Connect with us

Rajon

Rezoluta për Srebrenicën/ Vulin “shpërthen” ndaj Berlinit: Baerbock, mbesa e një nazisti

Zv/kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin ka shpërthyer ndaj ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analene Baerbock dhe shtetit të saj pas qëndrimit të Berlinit zyrtar për gjenocidin në Srebrenicë.

Vulin u shpreh se kryediplomatja gjermane është “mbesa e një ish-nazisti të dekoruar nga Hitleri”, e cila po “shantazhon përfaqësuesit e vendeve që nuk do t’i shpallin serbët komb gjenocidal”.

Sipas tij “Gjermania është vendi, emri i dytë i të cilit është gjenocid dhe holokaust”.

Ai theksoi se presidenti serb Vuçiç “nuk do të qëndrojë pa bërë diçka përballë pushtetit gjerman”.

 

 

“Do të mbetet e vërtetë se gjermanët janë komb gjenocidi, kurse serbët jo. Dhe nuk ka forcë që do ta ndryshojë këtë – tha zëvendëskryeministri i Serbisë nga Teherani, ku ka marrë pjesë në ceremoninë mortore të Ebrahim Raisit, Presidentit të vrarë në aksident të Iranit.

Advertisement

TRENDING