Connect with us

Aktualitet

Krizë për punëtorë, restorantet e baret po punësojnë pensionistë

Me sa duket nuk do të jetë e largët dita kur qytetarët do t’i drejtohen serviseve për kontrollin e automjeteve dhe nuk do të gjejnë teknik apo të kërkojnë shërbime të tjera dhe të mos gjejnë specialistë.

Pasojat e mungesës së fuqisë punëtore po i vuajnë më së shumti bizneset.Baret dhe restorantet, por edhe kompanitë e transportit pohojnë se problematika e mungesës së fuqisë punëtore për këta sektorë është thelluar.Ndërsa janë të shumta kompanitë që thonë se nuk po kërkojnë më punëtorë nga vendet aziatike, për shkak të largimit të shqiptarëve në Europë.Situata paraqitet kritike edhe kompanitë e transportit. Vështirësia në gjetjen e drejtuesve të kamionit dhe stafit teknik për serviset pohohet nga përfaqësues të kompanisë së transportit “Shega Trans”.Sipas tyre problematika po krijohet për shkak të largimit të punonjësve vendas në emigracion, kryesisht në Gjermani, shtet i cili ka lehtësuar kushtet për lidhjen e kontratave të punësimit.Përfaqësues të kompanisë pohuan për Monitor se si zgjidhje po shihet marrja e punonjësve nga vendet aziatike, pavarësisht rrezikut për largimin e tyre, ndërsa është e vështirë gjetje e punonjësve nga shtete europiane, si Rumania apo Bullgaria.Sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve edhe në këtë nisje të sezonit të mungesa e fuqisë punëtore vijon të jetë prej 15 mijë vende të lira pune. Vjet për shkak të mungesës së theksuar të fuqisë punëtore shumë struktura shërbimi kërkuan punonjës nga Filipinet apo vendet aziatike.Përfaqësuesi i shoqatës së Bareve dhe Restoranteve Enri Jahja tha për Monitor se nisma për punësime nga vendet aziatike nuk ka funksionuar, pasi punonjësit largohen drejt Europës pas 2 apo 3 muajve qëndrim.Jahja thotë se për shkak të kësaj situatë shumë biznese gjenden përballë një situate në të cilën po punësojnë punonjës të pakualifikuar apo si staf mbështetës për pastrim, për baçevan (mirëmbajtësi i lulishtes) hidraulik, elektricist etj po punësohen pensionistë.Deri në 2019 sipas të dhënave të INSTAT të punësuar në bare dhe restorante ishin rreth 45,000 persona, ku megjithatë vlerësohet se sektori ka informalitet të lartë.Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%.Tq dhëna të tjera të Eurostat bënë të ditur se pesionistët gjithnjë e më shumë po i drejtohen tregut të punës. Në fund të treujorit të parë, se nga të moshuarit mbi 65 vjeç, rreth 16% e tyre punonin.

Aktualitet

Projektligji i ri për rivlerësimin e pronave, a do të bien çmimet e apartamenteve në Tiranë?

Një rivlerësim tjetër i pronave, por me një normë tatimi 5-fish më të vogël ka ngritur aludimet e një lëvizje të mundshme të çmimeve për tregun e pasurive të paluajtshme. Ekspertët e tregut imobiliarë tregojnë se ky proces mund të prekë vetëm një kategori apartamentesh.

“Ne mendojmë që me këtë amnisti çmimet e apartamenteve me hipotekë po pësojnë rënie, sepse ai tatim që do paguanin në periudhën e mëparshme dhe ia faturonin blerësit dhe mendojmë se me këtë rivlerësim çmimi do bjerë”, tha për A2, Erjon Alimema, ekspert i pasurive të paluajtshme.

 “Kjo rënie nga 3% e rivlerësimit mund të  prekin vetëm një kategori. 2000, 2010, 2015 kanë mundësinë e rivlerësimit të pronës që e kanë blerë vite më para. Kurse sa i përket pronave të reja duke qenë se këtë vit janë rritur çmimet e referencës nuk do të ketë ndonjë ndryshim të madh”, u shpreh Fjordi Subashi, ekspert imobiliar.

Lefter Sila ekspert i këtij tregu i cili ka qenë pjesë e 4 periudha të mëparshme të rivlerësimit në vend, tregon se kur, sipas tij, do të ndodh rënia e ndjeshme e çmimeve që të gjithë presin.

“Rënia e çmimeve është sipas parimit të ekonomisë së tregut nëse oferta më e madhe se kërkesa dhe e dyta nëse do ketë raste krizash qoftë të brendshme dhe të jashtme. Nuk do të ketë rënie apo ngritje çmimesh. Ajo që mund të themi është se përfituesit janë vetëm pronarët”, shtoi Sila.

Për disa prej ekspertëve rënia pritet e lehtë deri në përafrimin e vlerës së tregut, pasi një pjesë edhe janë mbivlerësuar sipas tyre.

“Nëse flasim për një amnisti me 12% ulje nuk pretendojmë që çmimet do bien kaq. Gjithmonë arsye për të rritur çmimin ka disa për ta ulur shumë vështirë. Një çmim 5-7% që kanë pronat me certifikatë pronësie do të reduktohen”, deklaroi Erjon Alimema.

Mesatarisht një rënie deri në 7%  për një apartament 100 mijë euro do të përkthehej në 7 mijë euro më pak për ata qytetarë që do të blejnë një pronë në vijim. Aktualisht ndalur sipas zonave në Tiranë çmimet e referencës së apartamenteve variojnë duke nisur nga 2200 euro në zonën e ish-Bllokut, Librit Universitar, vijon me  rreth 1100 euro në zonën e Fabrikës së Miellit dhe 900 euro pranë zonës së Porcelanit.

Continue Reading

Aktualitet

Vetëvrasja e nënës me tre fëmijët në lumë/ Karamuço hedh dyshime të forta: Bashkëshorti…

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karmauço, ngre një pikëpyetje për ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku nëna me tre fëmijët e saj u mbytën në lumin Buna, pranë Drragjatit

Në një intervistë Karamuço , u shpreh se është e paqartë si Alma Arrazi është hedhur nga ura bashkë me fëmijët.

“Është një pikëpyetje shumë e madhe në hyrje te urës deri te vendi që fëmija edhe nëna janë hedhur, ka një pikëpyetje shumë të madhe se çfarë ka ndodhur. Dyshimi më i madh i policisë është që nëna ka hedhur fëmijët, pastaj veten, dy fëmijët edhe pastaj është hedhur së bashkë me djalin”

Sipas tij, deri tani nuk asnjë indicie që të çojënë një pistë të dytë, “që mund t’i ketë shtyrë njeri tjetër ose të ketë ndodhur diçka nën efektet e qetësuesve”.

Continue Reading

Aktualitet

Gjendja e medias në përkeqësim të vazhdueshëm në Shqipëri, por autoritetet premtojnë përmirësim të sigurisë

Në Tiranë, veprimtarë dhe organizata që mbrojnë lirinë e shtypit pohuan sot se gjendja e medias shqiptare po përkeqësohet në vazhdimësi, ndërsa siguria e gazetarëve po cënohet shpesh nga kërcënime dhe presione për shkak të punës.

Rrjeti për Gazetarë të Sigurtë në Ballkanin Perëndimor ka raportuar 10 raste ku është cënuar siguria e gazetarëve, punonjësve të medias dhe mediave në 4 muajt e parë të këtij viti, dhe 24 raste gjatë vitit të kaluar, ndërsa paditë gjyqësore ndaj gazetarëve në vitin 2023 u dyfishuan.

Blerjana Bino, përfaqësuesja e Qendrës Scidev, e cila bën kërkime dhe raportime pranë Rrjetit për Gazetarë të Sigurtë, thotë për Zërin e Amerikës, se në Shqipëri janë bërë shqetësim i madh gjuha denigruese kundër gazetarëve, fjalimet kundër mediave, sulmet ndaj gazetareve gra, si dhe rritja e padive gjyqësore ndaj gazetarëve dhe punonjës të medias, deri në dyfishim, nga 33 raste në vitin 2022, në 73 raste në vitin 2023.

“Rastet që ne kemi monitoruar ndër vite tregojnë që pavarësisht se sulmet fizike, të drejtpërdrejta, nuk janë sistemike në Shqipëri, problem qëndron tek intimidimet, kërcënimet dhe tek presionet jo të drejtpërdrejta, që vijnë si rezultat i marrëdhënieve të ndërsjellta dhe intersave të fshehur ndërmjet politikës, pronarit të medias, shpesh herë edhe krimit të organizuar. Kjo krijon një situatë jo të sigurtë, dhe pamundëson gazetarinë e pavarur, cilësore dhe në interes të publikut”, thotë zonja Bino.

Një tryezë e gazetarëve me përfaqësues të Kuvendit, qeverisë, drejtësisë dhe diplomatë perëndimorë u zhvillua sot për të diskutuar mbi pasigurinë e gazetarëve në Shqipëri, ku siç u theksua aty, presionet i shtyjnë ata drejt vet-censurës dhe shtytjes për të mbrojtur interesat e pronarit më shumë se sa kodin e gazetarisë.

Përfaqësuesja e Qendrës Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, Flutura Kusari, thotë për Zërin e Amerikës se gjendja e medias në Shqipëri po përkeqësohet në vazhdimësi, siç u theksua edhe në Raportin vjetor të organizatës Reporterë pa Kufij.

Ajo thotë se tani është koha që zyrtarët dhe politikanët në pushtet të zbatojnë ligjet, standartet që ekzistojnë në direktivat europiane për sigurinë dhe lirinë e shtypit, duke nisur me një plan veprimi për sigurinë e gazetarëve, krahas një dialogu më të madh me organizatat e shoqërisë civile.

“Siguria e gazetarëve në Shqipëri është shqetësim serioz. Gazetarët shahen, fyhen dhe nuk bëhet gati asgjë për t’i mbrojtur ata. Shpresoj shumë që së pari të ndalen sulmet verbale ndaj gazetarëve. Lehtësia e politikanëve në Shqipëri, që të shajnë dhe të ofendojnë secilin që i kritikojnë ata, është e patolerueshme dhe është e rrezikshme. Dhe e dyta duhet të ndalet ajo që njihet si metodologjia e kasetave. Të ndalen materialet e gatshme nga qeveria, partitë dhe bashkitë, gazetarët të lejohen të ndjekin veprimtari zyrtare, të bëhen konferenca shtypi normale, në mënyrë që gazetarët të bëjnë lirisht pyetjet që duan, të citojnë lirisht pushtetin, dhe të marrin të dhënat që interesohen”, tha zonja Kusari.

Në këtë tyrezë me median, ligjvënës dhe përfaqësues të ministrive që mbulojnë çështje të sigurisë, prokurori i përgjithshëm, Olsian Çela, tha se ky institucion po e rrit transparencën e vet përballë medias, po i nxit prokurorët të nisin hetime proaktive kur mësojnë për dhunë e kërcënime ndaj mediave, po shton punën dhe angazhimin për sigurinë e gazetarëve, duke i ftuar ata që të denoncojnë rastet e tyre me fakte sa më shpejt në mënyrë që të nisin hetimet, dhe të bashkëpunojnë me drejtësinë për të forcuar mbrojtjen e tyre.

“Përgjatë vitit 2023 ne kemi patur vetëm 6 raste të denoncuara për dhunë ndaj gazetarëve. Duket se kemi një mospërputhje mes asaj që raportohet nga gazetarët dhe asaj për të cilën në fakt bëhet kallzim në organet ligjzbatuese. Këto kanë të bëjnë me vepra penale si goditje për shkak të detyrës, kanosje, shkatërrim i pronës, si dhe një rast për heqje të paligjshme të lirisë. Dy nga këto raste janë çuar për gjykim, një ngjarje në Fier dhe një në Lezhë. Edhe dy çështje të tjera këtë vit janë afër fazës të dërgimit për gjykim. Kjo tregon që ka një angazhim dhe çështjet merren seriozisht, përpiqemi të kryejmë hetime të shpejta. Duhet vlerësuar edhe konteksti në të cilin po diskutojmë sot. Jemi në një situatë aspak normale për prokurorinë, ku kemi shumë çështje që janë me përparësi dhe pa diskutim çështja e mbrojtjes së gazetarëve është ndër çështjet që duhet të jetë me përparësi”, tha zoti Çela.

Nga ana tjetër përfaqësuesja e rrjetit të gazetarisë investigative BIRN, Kristina Voko, shprehu shqetësim për faktin që tani po sulmohen vazhdimisht sidomos gazetarët që po raportojnë mbi proceset e e rëndësishme hetimore të hapura nga SPAK-u, ndaj gazetarëve që raportojnë mbi zhvillimet në parlament, si dhe ngritjen e komisionit kundër disinformimit.

Ajo theksoi që ndonëse në fillim kjo ide u mirëprit, si një ndihmë përballë sfidave të gazetarisë, por kjo ende nuk po shihet.

“Po shohim se ky komision në fillesat e tij po humbet fokusin nga ato rekomandime të vazhdueshme, që ne kemi nga raporte ndërkombëtare, siç është përafrimi me legjislacionin dhe direktivat europiane, detyrimi i vazhdueshëm që kemi për të adoptuar GDPR-në, detyrimi që do të kemi në vitet në vijim për të përafruar legjislacionin tonë në lidhje me Digital Service Act. Ai duhet të ketë në fokus edhe rekomandimet e vazhdueshme që vijnë për shembull edhe nga ODIHR-i, lidhur me rregullimin e propagandës përmes kasetave të gatshme, e ndikimit të partive politike në proceset editoriale të medias. Ftoj deputetët që ta nisin fillimisht punën nga ndotësit kryesorë të hapësirës së informimit, që kryesisht vijnë nga partitë politike, nga forca të huaja dhe që lidhen me procese demokratike siç janë proceset zgjedhore, dhe më pas të merren me rregullimin e platformave, e më pas të zgjerojmë diskutimin lidhur me rregullimin ose jo, se cilat janë metodat më të mira të vetërregullimit lidhur me mediat online”, tha zonja Voko.

