Aktualitet
Marrëveshja për emigrantët, Scholz: Shqipëria së shpejti në BE
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët është çështje mes dy qeverive. Në kongresin e Socialistëve të mbajtur në Malaga në Spanjë, ai tha se nuk dëshiron që të ndërhyjë në marrëdhëniet mes dy vendeve, ndërsa shtoi se Gjermania po e ndjek me kujdes paktin e Melonit me Tiranën.
‘Mendoj se duhet pasur parasysh se nga këndvështrimi ynë, Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian. Ajo që ka rëndësi në Evropë është të korrigjohen gjërat që nuk kanë shkuar mirë, të krijohet një mekanizëm solidariteti dhe që vendet mos të përpiqen të kapërcejnë të vetëm sfidat”, tha Scholz.
Sipas Scholz, migrimi i parregullt, duhet të reduktohet dhe do të bëhen nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me vendet jashtë Bashkimit Evropian. Siç ndodh tani, për shembull, me Turqinë dhe mund të ketë edhe vende të tjera.
Por kryetarja e Partisë Demokratike në Itali, Elly Schlein, e cilësoi marrëveshjen si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe Kushtetutës”.
Sakaq nënkryetarja e parlamentit të BE-së Katerina Barleu, anëtare e rëndësishme e partisë Social-demokrate në Gjermani tha se: “Të kontraktosh menaxhimin e emigrantëve nuk është gjithmonë e gabuar, varet nga situatat”.
Në dhomat e kongresit u zhvillua edhe një takim dypalësh mes Barley dhe Schlein, i cili megjithatë duket se nuk i afroi delegacionet.
Por, partitë Socialiste Evropiane mbajtën pozicione të ndryshme në lidhje me marrëveshjen. Megjithëse nga Malaga, presidenti i Partisë Socialiste Evropiane, i sapo rizgjedhur, ish-kryeministri suedez Stefan Löfven kritikoi marrëveshjen midis Italisë dhe Shqipërisë, duke shpjeguar se nuk është zgjidhje për politikat e migracionit.
“Migracioni duhet të menaxhohet duke përdorur një kornizë progresive. Ne duhet të promovojmë shtigje gjithëpërfshirëse, duhet të gjejmë mënyra për ta bërë atë një fitore për shoqëritë tona dhe për emigrantët, ky është modeli që propozojnë socialistët. Jo si qeveria e ekstremit të djathtë në Itali që dëshiron t’i transferojë kërkesat për azil Shqipërisë. Nuk është një model progresiv”, Stefan.
Marrë dhe përkthyer nga La Repubblica
Aktualitet
Axhami: Filozofia Zogiste në kohë moderne, nën moton “Atdheu mbi të gjitha”
Aktualitet
Vdekja e mistershme e të moshuarve në Dropull, lirohen personat e shoqëruar në polici
Ditën e sotme, u përcollën në banesën e fundit, dy të moshuarit që u gjetën të vdekur dhe me shenja dhune në banesën e tyre. Të afërmit e ardhur nga Greqia dhe bashkëfshatarët në Bodrisht të Dropullit i dhanë lamtumirën e fundit Kosta Ilia, 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe.
Lidhur me ngjarjen e rëndë, e cila vijon ende e pazbardhur, policia ka shoqëruar mbi 10 persona. Ndërkohë pasi kanë dhënë deklarimet e tyre, personat e shoqëruar janë lënë të lirë. Disa pista hetimi janë ngritur për vdekjen e tyre, ku deri tani, nga policia dhe prokuroria është lënë në hije pista e një grabitje të mundshme. Kjo pasi edhe pensioni që i moshuari kishte marrë pak ditë më parë në Greqi iu gjet në portofol. Gjithashtu është hedhur poshtë dhe versioni se çifti mund të ketë vrarë njëri- tjetrin.
Kryefamiljari i cili kishte marrë një plagë në kokë kishte ndërruar jetë në oborrin e shtëpisë ndërsa pak metra larg tij, në brendësi të banesës u gjet e vdekur edhe bashkëshortja gjithashtu me shenja dhune në trup. Sipas policisë të moshuarit u goditën me mjete të forta rrethanore por burime thanë se në vendngjarje nuk është gjetur asnjë mjet i tillë. Për zbardhjen e ngjarjes së rëndë, grupi hetimor është rikthyer sërish në banesën e të moshuarve. Ekspertët kriminalist janë në pritje të ekzaminimeve të disa provave materiale të marra në brendësi të banesës së çiftit të viktimave.
Aktualitet
E pazakontë/ Mjeti përplas biçikletën, motorin, makinën, këmbësorin dhe përfundon në lavazh
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar këtë të premte në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me Unazën e qytetit të Durrësit.
Mësohet se një automjet, i cili po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.
Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një biçiklist, një këmbësor, një motor dhe një automjet të parkuar, për t’u përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.
Burime bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjet kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të policisë, të cilët teksa kanë rrethuar vendin e aksidentit deri në përfundim të hetimit, po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.
Aktualitet
Ndalimi i tregtisë me Izraelin/ Erdogan: 9.5 mld dollarë më pak, për ne nuk ndryshojnë gjë
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka reaguar pas vendimit të qeverisë së Turqisë për të ndaluar tregtinë me Izraelin. Ai tha se tashmë është koha për të vepruar dhe se durimi kishte përfunduar.
Sipas Erdogan opozita në Turqi shfrytëzoi faktin që qeveria nuk ndërmori masa kundër Izraelit dhe e përdori diçka të tillë për zgjedhjet në vend.
“Zhvillimet e fundit në operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza nuk janë të pranueshme. Kjo është arsyeja pse ne besojmë se ishte e nevojshme të ndërmerreshin këtë hap. Ne prisnim të shihnim qetësimin e situatës përpara se të merrnim këto masa, por opozita e shfrytëzoi këtë për të na sulmuar Pasi të kenë përfunduar zgjedhjet, ne kalojmë te veprimet dhe faktet”, tha Erdogan.
Ndalimi i importeve dhe eksporteve do të vazhdojë derisa të ketë një armëpushim dhe të garantohet aksesi i popullatës në ndihma humanitare.
“Ndërmjet 40 dhe 45 mijë civilë të pafajshëm u vranë me bashkëpunimin e Perëndimit dhe në veçanti të Amerikës. Tani durimi ka mbaruar dhe ne kemi marrë këtë masë. Tregtia me Izraelin ishte 9.5 miliardë dollarë, për ne nuk ndryshon asgjë hiqni dorë, dera është e mbyllur”, përsëriti Erdogan.
Aktualitet
Vrasja e të moshuarve në Dropull, shoqërohen 9 banorë në Komisariat, çfarë gjeti policia
9 banorë të fshatit Bodrishtë dhe një bari shtegëtar të imëtash janë shoqëruar nga policia e Gjirokastrës, nën cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin ndaj dy të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia bashkëshortë mes tyre.
Deri tani të shoqëruarit janë banorë që jetonin në afërsi të banesës së çiftit, persona me të cilët mund të kenë pasur debate për kufijtë e pronës si dhe bariu që nuk është banor i fshatit, por që mendohet se mund të ketë qenë në rrugën para banesës në momentin e krimit e që dyshohet se ka dijeni për të.
Policia gjithashtu ka gjetur një levë hekuri në pjesë e pasme të banesës objekt që është marrë në konsideratë në cilësinë e provës pasi dyshohet se të moshuarit kanë marrë goditje nga i njëjti objekt, burri në pjesën anësore të kokës dhe gruaja në pjesën e shpinës. Goditjet sipas ekspertëve kanë qenë vdekjeprurrëse sepse janë shkaktuar nga një mjet i fortë.
Hetuesit janë duke pritur analizat e ADN-së për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen dhe identifikimin e autorit të këtij krimi.
-
Kosova20 hours ago
Serbia merr shansin nga KiE, tani ka shumë më tepër pasiguri për Kosovën
-
Pinknews7 hours ago
Çmenduri/ Romeo dhe Erjola të lidhur bashkë? Graciano plas skandalin
-
Bota10 hours ago
Shoferin e zuri gjumi në timon/ Raportohet për 2 të vdekur dhe 34 pasagjerë të lënduar
-
Bota7 hours ago
Çnjerëzore/19-vjeçarja lind foshnjen në tualetin e konviktit dhe e hedh në kosh
-
Pinknews7 hours ago
TRONDITET rrjeti/ Juli shokon Romeon: Kam bërë ALEANCË me Heidin
-
Pinknews11 hours ago
Tension mes Eglës dhe Rozës/ Agravon gati në përplasje fizike: Mos prek me dorë moj vajzë
-
Pinknews11 hours ago
“Tradhtare”/ Egla shpërthen ndaj akuzave të Romeos: Do më puthësh prapë duart
-
Kosova13 hours ago
DRIDHET Serbia, dy ngjarjet që shkaktojnë tërmetin apokaliptik