Connect with us

Aktualitet

Kryepiskopi Anastas uron Pashkët: Të mposhtim hidhërimet me fuqinë e Ngjalljes

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e tij Anastas Janullatos ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë në prag të Pashkëve.

Ngjallja e Krishtit kulmon këtë vit në mesnatën mes 4 dhe 5 majit për besimtarët ortodoksë që gjenden në javën e Madhe dhe të Shenjtë. Në përkujtimin e vuajtjeve të Jisu Krishtit dhe kryqëzimin e më pas Ngjalljen, Kryepiskopi Anastas vë theksin te konfliktet në Ukrainë, Gaza apo edhe në Sudan e Haiti.

Kryepiskopi flet edhe për më shumë dashuri në vendin tonë, ‘të cilin shpeshherë e mundojnë mërzitë, përçarjet, armiqësitë, sëmundjet e rënda, krizat e shumëllojshme. Besimi i krishterë na fuqizon me një siguri të plotë’, thekson Fortlumturia e tij në mesazhin e Pashkëve.

Mesazhi i plotë:

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë

Mposhtja E Hidhërimeve Me Fuqinë E Ngjalljes

“Të njoh atë me fuqinë e Ngjalljes së tij” (Fil. 3:10)

Ηimni ngjallësor: “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli…”, ende kumbon ngadhënjyes dhe ngushëllues në mes të errësirës së melankolisë, të shkaktuar nga ngjarjet e dhimbshme në Ukrainë, Gazë, Sudan, Haiti dhe në vende të tjera të botës, madje edhe këtu, në mjedisin tonë, të cilin shpeshherë e mundojnë mërzitë, përçarjet, armiqësitë, sëmundjet e rënda, krizat e shumëllojshme. Besimi i krishterë na fuqizon me një siguri të plotë. Ne e dimë se jemi të brishtë, që e mbajmë “këtë thesar (të besimit) në enë prej balte” (2 Kor. 4:7-8), por kjo ndodh “që të dalë në pah se kjo fuqi tejet e madhe vjen nga Perëndia, jo nga ne”.

Periudha e Pashkës, me një mënyrë të veçantë dhe përmes një përjetimi personal, na fton t’i afrohemi Krishtit, që pëson dhe ngjallet: “Që ta njoh atë dhe fuqinë e Ngjalljes së tij, të marr pjesë në pësimet e tij dhe të bëhem i ngjashëm me të në vdekjen e tij” (Fil. 3:10). Dy të vërteta na e ndriçojnë udhën drejt një marrëdhënieje më të ngushtë me atë që pësoi dhe u ngjall: Pranimi për të marrë pjesë në pësimet e Tij dhe të qenit i ngjashëm me të në vdekjen e Tij. E kemi theksuar edhe herë tjetër se Ngjallja nuk është diçka që vjen më vete, që vjen pas Kryqit, por gjendet brenda Kryqit, brenda pësimit, kur e pranojmë atë ashtu siç e pranoi edhe Krishti. Dhe anasjelltas, përjetimi i Ngjalljes kërkon gjithnjë si kusht paraprak të bëhemi të ngjashëm me Krishtin e kryqëzuar dhe të ngjallur.

Kjo pjesëmarrje në Pësimet dhe Ngjalljen e Tij forcon qëndresën tonë, në mënyrë që të mos na përpijë depresioni dhe dëshpërimi. Himni triumfal themelor, që kumbon fort brenda nesh – “Krishti u ngjall së vdekurish, me vdekje vdekjen shkeli…” – është shpallja kryesore e besimit të krishterë orthodhoks dhe përmbledh domethënien më të thellë të Mishërimit të Birit dhe Fjalës së Perëndisë. Këtë përvojë të dyfishtë, të Kryqit dhe të Ngjalljes, e përjetojnë dëshmorët e Kishës sonë ndër shekuj. Edhe ne “le të ecim me durim në betejën që na pret, duke soditur Jisuin, që është kreu i besimit tonë dhe ai që e bën atë të përsosur” (Heb. 12: 1-2).

Duke lavdëruar me mirënjohje Perëndinë Triadik gjatë periudhës paskale, le ta shtojmë përpjekjen tonë, në mënyrë që ta përjetojmë këtë bindje dhe le të përçojmë ngushëllim në mjedisin tonë me dhembshuri.

Krishti u Ngjall, vëllezërit e mi!

Pashkë të bekuara, me shëndet, durim dhe mendësi kryqngjallësore!

Aktualitet

Anila Hoxha: Grupet kriminale ofruan 1 milion euro për “kokën” e Durim Bamit

Anila Hoxha e ftuar në “Breaking” ka treguar intrigat dhe prerjet në besë mes të fortëve të grupeve kriminale.

Ajo tregon se anëtarë të grupeve kriminale kanë ofruar 1 milion euro për kokën e Durim Bamit dhe se mjaft hapur kanë kërkuar kërkuar vrasës me pagesë edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Anila Hoxha: Hetimet do të fokusohen tek hetimi pasuror jo vetëm të individëve që i përkasin botës së krimit, por gjithashtu edhe ndaj ish-zyrtarëve të policisë, mes tyre edhe ish-drejtori i Policisë së Lezhës, i cili do të ketë një hetim të detajuar pasuror dhe do të ketë të njëjtin fat të hetimeve pasurore me shumë mundësi edhe sekuestrove sa më shpejt edhe ish-zyrtari i policisë, ish-drejtori i Forcave Operacionale Oltion Bistri, i dorëzuar pak ditë më parë nën akuzë para gjykatësit paraprak me disa persona të tjerë, midis tyre edhe Pëllumb Gjoka.

E sigurt është që për Ervis Martinaj teksa vijon të jetë i mbuluar me mister fati i tij prej dy vitesh, tani më është në fuqi një mandat i tretë arresti dhe bëhet fjalë edhe për dosjen më të fundit të konsideruar si një nga sukseset hetimore, pavarësisht se shumica e tyre nuk janë arrestuar ende.

Është një sukses sepse hedh dritë mbi mënyrën mbi skemën sesi krimi i organizuar vepron dhe shkëmben favore midis njëri-tjetrit për të eliminuar kundërshtarët. Shtrirja e aktivitetit të këtyre grupeve me aleanca kaq të forta për vrasje, ajo që është provuar, të paktën jo vetëm nga aplikacionet që ata kanë përdorur, por edhe nga dosjet e tërhequra vërtetojnë se grupi dhe anëtarët, pra 50 persona, shumica e tyre po ndërvepronin për të eliminuar kundërshtarët për ngjarjet që kanë ndodhur dhe që kanë dështuar më pas, pra nuk kanë ndodhur vrasjet, disa prej tyre midis viteve 2019-2021.

Shikohet një aleancë shumë e fortë në dosjet hetimore midis Arben Ndokës i cili ka qenë deputet i parlamentit dhe këmbëngulja e tij për të eliminuar kundërshtarin dhe atë që konsideron si armikun Durim Bamin për të cilin anëtarët e tjerë të grupeve kriminale diskutojnë se ata janë gati të paguajnë mbi 1 milion euro për ta realizuar ekzekutimin e tij.

Nga ana tjetër edhe përgatitjet e Durim Bamit por edhe Endrit Dokles gjithashtu të dy të kërkuar, janë shumë këmbëngulëse përsa i takon përpjekjeve për të eliminuar Arben Ndokën. Ata flasin hapur për gjetje vrasësish në Shqipëri, por arrihet deri në një pikë se ish-deputeti Arben Ndoka thotë se kishte dëgjuar për vrasës të cilët ishin më punëmbaruar sipas tij dhe e kishte fjalën për vrasës që mund të silleshin nga Kosova dhe nga Maqedonia e Veriut.
Continue Reading

Aktualitet

Kosova si arenë e gladiatorëve, rivaliteti mes Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë

“Në Kosovë, britanikët udhëhiqen nga politika e SHBA-së dhe ndjekin interesat amerikane në masën më të madhe”- keshtu ka vleresuar , gazetari serb Filip Rodiç, dhe se ekziston një rivalitet shekullor mes Britanisë dhe Gjermanisë, rivalitet i cili reflektohet edhe në fushën per Kosovën.

“Ajo që thuhet për Britaninë e Madhe, se në të vërtetë ka qene dhe eshte “aeroplanmbajtëse amerikane” ne 50 vitet e fundit, mendoj se është e vërtetë edhe kur bëhet fjalë për Kosovën” – deklaroi Rodiç duke shtuar: – “Hashim Thaçi ishte produkt i inteligjencës franceze, të cilin më pas e morën amerikanët kurse FARK-u i Ibrahim Rugovës ishte më shumë i lidhur me Gjermaninë. Dhe ka pasur nga ato raste të arrestimeve para pesë-gjashtë viteve të disa gjoja spiunëve gjermanë në Kosovë, gjë që tregon se ka një rivalitet të ndërsjellë mes tyre dhe britanikëve, se ata nuk janë tamam si dora dhe doreza në një shpirt”- theksoi Rodiç.

Sipas tij, fakti që Britania u largua nga BE tregon fuqinë e saj, jo të kundërtën.

“Pra, se ishte mjaftueshëm e fuqishme për të dalë nga BE-ja, dhe së dyti, se ishte mjaftueshëm e fuqishme për të ruajtur statusin e saj pas daljes nga Unioni. Ata po kërkojnë të ruajnë dhe forcojnë interesat e tyre në mbarë botën, përfshirë Kosovën” – theksoi gazetari serb.

Sipas tij, është e rëndësishme të theksohet se nuk ka një politikë të përbashkët monolite të BE-së ndaj Kosovës, edhe pse në praktikë tregohet se administrata e Brukselit është sponsor i pavarësisë së Kosovës.

Siç tha ai, jo vetëm pesë anëtarët e BE-së që nuk e njohin shkëputjen e Kosovës kanë qëndrim ndryshe nga të tjerët, por edhe disa vende si Hungaria që e njohin shkëputjen nuk e pranojnë saktësisht në të gjitha aspektet atë që kërkon Brukseli.

Përsa i përket ndikimit të Britanisë së Madhe, mendoj se, si në shekujt e kaluar, bazohet kryesisht në punën e tyre të inteligjencës dhe në prapaskena. Ka një thënie që i atribuohet Mahatma Gandit, që thotë se aty kur sheh dy peshq në fund të oqeanit, ka një nëndetëse britanike, ndryshe nga gjermanët, për shembull, që duken shumë më të hapur dhe konkretë. Britania është ende anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ajo ka një ndikim shumë të madh në ish-kolonitë e saj, në vendet e Komonuelthit, nëse jo nga forca, të paktën nga paratë që ka në dispozicion, të cilat janë të mëdha dhe domethënëse”- theksoi Rodiç.

Kur është fjala për mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ai theksoi se Gjermania dhe Franca “të cilat ishin avokatët më të zëshëm të idesë së anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, me sa duket kanë hequr dorë së fundmi”.

“Sepse nga Gjermania, Franca, Italia është dëgjuar të thonë se Kosova nuk duhet të pranohet në KiE para se të plotësohen disa kushte, para së gjithash asociacioni, kurse Britania e Madhe shfaqet shumë komode si dikush që do të marrë flamurin e lobimit për anëtarësimin e Kosovës teksa janë në një front me SHBA-në”- potencoi Rodiç.

Continue Reading

Aktualitet

Altin Dumani zbulon hetimin: Një biznes shqiptar tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në Shqipëri! Si u zbulua

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka zbuluan skemën se si një biznes shqiptar tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se biznesi tentoi t’i jepte akses mafies për të integruar të ardhurat në sektorin bankar për shtresëzimin e transfertave dhe më pas, tha Dumani, do të tranferoheshin po me ndihmën e biznesit vendas jashtë vendit.

Por kreu i SPAK deklaroi se u zbulua pas bashkëpunimit me bankat e nivelit të dytë duke bërë që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte.

Dumani: Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri, përfshin përdorimin e bankave dhe bizneseve shqiptare si ndërmjetës për organizatat ndërkombëtare kriminale  si mafia italiane,

Bashkëpunimi shumë i mirë me bankat e nivelit të dytë, bëri që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte.

Continue Reading

Aktualitet

Do të ketë të penduar, Topalli për operacionin e SPAK: Informacione për fatin e Ervis Martinajt

“Do të ketë persona të penduar”, tha gazetarja e kronikës së zezë, Aida Topalli.

Gazetarja e Replika.al tha se mund të dalin informacione për fatin e Ervis Martinajt, pasi personat e arrestuar kanë pasur konflikt të drejtpërdrejtë me porositësit e vrasjeve.

Sakaq theksoi se ‘Martinaj dhe Duka në dosje kërkojnë të ulin gjakrat, edhe pse donin të vrisnin njëri-tjetrin’.

“Ka pasur tentativa të tjera të Martinajt për të sheshuar konflikte me armiq të tij, jo vetëm me Leonard Dukës. Martinaj dhe Duka në dosje kërkojnë të ulin gjakrat, edhe pse donin të vrisnin njëri-tjetrin.

Do të kemi një të penduar. Një ose edhe më shumë. Nëse do kemi atëherë do jenë mjaft të informuar. Porositësit e ngjarjeve kriminale kishin kontakte të drejtpërdrejtë me ta. Pse jo informacion edhe për fatin e Ervis Martinajt.

Gentjan Bejtja kishte dhe armiq të tjerë dhe çfarë bëjnë grupet kriminale? Në vitin  2022 që përkon me zhdukjen e Martinajt, unë kam shkruar një artikull ku thuhej se Ervis Martinaj u shit nga njerëzit e tij më të afërt. Na lind pikëpyetja ose është ende gjallë pasi organet e hetuesisë nuk kanë një përgjigje.”, tha ajo.

Continue Reading

Aktualitet

VIDEO: Shkarkohen dy moderatorët e mëngjesit në RTSH, e pabesueshme gafa që bëjnë

Ditën e sotme emisioni ‘Mirmëngjes Shqipëri’, i cili moderohet nga Valbona Mhilli dhe Ermal Qori nuk vijoi transmentimin si çdo ditë tjetër.

Spas burimeve të ‘IconStyle’ bëhet me dije se kjo ka ndodhur pasi Valbona dhe Ermali janë pushuar nga puna.

Arsyet e largimit të tyre nga ky program ende nuk dihen, mirëpo duhet t’ju kujtojmë se së fundmi, në rrjet janë bërë virale disa pjesëza nga emisioni i tyre, i cili nis që në orën 06:00 të mëngjesit.

“Holauskët” është shqiptimi që Valbona bëri për holokaustin dhe ky moment u bë viral, duke u komentuar së tepërmi në rrjet.

Gjithashtu dy moderatorët nuk dinin të lexonin fjalën Auschwitz, duke fajësuar gjermanishten!
Continue Reading
Advertisement

TRENDING