe bashkëshortja gjithashtu me shenja dhune në trup. Sipas policisë të moshuarit u goditën me mjete të forta rrethanore por burime thanë se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë mjet i tillë. Për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, grupi hetimor është rikthyer sërish në banesën e të moshuarve. Ekspertët kriminalist janë në pritje të ekzaminimeve të disa provave materiale të marra në brendësi të banesës së çiftit të viktimave.

Continue Reading

Aktualitet

E pazakontë/ Mjeti përplas biçikletën, motorin, makinën, këmbësorin dhe përfundon në lavazh

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të premte në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me Unazën e qytetit të Durrësit.

Mësohet se një automjet, i cili po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.

Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një biçiklist, një këmbësor, një motor dhe një automjet të parkuar, për t’u përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.

Burime bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të policisë, të cilët teksa kanë rrethuar vendin e aksidentit deri në përfundim të hetimit, po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING