Connect with us

Lifestyle

Kura e fuqishme me thana kundër problemeve me diabetin

Krahas shijes së tyre të athët, të ëmbël, thanat janë ndër frutat më të veçantë medicinalë me përdorim të gjerë në mjekësinë popullore.

Falë vlerave të tyre fantastike për shëndetin, thanat përdoren në shumë kura të ndryshme për shërimin dhe trajtimin e disa sëmundjeve, prej të cilave edhe problemet me diabetin.

Thana gjithashtu shërben si një produkt bazë për të mbajtur të stabilizuar nivelin e sheqerit në mënyrë natyrale.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë dy mënyra efektive të përdorimit të thanave për të parandaluar problemet me diabetin.

Kura me 15 kokrra të freskëta thana

Thanat kanë sezon të shkurtër ndaj përfitoni sa më shumë prej tyre.

Për një periudhë 30 ditore apo edhe më shumë rekomandohet konsumimi i të paktën 15 kokrra thanave pas vaktit të mëngjesit.

Kura me Lëngun e Thanave

Për këtë kurë do t’ju duhet 1 kg thana dhe 2.5 litra ujë. (Sasia e përbërësve rritet bazuar në sasinë e lëngut që dëshironi të përgatisni)

Lajini thanat dhe vendosini në një tenxhere bashkë me ujin.

AgroWeb.org ju udhëzon t’i lini të ziejnë përreth 1 orë. Më pas fikni sobën, përmes një luge druri  shtypni frutat e thanës dhe lërini me kapak të mbyllur derisa të ftohen.

Më pas, kulloni lëngun e thanave, vendoseni në shishe apo kavanoz qelqi të pastruar mirë, dhe ruajeni në frigorifer.

Konsumoni nga një filxhan kafeje me lëng thane herët në mëngjes çdo ditë për një periudhë 30-ditore.

Përdorime të tjera mjekësore të thanës

Fruti i thanës është përdorur për të ulur temperaturën dhe për të luftuar disa çrregullime të zorrëve.

Thartësia karakteristike e këtij fruti e bën atë mjaft të dobishëm në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare.

Thanat janë përdorur edhe për t’u kuruar nga diarrea.

Thanat mund t’i ruani në frigorifer për disa ditë, për sa kohë i paketoni në një qese të izoluar mirë. Ato jetojnë më gjatë në formën e tyre të thatë.

Lifestyle

Ja cilat janë mendimet që jua “helmojnë” jetën

Ne kemi bindjen e vendosur, se ndjenjat dhe mendimet tona ndihmojnë në formësimin e përvojave që kemi. Problemi është se shumë njerëz priren të shohin anën negative të gjërave, pa plotësisht të qenë të vetëdijshëm mbi mendimet e tyre negative. Duket sikur të qënit negativë është bërë një zakon, kështu që duket normale dhe e natyrshme të qënit negativë gjatë gjithë kohës. Megjithatë, negativiteti ushqen negativitet, çka në fund çon në përvoja të varfra në jetë. Më poshtë po paraqesim një listë me 12 mendime helmuese, të cilat duhet t’i largoni nga vetja për të patur një jetë më të mirë.

1. Mendimin se jeni një viktimë

Hiqni dorë prej tij. Ju jeni viktimë vetëm nëse e lejoni veten të bini në atë nivel. Ndaloni së hedhuri fajin të tjerëve apo rrethanave për problemet tuaja. Nëse nuk ju pëlqen ku ndodheni në një kohë të caktuar të jetës tuaj, merrni përgjegjësi dhe bëni ndryshimet e nevojshme për të lëvizur diku tjetër. Hiqeni qafe mentalitetin e viktimës, sepse askush s’do të ndjehet keq për ju, dhe kjo nuk do të bëjë asgjë për të ndihmuar situatën tuaj. Në fakt, ky mendim e pengon suksesin tuaj. Është koha të kuptoni se jeni i vetmi përgjegjës për fatin tuaj.

2. Mendimin se mund të ndryshoni të tjerët

Ju s’mund të ndryshoni askënd që nuk dëshiron të ndryshojë, prandaj mos harxhoni kot energjinë tuaj duke u përpjekur në këtë drejtim. Ashtu si ju jeni i vetmi i aftë për të ndryshuar veten tuaj, edhe njerëzit e tjerë janë përgjegjës për të bërë ndryshimet sipas kokës së tyre. Nëse nuk e pëlqeni dikë “ashtu siç është”, atëherë ju takon juve të vendosni cilët njerëz doni të keni përreth, por s’keni të drejtë të përpiqeni t’i ndryshoni ata.

3. Mendimin se mund të ndryshoni të pandryshueshmen

Rezistenca ndaj asaj “që është” dhe s’mund të ndryshohet, është një humbje kohe dhe energjie të vlefshme. Për shembull, ju nuk mund të ndryshoni faktin që jeni të detyruar të paguani qiranë apo këstin e kredisë çdo muaj, kështu që pse të rezistoni kot? Për më tepër, as mund të ndryshoni faktin që shefi juaj është një idiot, prandaj pse të mërziteni? Sigurisht, mund të ndryshoni punë duke u larguar prej tij, por shefi nuk mund të ndryshojë nga ai që është. Ekzistojnë shumë gjëra që i keni nën kontrollo për t’i ndryshuar në jetën tuaj nëse zgjidhni ta bëni këtë, kështu që me përgjegjësi dhe ndryshoni atë çka mundeni, dhe mësoni t’i pranoni gjërat që nuk mund t’i ndryshoni.

4. Mendimin se bari matanë gardhit është gjithmonë më i gjelbër …

“Sikur të isha po aq i bukur sa edhe komshiu im, nuk do ta vrisja mendjen për asgjë”. Ose “sikur sikur të kisha po aq para sa filani, do të isha i lumtur”. Këto lloje të mendimesh janë shkatërruese, dhe thjesht jo të vërteta. Në fakt, ju nuk e keni idenë se si është jeta e tyre, pavarësisht nëse mendoni që ata janë të bukur dhe të pasur. Kush e di? Ndoshta fqinji vjen nga një familje shtëpi abuzive, apo ndoshta i pasuri kalon 80 orë ose më shumë në javë në punë dhe nuk e sheh dot familjen e tij për të bërë me ta gjithë ato gjëra të këndshme. ‘Bari’ është zakonisht jo i gjelbër në anën tjetër të gardhit, ndaj mësoni të dashuroni ‘barin’ e oborrit tuaj.

5. Mendimin e të priturit shumë nga të tjerët

Të presësh dikë tjetër të bëjë çdo gjë, është e dëmshme për lumturinë tuaj. Edhe nëse mendoni se pritshmëritë tuaja mbi ta janë të arsyeshme, në fund ka të ngjarë të zhgënjeheni. Për shembull, të prisni që shoku tuaj i dhomës të bëjë gjysmën e punëve. Vetëm për shkak se ju e prisni diçka të tillë, s’do të thotë se kjo do të ndodhë. Pritshmëritë tuaja nuk janë prioritet i dikujt tjetër, kështu që vendosni nëse mund të jetoni me sjelljen e tyre, apo të zhvendoseni të jetoni diku tjetër.

6. Mendimi se dikush tjetër ju plotëson

Nëse nuk ndiheni vetë i plotësuar, askush tjetër nuk mund të bëjë të ndjeheni në këtë mënyrë. Mendimi se një partner romantik “ju kompleton”, është një gënjeshtër që përfundon vetëm me zhgënjimin tuaj, dhe kjo i vë ata nën një presion të madh për t’iu bërë gjithmonë të lumtur. Ju duhet të mësoni të jeni në harmoni me veten, dhe në rast se nuk jeni, duhet të gjeni një mënyrë për ta bërë veten të lumtur.

7. Mendimi se duhet të keni gjithnjë të drejtë

Mendimi se duhet të keni gjithmonë të drejtë mbi çdo gjë, është i lodhshëm. Luftimi dhëmb për dhëmb për të provuar drejtësinë e mendimit tuaj, është një një sjellje që vetëm sa i largon njerëzit e tjerë. Është shumë më e fisme të jeni në gjendje të pranoni se e keni gabim apo se ka kuptim mendimi i dikujt tjetër. Ndaloni së përpjekuri të keni të drejtë gjatë gjithë kohës, dhe thjesht pranoni që edhe njerëzit e tjerë kanë mendimet e tyre. (bota.al)

8. Të shqetësoheni mbi atë çka mendojnë të tjerët

Në rast se përpiqeni të veproni ose flisni në një mënyrë të caktuar, për shkak se jeni të shqetësuar mbi atë se çfarë mendojnë të tjerët, atëherë ku qëndron problemi? Pse ka rëndësi se çfarë mendon dikush tjetër për ju? Nëse jeni të shqetësuar se të tjerët po ju gjykojnë gjatë gjithë kohës, shqetësoheni për hiçmosgjë, pasi shumicën e kohës askush nuk është duke iu gjykuar. Në fakt, shumica e njerëzve janë aq të zënë duke gjykuar veten e tyre, sa që as nuk ia ndjen se çfarë jeni duke bërë. Pra, bëni atë që ju bën të lumtur, dhe nëse dikush ju gjykon për diçka, kjo është çështje e tyre, jo e juaja. Shpërfilleni atë që thonë ata, dhe jini të lumtur pavarësisht kësaj.

9. Mendimi se ka vetëm një të drejtë dhe të gabuar

Bota është një vend i larmishëm plot me njerëz, mendime dhe të vërteta të ndryshme. Ajo që një person mendon se është e vërtetë, nuk është domosdoshmërisht e vërtetë për tjetrin. Nuk ka asnjë ndarje bardh e zi, vetëm një të drejtë apo të gabuar. Vetëm hije realitetesh gri dhe subjektive. Atë që dikush e percepton si të drejtë, ajo është e tillë vetëm pse përshtatet me stilin e jetës dhe besimet e tyre.

10. Të ndjerit të papërgatitur për të ardhmen

Ju mund të kontrolloni vetëm në një masë të caktuar se çfarë ndodh në të ardhmen, kështu që mos u shqetësoni mbi të. Për shembull, mund të kurseni para, kështu do të jeni financiarisht të sigurt në të ardhmen, por përveç kësaj nuk ka shumë për t’u bërë, ndaj jetoni të tashmen. Jini të pranishëm për atë që po ndodh tani, dhe mos u shqetësoni për atë që s’mund ta kontrolloni.

11. Barazimi i parasë me lumturinë

Në botën kapitaliste ku ne jetojmë, vlerësojmë paratë dhe arritjet mbi çdo gjë tjetër. Ne mendojmë se nëse dikush është i pasur, ai është disi më e mirë se sa personi që nuk është i tillë. Megjithatë, kjo thjesht nuk është e vërtetë. Paratë nuk lumturia nuk janë e njëjta gjë. Për shembull, punëtor i një dyqani Mekdonald mund të jetë tepër i lumtur duke bërë atë që bën dhe jeton jetën që ka, ndërsa milioneri në anën tjetër mund të jetë i vetmuar dhe i trishtuar. Pasja e parave është padyshim diçka e bukur, por kjo nuk është ajo që ju bën të lumtur. Vetëm ju mund ta bëni veten të lumtur.

12. Mendimi se e shkuara dikton të ardhmen

Vetëm se keni bërë gabime në të kaluarën, apo qëllon të vini nga një familje e varfër, nuk do të thotë që s’mund të përmirësoni të ardhmen tuaj. Nëse mendoni që jeni një dështak për shkak të së shkuarës tuaj, ka të ngjarë të vazhdoni të dështoni edhe në të ardhmen. Por në rast se e pranoni të kaluarën si diçka që s’mund ta ndryshoni, dhe përpiqeni të bëni ndryshime pozitive për një të ardhme më të mirë, ekzistojnë shanset të mira që të keni sukses. E ardhmja është ajo që e ndërtoni vetë, dhe jo ajo që keni lënë dikur në të kaluarën.

Continue Reading

Lifestyle

“Disa gjëra janë të përkohshme, ndërsa familja është e përhershme”

Ne të gjithë kemi njerëzit dhe gjërat që mendojmë se na nevojiten, por nëse të gjithë largohen një ditë, nëse për gjithçka afron një datë skadence, kjo gjë nuk ndodh me familjen. Ajo është shtylla më e fortë, tek e cila mund të mbështetemi pa frikë.

Më poshtë ne do t’ju sjellim disa nga arsyet se pse familja është gjëja më e rëndësishme që kemi.

  • Familja do të jetë gjithmonë aty

Kur zemrat tona të jenë të thyera,, ose kur të kemi nevojë të flasim me dikë, familjet tona do të jenë vetëm një telefonatë larg dhe kurrë nuk do të na lënë vetëm.

  • Familjarët na njohin më mirë se kushdo

Pjesëtarët e familjeve tona na shohim të rritemi dhe të ndryshojmë, ndaj ata janë të vetmit që na njohin mirë se kush jemi dhe na duan, gjithsesi.

  • Me ta jemi miq përgjithmonë

Familjarët tanë do të jenë përherë njerëzit, me të cilët mund të hapemi për gjithçka. Mund t’u ankohemi atyre, ose të qeshim me ta, derisa të na dhembë stomaku.

  • Kemi njerëz me të cilët të krijojmë kujtime

Gjatë pushimeve, festave të ditëlindjeve etj, ne do të kemi familjarët për të shpenzuar kohë me ta, për të krijuar kujtime që do të zgjasin përgjithmonë.

  • Gjaku nuk bëhet ujë

Sado që në jetën tonë mund të hyjnë persona të rinj, ata kurrsesi nuk mund ta zënë vendin e familjarëve tanë. Edhe nëse për disa kohë mund t’i kemi të ashpëra marrëdhëniet me familjarët tanë, sërish gjaku nuk bëhet ujë. Një ditë do të na duhet t’i flasim atyre, sepse pa prezencën e tyre në jetën tonë nuk mund të jetojmë dot.

  • Kemi njerëz, me të cilët të qeshim me të madhe

Me familjen tonë ne mund të qeshim me të madhe, edhe për budallallëqet apo momentet më të sikletshme, të cilat i dimë vetëm ne dhe ata.

  • Ata qëndrojnë me ne, kudo ku ne të shkojmë

Pak rëndësi ka se ku na përplas jeta, familja jonë do të qendrojë gjithmonë në zemrat tona.

  • Do të kemi një shpatull ku të mbështetemi

Kur gjërat të bëhen të vështira dhe të na duhet një shpatull ku të mbështetemi, familja jonë do të jetë përherë aty.

  • Ata na duan, pavarësisht gjithçkaje

Pavarësisht gabimeve që bëjmë, apo sa herë e dreqosim fare, familjarët tanë do të jenë personat që do të na duan, pavarësisht gjithçkaje.

  • Mbështetja morale

Për çdo arritje, festë, apo për çd ogjë të vogël, familjarët tanë do të jenë përherë të gatshëm të na mbështesin.

Continue Reading

Lifestyle

Doktorët: Jepuni fëmijëve kikirikë që 4 muajsh

Prindërit duhet t’u japin fëmijëve të tyre kikirikë që nga mosha 4 muajshe, sipas një rekomandimi të ri. Aktualisht, pjesa më e madhe e prindërve presin që foshnja të mbushë 1 vjeç për të përdorur ushqime të tilla që kanë një rrezik të madh për të shkaktuar shok anafilaktik.

Por në një përditësim të fundit doktorët këmbëngulin që përdorimi i këtij produkti në një moshë të tillë do të reduktojë në mënyrë drastike numrin e fëmijëve që janë alergjik ndaj tij.

“Është një mundësi e mirë për të reduktuar rastet e alergjisë nga kikiriku”, thotë pediatri Matthew Greenhawt, doktor në spitalin e Kolorados dhe bashkëautor i këtij rekomandimi.

Baza për këtë rekomandim është studimi “Të mësojmë më herët për alergjitë e kikirikut”. Në këtë studim të vegjlit me rrezik potencial të alergjisë ndaj kikirikëve, u janë dhënë të tillë më herët, dhe kishin më shumë gjasa të zhvillonin këtë lloj alergjie deri në moshën 5-vjecccare.

“Rekomandimi i ri jep tre mënyra se si tua japësh fëmijëve kikirikët, dhe kjo varet nga shkalla e rrezikut të alergjisë, shpjegon Greenhawt. Fillimisht fëmija do të ketë ekzemë të theksuar, alergji nga veza, të dyja një rrezik i lartë për alergjinë nga kikiriku”.

Ata duhet të provojnë kikirikun rreth moshës 4-6 muajsh për të reduktuar rrezikun e alergjisë.

Megjithatë paraprakisht duhet t’i nënshtrohen testit të lëkurës.

Continue Reading

Lifestyle

Çfarë të bëni në kushte shtëpie kur ju bllokohen dhe dhembin veshët

Nëse i ndjeni veshët të bllokuar dhe keni dhimbje, shkaqet mund të jenë disa:

Dylli i tepërt

Akumulimi i ujit në kanalin e veshëve

Ndryshimet në presionin e ajrit

Alergjitë

I ftohti

Infeksionet e sinusit

Para se t’i drejtoheni mjekut specialist, mund të ndiqni këto këshilla të cilat janë të konsutuara me ekspertët.

Përtypni çamçakëz

Nëse bllokimi i veshëve është shkaktuar nga presioni i ajrit, përtypja e një çamçakëzi do të ndihmonte në këtë rast.

Karamele të fortë

Në alternativë të çamçakëzit, merrni një karamele të fortë dhe thitheni atë. Për shumë njerëz me veshë të bllokuar, ky veprim funksionon njësoj si çamçakëzi.

Hapni gojën sikur ju vjen gjumë

Një tjetër mënyrë për të zhbllokuar veshët e bllokuar nga persioni i ajrit, është të hapni gojën sikur ju vjen gjumë. Ndonjëherë të hapni gojën sikur ju vjen gjumë, është një mënyrë për të ndodhur vërtet.

Bëni vlasalva-n

Vaslava performohet duke u përpjekur të nxirrni frymëmarrjen jashtë me rrugët e bllokuara të ajrit, zkonisht duke mbajtur hundën me gishta dhe duke nxjerrë frymën jashtë si tullumbac.

Shpëlarje me ujë të vakët

Kjo procedurë bëhet kur veshët bllokohen për shkak të dyllit ose një objekti të huaj. Për të zhbllokuar kanalin e veshit, aplikoni një shiringë me ujë të vakët në vesh. Mos përorni shumë presion dhe gjithashtu bëjeni pak kokën prapa për të mos dëmtuar daullen e veshit.

Vaj ulliri

Disa pika vaj ulliri të ngrohur në mikrovalë, ndihmojnë shumë për zbutjen e dyllit. Më pas përdorni një kunjë pambuku për ta nxjerrë atë jashtë.

Uthull molle dhe alkool

Përzieni një sasi të barabartë uthull molle me alkool për të pastruar veshët nga dylli i tepërt.

Thithni avull

Ndonjëherë veshët mund të bllokohen edhe për shkak të hundëve të zëna. Në këtë rast, avulli do të funksiononte.

Continue Reading

Lifestyle

Pse në mëngjes është më mirë të konsumohet kafe se çaj

Kafeja dhe çaji janë 2 nga pijet më të konsumuara në mbarë botën. Megjithatë, në mëngjes, njerëzit zakonisht zgjedhin një filxhan kafe në vend të çajit.

Edhe pse kjo mund të tregojë disa preferenca, zgjedhja e kafesë si fillimi zyrtar i ditës mund të mos jetë aq e rastësishme sa mendoni.

Kjo është arsyeja pse ne dëshirojmë të ndajmë arsyet pse kafeja mund të jetë një alternativë më e mirë në mëngjes së bashku me përfitimet e saj.

Kafeja do t’ju ndihmojë të ushtroheni më mirë.

Nëse ju pëlqen të zgjoheni dhe të bëni stërvitjen tuaj të përditshme për marrje energjie në mëngjes, kafeja mund të jetë zgjidhja e duhur për ju. Duke marrë parasysh faktin se kafeja përmban një sasi më të madhe kafeine sesa çaji, kafeja mund të përmirësojë performancën tuaj fizike dhe të zvogëlojë lodhjen nga stërvitja.

Kafeja do t’ju ndihmojë me përqendrimin.

Keni nevojë të përqendroheni ndërsa studioni për një provim, apo jeni duke marrë pjesë në një aktivitet që kërkon fokus të vërtetë? Në këtë rast, kafeja mund të jetë zgjedhja juaj! Për shkak se pija ka një sasi më të madhe kafeine, do t’ju ndihmojë të bëheni vigjilentë dhe të kryeni aktivitete gjatë orëve të natës, për shembull. Kafeja do t’ju ndihmojë gjithashtu të qëndroni në detyrë dhe t’ju mbajë zgjuar.

Kafeja do t’ju japë një nxitje të menjëhershme.

Çaji është një pije që përmban kafeinë dhe L-theanine. Theanina do t’ju ndihmojë të relaksoheni, pasi kafeina ndërvepron me receptorët e adenozinës në trurin tonë dhe zvogëlon ndjenjën e lodhjes.

Duke marrë parasysh që përqendrimet më të larta të kafeinës në gjak mund të shfaqen vetëm 15 minuta pas pirjes së saj, bëhet e qartë pse kafeja është e vetmja pije që jep energji të menjëhershme.

Kafeja mund t’ju ndihmojë me humbjen e peshës.

Ka studime që sugjerojnë se konsumimi i kafesë lidhet me nivele më të ulëta të yndyrës, veçanërisht te meshkujt. Studimet e kryera në kafshë gjithashtu treguan të njëjtin rezultat. Një studim tjetër interesant tregon se acidi klorogjenik është një substancë e fuqishme për uljen e peshës trupore, duke konfirmuar kështu se kafeja është një zgjedhje interesante për ata prej nesh që mund të kërkojnë një figurë më të hollë.

Kafeja mund të ulë mundësinë e zhvillimit të diabetit.

Një studim tregoi se kafeina do të ulë mundësinë e prekjes nga diabeti . Vetëm 3 filxhanë kafe në ditë do të çojnë në një ulje të rrezikut prej 42% të sëmundjes, gjë që është mjaft interesante. Në një studim tjetër, kafeja me kafeinë tregoi një ndikim në zvogëlimin e shanseve të zhvillimit të diabetit të tipit I.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING