Aktualitet
Parashutisti rrëzohet në det, dy pushues i shpëtojnë jetën në momentet e fundit
Një incident i rrezikshëm është regjistruar në bregdet, ku një parashutist është rrëzuar në det gjatë tentativës për ulje, duke rrezikuar mbytjen.
Dy pushues që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes kanë reaguar menjëherë, duke u hedhur në ujë dhe notuar drejt tij. Ata kanë arritur ta nxjerrin në breg dhe t’i shpëtojnë jetën.
Pas nxjerrjes në breg, i dëmtuari ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor.
ktuali