Connect with us

Politike

Meta ka rikujtuar 31-vjetorin e largimit të shqiptarëve

Ishte 8 gushti i vitit 1991, kur anija “Vlora” e cila u nis nga Durrësi me rreth 20 mijë shqiptarë në bord, u shfaq në portin e Barit.

Në bord kishte burra, gra dhe fëmijë të cilët prisnin për fatin e tyre midis dy brigjeve të Detit Adriatik.

Anija Vlora

Anija Vlora ishte një anije tregtare që mbante flamurin shqiptar. Më 7 gusht 1991, ajo sapo ishte kthyer nga Kuba, me një ngarkesë kallam sheqeri. Sapo mbërriti në Shqipëri ajo u mbush nga mijëra shqiptarë, që kërkuan të shkonin drejt Italisë. Destinacioni i parë ishte qyteti i Brindisit, e më pas u drejtua drej Barit.

Eksodi nëpërmjet anijes tregtare Vlora ishte episodi më i famshëm, por sigurisht jo i vetmi. Regjimi komunist në Shqipëri kishte izoluar vendin nga bota perëndimore, duke sjellë shtimin e varfërisë. Pas rënies së diktatorit Enver Hoxha, në vitin 1985, situata nuk u përmirësua, e kështu, falë ndikimit të stacioneve italiane, filluan lëvizjet e shqiptarëve për kërkimin e një të ardhmeje më të mirë.

Ish Presidenti Ilir Meta ka rikujtuar sot 31-vjetorin e largimit masiv të shqiptarëve drejt një jete më të mirë.

Meta shkruan se edhe pas 31 vitesh, 40 përqind e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë La Manshin, duke rrezikuar jetën e tyre, janë shqiptarë.

“Pas 31 viteve nga këto pamje tronditëse dhe emocionuese të 8 gushtit 1991, kur rreth 20 mijë shqiptarë në bordin e anijes “Vlora” nisën udhëtimin drejt lirisë, për një jetë të re dhe një të ardhme më të mirë, eksodi i shqiptarëve vijon dhimbshëm.

Edhe sot, 40 përqind e emigrantëve të paligjshëm që kalojnë La Manshin, duke rrezikuar jetën e tyre, janë shqiptarë.

Që drama e madhe e shpopullimit të marrë fund dhe shqiptarët të ankorojnë shpresën në Atdheun e tyre, duhet ndëshkuar kapja e shtetit, modeli korruptiv dhe kriminal që lë në varfëri shumicën e qytetarëve, për të pasuruar një pakicë.

Europa do ndërtohet në Shqipëri kur sovrani të marrë në dorë fatet e veta!

REFERENDUMI, kryefjala e angazhimit madhor të Partisë së Lirisë”, shkruan Meta në Facebook.

Politike

Dhëndri i Trump, projekt në ishullin e Sazanit/ Reagon Evi Kokalari

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar në lidhje me planin për të investuar në ishullin e Sazanit prej dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, që është përfolur ditët e fundit në media.

Koklari në një postim në rrjtet sociale akuzon opozitën që po hesht lidhur me këtë plan, ku sipas saj, kryeministri Rama ka blerë favore të tij politike.

Ajo vijon se edhe Berisha shpreson njësoj si Rama, pasi mendon për të hequr statusin e tij ‘Non ngrata’ nga SHBA-të.

“Humbja mbetet e popullit,”- shprehet Kokalari.

Postimi:

T’i vij turp opozites qe nuk ka ngritur zerin per ishullin e Sazanit. Ku jane protestat? Ky eshte korrupsion i hapur. Kjo eshte nje histori identike me ate te Charles McGonigal. Edi Rama, si gjithnje, ne kurriz te ketij populli, ka blere favoret e tij politike.

Opozita heshte! Heshte per te njejten arsye qe Rama po i ben temenat ‘investitorit strategjik’ te rradhes, sepse si Rama, dhe Berisha uron qe nese Grenell behet sekretare shteti, te marre favoret e veta, duke i hequr sanksionet ndaj vetes dhe familjes.

Humbja mbetet e popullit.

Idiotet e dobishem vazhdojne besoj poshte dritares dhe nuk kane asnje pyetje mbi kete korrupsion te hapur dhe nuk kane kellqe te pyesin kryetarin historik se pse po heshtin? Cfare ndotje!

Continue Reading

Politike

Deputeti i PS ironizon Oerd Bylykbashin

Komisionet hetimore janë kthyer në temë debati në emisionin “Now” në Euronews Albania, ku deputeti i PS-së Tonin Gogu është përplasur me kolegun e tij demokrat Oerd Bylykbashi.

Bylykbashi nuk ka kursyer ironitë ndaj Gogut.

Pjesë nga biseda:

Tonin Gogu: Mos ma zërë trafikun e mendimit. Parkoje që unë ta mbaroj

Bylykbashi: Normalisht duhet të punosh me gaz freksion

Tonin Gogu: Gazin e keni ju, freksionin e kemi ne, kështu që marshat i mbajmë ne. Portet e di gjithë bota që ka natyra të dyfishta.

Continue Reading

Politike

Begaj dekretoi ligjin për zonat e mbrojtura/ Bardhi: Prevalon interesi korruptiv i klientëve të Ramës

Përsëri sot Presidenti i Republikës humbi mundësinë të jetë shërbyes i interesit publik. Dekretimi prej tij i ligjit që shkatërron zonat e mbrojtura është tjetër provë se për Kreun e Shtetit në çdo rast prevalon interesi korruptiv i klientëve të Edi Ramës dhe jo interesi i qytetarëve shqiptar.

Kurrë në më shumë se 30 vjet Shqipëria nuk ka patur një President që nuk guxon të ngrihet në lartësinë e detyrës, si garant i Kushtetutës, ku përcaktohet se identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë.

Që nga emërimi në detyrë Presidenti i Republikës ka kthyer për rishqyrtim vetëm një ligj, që lidhej me interesat personale të tij. Ndërkohë një shumësi ligjesh, që prekin interesin e qytetarëve, që bien ndesh me Kushtetutën, ligje me porosi klienteliste apo korruptive, janë miratuar me kokën ulur nga Presidenti i Republikës, duke u vetëshpallur si degë e ekzekutivit dhe duke humbur rolin e tij kushtetues.

Shqipëria ka nevojë urgjente për rikthimin e balancës mes pushteteve, duke nxitur kontrollin e ndërsjellt mes tyre. Rikthimi i mekanizmave demokratike dhe mbrojtja e demokracisë është më i domosdoshëm se kurrë.

Continue Reading

Politike

U kundërshtua nga opozita, Begaj dekreton ligjin për “Zonat e Mbrojtura”

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për ‘Zonat e Mbrojtura’, i cili u votua në Kuvend më 22 shkurt vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa është kontestuar nga radhët e opozitës. (vijon)

Continue Reading

Politike

Bardhi padi shtesë në SPAK për çështjen e McGonigal: Të hetohet Edi Rama

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi ka depozituar në SPAK, një shtesë padie në lidhje me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal. Bardhi, nën cilësinë e tij si kallëzues i është drejtuar SPAK me një informacion shtesë, shoqëruar me të tjera dokumente, lidhur me këtë aferë, duke kërkuar hetimin e Edi Ramës dhe mbajtjen përgjegjës të kryeministrit.

Kujtojmë se MCGonigal është dënuar për shkelje të rëndë të besimit të publikut, lidhur me 225 mijë dollarë, që mori nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë kryeministrin Edi Rama.

Padia e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi:

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike

 

 

Tiranë, më 18.03.2024

NJOFTIM PËR SHTYP

Në vijim të komunikimeve të mëparshme lidhur me kallëzimin penal nr. 14, i vitit 2023, për të cilin është regjistruar procedimi penal lidhur me cështjen Edi Rama – McGonigal, sot Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike z. Gazment Bardhi, në cilësinë e tij si kallëzues, i është drejtuar SPAK me një informacion shtesë, shoqëruar me dokumente të reja, lidhur me këtë aferë të rëndë, duke kërkuar hetimin e Edi Ramës dhe mbajtjen e tij përgjegjës për aferën korruptive..

Në 20 Shtator 2023, Charles McGonigal pranoi fajësinë lidhur me të gjitha akt-akuzat, të cilat përfshinin, ndër të tjera, vizitat e tij në Shqipëri, takimet me kryeministrin Edi Rama dhe “mbajtjen e një marrëdhënie të vazhdueshme me të”. Në të dhënat shtesë të dorëzuara në SPAK dokumentohet se McGonigal jo vetëm nuk deklaroi marrjen e parave, por avancoi interesat e biznesit dhe gënjeu FBI-në për aktivitetin e tyre të përbashkët me Edi Ramën, duke fshehur kështu faktin që ai kishte konflikt interesi dhe interesa financiare private. Gjykata Federale e Ëashington-it dënoi ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal, për “shkelje të rëndë të besimit të publikut”, lidhur me 225 mijë dollarët që mori dhe mosdeklarimin e kontakteve me zyrtarë të Shqipërisë, përfshirë kryeministrin Edi Rama. Në vendimin e drejtesise amerikane thuhet shprehimisht se fakti që McGonigal kishte marrë para nga dikush që e kishte prezantuar me zyrtarë të huaj në Shqipëri “është një shkelje shumë serioze”.

Nga faktet dhe dokumentet e dorëzuara sot në SPAK del qartë se tashmë organet e drejtësisë amerikane, Prokuroria dhe Gjykata, kanë provuar përtej cdo dyshimi të arsyeshëm se shtetasi Edi Rama, me detyrë kryeministër i Shqipërisë, u përfshi në një marrëdhënie të paligjshme dhe korruptive me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, duke pasur për qëllim që Edi Rama të dëmtonte partinë e tij kundërshtare, Partinë Demokratike të Shqipërisë, dhe shtetasi Charles McGonigal të realizonte përfitime monetare dhe favorizime shtetërore për shërbimet e ofruara kryeministrit shqiptar.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING