Aktualitet
Meta letër Manastirliut: Përkeqësim i situatës nga COVID-19, rivlerësim tërësor i masave të marra
/ATSH/ Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër zyrtare ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, për dijeni Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku i ka kërkuar të bëhet një rivlerësim tërësor i situatës dhe masave të marra në raport me të, duke konsideruar edhe afrimin e stinës së ftohtë, një tjetër faktor rëndues.
Më tej, Meta, shprehet se “për sa i takon trajtimit, vërehet qartë se të dy strukturat e përcaktuara, spitalet COVID1 dhe COVID2 janë tepër të ngarkuara. Sa kapacitete spitalore dhe reanimatore janë vendosur në dispozicion të të sëmurëve Covid dhe sa në dispozicion të të sëmurëve të tjerë me sëmundje kronike ose jo, të cilët kanë vështirësi në marrjen e ndihmës mjekësore? A ka një plan koordinimi midis sistemit shëndetësor publik e atij privat për testimin, gjurmimin dhe kurimin sa më të mirë të pacientëve të prekur nga Covid-19?”.
Presidenti kërkon të dijë gjithashtu se çfarë masash janë marrë për sigurimin e vaksinës dhe për vaksinimin e popullsisë kundër Covid-19 dhe si mendohet të kryhen fazat e këtij vaksinimi menjëherë mbas daljes së vaksinës? A janë planifikuar në buxhetin e shtetit fonde të mjaftueshme për përballimin e pandemisë Covid-19, në rritje dhe pasojat e saj në shëndetin e popullsisë?.

