Connect with us

Kosova

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen të mërkurën në Bruksel

Burimet diplomatike i kanë konfirmuar Radios Evropa e Lirë se të mërkurën në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç – nën ndërmjetësim të të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak – për të diskutuar zgjidhjen për çështjen e targave ilegale serbe. Këto burime kanë thënë se palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim, që është konsideruar urgjent.

Takimi do të zhvillohet vetëm dy ditë pas një takimi që ka rezultuar pa marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me çështjen e targave.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ka hedhur fajin sidomos te pala e Kosovës për mosarritje të marrëveshjes. Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Kurti e ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Ai ka thënë të martën se ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, është shumë i përkushtuar për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e targave ilegale serbe.

“Shtetet e Bashkuara i duan edhe 48 orë që përafrimi i djeshëm të mund të shndërrohet në dakordim sot ose nesër. Po i bëjmë përpjekjet maksimale. Unë nuk mendoj që jemi në orët kur duhet të flasim për shtyrje të reja, duhet të flasim për intensitet maksimal, në mënyrë që brenda 48 orëve ta kemi marrëveshjen siç e synuam në Bruksel, duke mos u kufizuar në çështjet siç është puna e targave”.

Faza e dytë parasheh shqiptimin e gjobave prej 150 eurosh për qytetarët që qarkullojnë me automjete me targa të tilla. Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se e ka kërkuar këtë shtyrje për t’i lejuar zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë që të angazhohen me Kosovën dhe Serbinë për të gjetur zgjidhje për këtë çështje.

Kurti ka thënë se prej takimit 8-orësh të 21 nëntorit, ai nuk ka qenë në kontakt me zyrtarët evropianë lidhur me çështjen e targave.

“Me keqardhje ritheksoj se (kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep) Borrell braktisi propozimin franko-gjerman, propozimin e Bashkimit Evropian duke thënë ‘le ta kemi një darkordim për targat’. Nuk mjafton dakordimi për targat”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Sipas tij, “korrigjimi i gabimit të Borrellit është i domosdoshëm”.

“Është gabim i madh që të braktiset biseda për normalizim të marrëdhënieve dhe liderët, presidenti i Serbisë, dhe unë si kryeministër i Kosovës, të flasim e të dakordohemi veçse për targat, për të cilat, dorën në zemër, as ai në Serbi, as unë në Kosovë, nuk jemi personat në kompetentë”.

Më 21 nëntor, zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë se është i pavërtetë çfarëdo pretendimi se Bashkimi Evropian është duke hequr dorë nga propozimi për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i cili, sipas tij, mbështetet nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka thënë pas takimit se pala serbe do t’i respektojë “këshillat dhe kërkesat” e kryediplomatit evropian, Borrell, i cili ndërmjetësoi bisedimet. Shqiptimi i gjobës është pjesë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Faza e parë parashihte qortimin, e dyta parasheh shqiptimin e gjobës dhe më vonë parashihet të vendosen disa targa provuese. Sipas vendimit të Qeverisë, pas 21 prillit, në Kosovë nuk duhet të ketë më makina me targa të tilla që lëshojnë autoritetet serbe. Serbia – e cila lëshon targa të paligjshme për serbët e Kosovës që nga paslufta më 1999, e kundërshton këtë plan – duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës. Si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut të Kosovës – ku qarkullojnë kryesisht makinat me targa të paligjshme – kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”./REL

Kosova

‘Spiune e Kosovës te Vuçiç’/ Milaim Zeka hedh akuza të forta ndaj kësaj politikanie

Gazetari Milaim Zeka dha emrin e një politikaneje në Kosovë që sipas tij vepron njësoj si Vuçiç.

Donika Gërvalla, thotë ai, e dinte mirë që Albin Kurti nuk dorëzon draftin dhe nuk e krijon asosacionin, ndërsa thotë se përballja mes Gërvallës dhe Vjosa Osmanit është e sajuar.

 “Me perëndimin jemi katandisur në këtë gjendje saqë Donika Gërvalla, ministre e një vendi që nuk prodhon as domate, as kastraveca, ministre e një vendi që nuk paraqet në mënyrë absolute kurrfarë rëndësie për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjen kohën për t’u tallur dhe për të thënë që po, ne e dorëzojmë draftin, në kohën kur ajo e dinte fare mirë që Albin Kurti nuk dorëzon draft, Albin Kurti nuk e krijon Asociacionin

Madje e shpikën këtë teorinë e konfrontimit gjasmë mes Gërvallës dhe presidentes Vjosa Osmani. Presidentja ngjason shumë me Vuçiçin në një pikë. Vuçiçi po përdor një strategji mes lindjes dhe perëndimit. Gjithë ditën është me perëndimin, e gjithë natën është me Putinin. Të njëjtën gjë po e bën dhe Vjosa Osmani: Gjithë ditën është me perëndimorët e gjithë natën është me Albinin dhe me Donika Gërvallën”, tha ai.

Continue Reading

Kosova

Gjenocidi në Srebrenicë, OKB miraton rezolutën/ Viktimat do të përkujtohen në 11 korrik

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën që shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nisi debatin për një propozim-rezolutë, që do ta shpallte 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

“Rezoluta nuk është e drejtuar kundër askujt. As kundër Serbisë – anëtare e vlefshme e kësaj organizate. Ajo shënjestron vetëm autorët e gjenocidit”, tha ajo, vendi i së cilës e hartoi tekstin e rezolutës, bashkë me Ruandën.

Në adresimin e tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se bëhet fjalë për një “rezolutë shumë të politizuar” që “nuk do t’i kontribuojë pajtimit as në Bosnje e Hercegovinë, as në rajon”.

 

 

“Iu bëj thirrje vendeve anëtare që të votojnë kundër rezolutës”, tha ai.

Rezoluta bën thirrje edhe për “dënimin pa rezerva të çdo mohimi të gjenocidit në Srebrenicë, si dhe të veprimeve që i madhërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë edhe ata që janë përgjegjës për gjenocidin”.

Në Srebrenicë – pjesa lindore e Bosnje e Hercegovinës – forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995.

Krimi u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, në vitin 2007.

Si u deklaruan vendet e tjera?

Përfaqësuesi i Kinës në OKB, Fu Kong, tha se vendi i tij do të votojë kundër rezolutës për Srebrenicën.

Ai tha se Kina e ka respektuar gjithmonë sovranitetin dhe pavarësinë e Bosnje e Hercegovinës, por vlerësoi se rezoluta “është një dokument kontrovers”.

Kuba, Azerbajxhani, Nikaragua dhe Venezuela u shprehën, po ashtu, kundër.

Egjipti tha se do të votojë në favor të rezolutës, ndërsa Nambia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Angola do të abstenojnë.

Kush e sponosorizoi rezolutën?

Gjermania dhe Ruanda janë “sponsorizueset” kryesore të rezolutës për Srebrenicën, përkatësisht shtetet që bashkërisht e iniciuan dhe hartuan tekstin e saj.

Më pas, 32 shtete anëtare të OKB-së u bënë “bashkësponsorizuese”, apo vende që morën përsipër detyrën e prezantimit të draftit para 193 shteteve anëtare të kësaj organizate.

Për miratimin e rezolutës duhen votat e shumicës së anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, përkatësisht 97 nga gjithsej 193.

Mbështetje për të, deri më tash, shprehën të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë dhe entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska.

Dokumenti nxiti reagime të furishme nga zyrtarët e tyre, edhe pse në të nuk përmendet as Serbia, as Republika Sërpska.

Serbia loboi në mënyrë aktive kundër miratimit të tij, ndërsa, pak orë para se të niste debati në Asamblenë e Përgjithshme, Republika Sërpska ofroi, siç tha, një marrëveshje për “ndarjen paqësore” të Bosnje e Hercegovinës.

Continue Reading

Kosova

“O ba, edhe gjyshin tonë kështu e kanë torturuar serbët?”/ Milaim Zeka rrëfen mes lotësh historinë drithëruese

Milaim Zeka ka bërë një analizë të ngjarjeve politike në Kosovë, ku nuk kurseu kritikat ndaj politikave të Albin Kurtit dhe qeverisë së tij

Mes të tjerash, Zeka rrëfeu një histori të treguar nga një ushtar serb sesi trupat e shqiptarëve ishin bluar me makinat e asfaltit.

“Përmes një lidhjes time në Suedi para dy viteve bëra një intervistë ekskluzive me një ushtar serb në Kosovë, i cili më tha që trupat e shqiptarëve i kemi marrë dhe i kemi bluar në ato makinat e asfaltit, i kemi shtruar asfalt. Duke e transmetuar televizioni i Kosovës këtë intervistë, vajza ime që ishte 12 vjeç, më tha: Babi, a mund të mendosh që edhe gjyshin e kanë bluar në këtë formë? Ne kemi histori të jashtëzakonshme trishtuese në këtë vend, por që politika jonë në Kosovë është dhënë kaq shumë pas luksit, që politikanët tanë janë bërë kaq multimilionerë, që politikanët tanë bëjnë gara kush po pi ëhiski më të shtrenjtë, kush po pi puro më të shtrenjta, kush ka makinë më të shtrenjtë… këtë nuk e kam pritë. Gjej ngushëllimin shpeshherë duke lexuar një libër të një shkrimtareje të njohur Anna Maria Narte, mikeshë e imja në Suedi me origjinë nga Bukureshti, e cila sikurse unë që u ktheva në luftën e Kosovës, ajo u kthye në Bukuresht mbas rënies së Çausheskut dhe pas 2 vitesh u kthye në Suedi dhe bëri një libër të jashtëzakonshëm me titullin “Kush ma vodhi Rumaninë”.

Unë një milion herë kam thënë “Kush ma vodhi Kosovën”, kush na i vodhi ëndrrat tona dhe kush tjetër përpos klasës politike në Kosovë që nuk janë fare të shqetësuar me eshtrat e prindërve tanë që janë të zhdukur që ne nuk i dimë. Të paktën lule t’ju dërgojmë atje. Albin Kurti nga ai heroi, i cili thoshte që unë nuk pranoj t’ulem në dialog me Serbinë, pa na i kthy eshtrat e të pagjeturve, sot është kthyer në një njeri konfrontues me Bashkimin Evropian me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në njeri që ka sjellë një hasmeri të jashtëzakonshme me Podgoricën, me Tiranën, me Shkupin.

Ky njeri nuk komunikon me askënd dhe për këtë më dhimbset ardhmëria e fëmijëve të mi se Albin Kurti me gjithë këta të tjerët (….) sot ekzistojnë nesër do përfundojnë në burgje”, tha me revoltë Milaim Zeka.

Continue Reading

Kosova

Presidenti që mbron kriminelët e luftës, Mediat austriake: Lidhja mes Vuçiçit dhe gjenocidit në Srebrenicë

“Asnjë burrë shteti nuk u përpoq aq shumë të pengonte miratimin e Rezolutës për Srebrenicën para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, sa presidenti serb Aleksander Vuçic. Dikush mund të thotë se kjo është normale sepse autorët e gjenocidit, si Vuçic, janë anëtarë të të njëjtit popull. Megjithatë, ka një lidhje mes tij personalisht dhe asaj që u krye në korrik 1995 në zonën e mbrojtur të OKB-së të Srebrenicës” – keshtu shkruajnë profesorët Jasmin Medic dhe Emir Kahrimanovic në analizën e tyre për Kurierin Austriak.

Në korrik 1995, ndërsa ekzekutimi masiv i civilëve boshnjakë po ndodhte në Bosnjën lindore, 25-vjeçari Vuçic, në atë kohë anëtar i Partisë Radikale Serbe ultra-nacionaliste (SRS) në parlamentin serb, i dërgoi një mesazh komuniteti ndërkombëtar: Nëse ju vrisni një serb, ne do të vrasim njëqind muslimanë.

Ai ishte një nga udhëheqësit më të shquar, i cili haptazi avokoi për krijimin e Serbisë së Madhe, e cila do të përfshinte, përveç Serbisë dhe Kosovës, Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën, si dhe pjesë të Kroacisë. Partia e tij radikale mbështeti hapur kriminelët e luftës të dënuar më vonë, madje mohoi dhe lavdëroi krimet kundër civilëve boshnjakë, kroatë dhe shqiptarë. Ndërkohë, gjykata e krimeve të luftës në Hagë lëshoi një sërë aktakuzash kundër kriminelëve të dyshuar të luftës, duke përfshirë Radovan Karaxhiqin (atëherë president i Republikës Srpska) dhe Ratko Mlladiç (komandant i Ushtrisë së Republikës Srpska). Për të treguar besnikërinë ndaj të dyve, në vitin 2007, Vuçiq ngjiti postera me mbishkrimin “Bulevar Ratko Mlladić” në ndërtesën e stacionit televiziv liberal B-92. Menjëherë pas kësaj ai në Kuvendin e Serbisë deklaroi: “Çdo shtëpi e të gjithë familjes Vuçic, dhe ne nuk jemi një familje e vogël, do ta ketë një derë të hapur për gjeneralin – dhe tregoi një poster ku shkruhej: “Shtëpi e sigurt për Ratko Mlladic”.

Megjithëse ai ka kaluar në një parti më të moderuar nacionaliste, në thelb është ende i njëjtë me atë që ishte në vitet 1990 dhe dekadën e parë të viteve 2000. Ai është vetëm i vetëdijshëm se është më e zgjuar të gjesh një ekuilibër midis Lindjes dhe Perëndimit sesa narrativa tradicionale ultra-nacionaliste. Vuçici i sotëm nuk mund të performojë më me shpalljen e një shtëpie të sigurt, por është i shkathët në luftën për t’i paraqitur ngjarjet në Srebrenicë në një mënyrë që nuk është në përputhje me të vërtetën dhe gjenocidin e provuar. Prandaj, është në interesin e tij, në bashkëpunim me shtetet autokratike si Rusia, Bjellorusia, Kina dhe Siria, të pengojë miratimin e rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Braktisja ose mos miratimi i rezolutës do të nënkuptonte një humbje tjetër në luftën kulturore globale midis shteteve ekonomikisht dinamike, por autokratike dhe botës së lirë. Së fundi, debati aktual është gjithashtu një simptomë e klimës politike në Serbi, e cila ende sundohet nga një kastë politike autokratike për sa i përket udhëheqjes së saj nacionaliste në vitet e përgjakshme të 90-ta” – thuhet ne shkrimin e Kurierit Austriak.

 

Continue Reading

Kosova

Daniel Serwer me propozim të ri për Asociacionin, shpreh keqardhje ndaj tri vendeve evropiane

Të premten e kaluar është mbajtur takimi i Komitetit të Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe në këtë takim nuk ishte përfshirë kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në këtë organizatë.

Gjermania, Franca dhe Italia, përmes një letre kanë deklaruar se duan hapa konkretë për asociacion, sepse pa to nuk do të ketë anëtarësim në KIE.

Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, ka komentuar takimin e Komitetit dhe letrën e tri shteteve she sipas tij, Kosova ka pasur më shumë pengesa se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Në intervistë, profesori ka folur edhe rreth draft asociacionit që do të dorëzohet nga Qeveria në fund të muajit, ku sipas tij, amerikanët duhet të detyrohen të nënshkruajnë një dokument zyrtar që garanton se nuk do të ketë një nivel tjetër qeverisje në Kosovë.

Serwer ka folur edhe rreth marrëdhënieve të qeverisë së Kosovës dhe ndërkombëtarëve si dhe zgjedhjeve të reja në Kosovë.

“Mendoj se letra nga Gjermania, Franca dhe Italia ishte për të ardhur keq. Ata po i premtojnë Serbisë Asociacionin pa asnjë çmim për Kosovën, një gjë që është e përcaktuar qartë në marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013” – deklaroi Serwer duke shtuar se Amerikanët kanë thënë se kundërshtojnë çdo nivel të ri të qeverisjes në Kosovë dhe se ai nese do ishte ne krye te qeverise ne Prishtine do ti detyronte at ate nenshkruanin një dokument zyrtar që do garantonte se nuk do të ndodhë.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING