Connect with us

Kosova

Kosova në NATO, por Smith i vendos disa kushte Albin Kurtit

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në NATO, Julianne Smith, ka deklaruar se përparimi në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nën kujdesin e Bashkimi Evropian është i rëndësishëm për ecjen përpara të Kosovës, posaçërisht kur bëhet fjalë për programin e NATO-s të Partneritetit për Paqe.

“Jemi të kënaqur që kemi parë interes të madh nga Kosova për t’iu bashkuar Partneritetit për Paqe. Por mendoj se miqtë tanë në Kosovë i kanë dëgjuar thirrjet tona të zëshme dhe të qarta. Ne duam që ata të vazhdojnë të investojnë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”- ka theksuar ambasadorja e Shteteve të Bashkuara.

Kosova synon të lëvizë sa më parë drejt anëtarësimit në NATO, duke filluar nga Partneriteti për Paqe. Qeveria e Kosovës ka krijuar edhe një grup punues për të përgatitur aplikimin për anëtarësim në Partneritetin për Paqe. Megjithatë, progresi në dialog është përmendur si “kusht” për Kosovën nga ambasadorja amerikane në NATO.

Duke folur para gazetarëve në prag të takimit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, Smith ka shtuar se angazhimin e Kosovës në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve e mbështesin mbështesin aleatë në NATO edhe në BE, por edhe duke shtuar se interesi kryesor është stabiliteti në Ballkanin Perëndimor.

Partneriteti për Paqe është program i bashkëpunimit dypalësh ndërmjet shteteve partnere dhe NATO-s, i cili është krijuar në vitin 1994. Duke qenë se brenda NATO-s janë katër shtete mosnjohëse – Spanja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia – atëherë rruga e Kosovës drejt përmbushjes së këtij synimi madhor vlerësohet tejet e vështirë.

Advertisement