Në tryezën mes gazetarëve, deputetëve, zyrtarëve dhe diplomatëve u theksua po ashtu se një shqetësim me rëndësi për gazetarët mbeten edhe kushtet e punës dhe siguria ekonomike e tyre. Në vitin 2022 u raportuan vetëm 6 raste në Inspektoriatin e Punës, kundrejt 26 rasteve që u raportuan në 2023, pa harruar që shumë raste e sulme nuk raportohen, por ato sjellin kufizimin e vazhdueshëm të hapësirës për gazetari në shërbim të interesit të publikut.

Marrë nga VOA

Continue Reading

Aktualitet

Dhunohet 17-vjeçari në Spartë/ U rrëmbye dhe u torturua nga të afërmit e të dashurës vetëm se ishte shqiptar

Një 17-vjeçar Shqiptar ka përjetuar momente të paimagjinueshme kur është rrëmbyer nga të afërmit e të dashurës dhe më pas është rrahur për tre orë në Spartë. Sipas asaj që tha babai i të miturës për STAR, djali i tij ka pasur një flirt me një shoqe klase, por prindërit e saj nuk e kanë miratuar marrëdhënien që dy fëmijët kishin krijuar për shkak të origjinës së tij shqiptare. 17-vjeçari ka marrë një telefonatë nga vëllai i vajzës dhe ka shkuar për ta takuar. Aty ai është sulmuar ashpër nga dy persona, të cilët më pas e kanë kapur para nënës dhe e kanë futur në bagazhin e një makine.

Gjithashtu në një moment të rrugës nga Areopolis ata ndaluan, e zbritën të riun nga bagazhi, e rrahën sërish dhe më pas e futën në makinë dhe e çuan në shtëpinë e vëllait të vajzës. Aty filloi një raund i ri torturash si nga vëllai i vajzës ashtu edhe nga prindërit e saj. Druri që ra ishte i pamëshirshëm, ku nëna e vajzës ia shkul flokët dhe i preu fytyrën sipas pretendimeve. Në fakt, nga goditjet e tij filloi t’i dilte gjak nga veshi, ndërsa, sipas avokatit, ai ka humbur dëgjimin në veshin e majtë dhe ende nuk dihet nëse do të shërohet.

Tortura e 17-vjeçarit zgjati për të paktën tre orë, ndërsa kapësit e lanë në një pikë ku lajmëruan nënën e tij për ta gjetur. Viktima është dërguar në spital, ku është shtruar prej disa ditësh, ndërsa ndodhet në gjendje të keqe psikologjike. Sipas njoftimit, babai i vajzës, i cili disa vite më parë kishte vrarë nënën e tij në Dyros, është arrestuar së bashku me djalin e tij dhe një person tjetër për rrëmbimin dhe rrahjen e 17-vjeçarit, ndërsa është në kërkim edhe nëna e vajzës e cila edhe ajo akuzohet për rrahjen që ka ushtruar tek djali.

Continue Reading

Aktualitet

Dyshohet se kanë kryer disa vjedhje, arrestohen tre shqiptarë në Itali

Autoritet italiane kanë arrestuar ditën e sotme tre shqiptarë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata dyshohet se ata janë përgjegjës për disa vjedhje në Tirolin në Itali. Arrestimet u kryen në bazë të një urdhër-arresti nga prokuroria publike e Bolzanos.

Mediat italiane bëjnë me dije se hetimi filloi në shkurt 2024 pas disa vjedhjeve në Tirolin e Jugut. Forcat e rendit kanë arritur të identifikojnë me shpejtësi autorët dhe të monitorojnë lëvizjet e tyre. Gjatë hetimeve janë dokumentuar gjithsej pesë vjedhje, mes të cilave edhe një grabitje e rëndë në Brunico më 18 prill të këtij viti.

Grupi kriminal përbëhet kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe është i specializuar për vjedhje banesash gjatë orëve të mbrëmjes dhe të natës. Një anëtar i bandës, i konsideruar si një figurë qendrore, rekrutonte ndihmës të tjerë nga rajone të tjera të Italisë, veçanërisht nga Kampania. Ky grup përdorte makina me qira për të shkuar në Tirolin e Jugut dhe për të kryer vjedhjet.

Duke ndërmarrë veprime të shpejta, oficerët e zbatimit të ligjit shpresojnë të kenë parandaluar krime të mëtejshme. Kamerat e vëzhgimit përmenden si një mjet i rëndësishëm për kapjen e autorëve. Si rezultat, oficerët kanë arritur të dokumentojnë aktivitetet e të dyshuarve dhe t’i arrestojnë brenda pak muajsh.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING