Connect with us

Bota

Prodi: BE të integrojë sa më parë Shqipërinë e vendet e tjera, me këtë rast zgjidhet dhe çështja e kufijve

Ish-kryeministri italian Romano Prodi shprehet se Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet me integrimin e Ballkanit Perëndimor nëse do që të kapërcejë krizën e fortë politike që Evropa po kalon prej vitesh.

Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të përfshijë brenda tij Ballkanin Perëndimor së bashku me Shqipërinë për të vendosur një herë e mirë kufijtë përfundimtarë të këtij rajoni me Evropën.

Do ta përfundoja me zgjerimin, me Shqipërinë dhe me të gjithë vendet e ish-Jugosllavisë , duke vendosur kështu kufijtë përfundimtarë të Evropës. Përfundimi i zgjerimit është në fakt edhe elementi që do të na detyronte të ndryshonim funksionimin e institucioneve tona, për të cilat kemi aq shumë nevojë ”, është shprehur Prodi për mediat italiane.

Duke folur në një intervistë tek “Sette”, presidenti i parë i Komisionit Evropian rrëfeu edhe etapat që duhet të ndërmarrë Bashkimi Evropian përgjatë vitit 2022 për të dalë nga kriza që e ka përfshirë aktualisht.

Evropa është kaq e nevojshme, por ecën aq ngadalë, sa duhet të shpresojmë se gjithçka do të përfundojë për nipërit tanë ”, shpjegon ish-kreu i Partisë Demokratike në prezantimin e librit të tij të fundit “Imazhet që tregojnë Evropën”.

Prodi i cili gjendet gjithnjë më e larg politikës aktive italiane, pasi ka mohuar vazhdimisht rikthimin e tij, ai është gjithnjë e më pasionant dhe më afër politikës së jashtme.  Prodi shpjegon se përse Evropa prej kohësh nuk është më në qendër të botës.

Nuk e kam menduar kurrë që pozicioni mbrojtës mund të jetë gjithçka. Ose po ndërtojmë një minimum mbrojtjeje të përbashkët së bashku me politikën e jashtme evropiane, ose po tallemi nga të gjithë. Kur shoh se në Libi na kanë dëbuar po ashtu edhe nga dy vende, si Turqia dhe Rusia, jo të krahasueshme për nga madhësia dhe kapaciteti me Evropën, por ne na nevojitet një politikë e jashtme e përbashkët ”, ka theksuar ai.

Sipas tij, pa një politikë të jashtme të vërtetë dhe të përbashkët të jashtme, edhe mbrojtja bëhet e padobishme: nga Iraku e këtej, Prodi denoncon, “Evropa nuk ka pasur kohë që të bashkohet në drejtim të politikës së  jashtme. Ajo ka qenë gjithmonë e paaftë për të vepruar për shkak të votës unanime ”.

Sipas Prodit, Romano Prodit, dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Unioni e lejoi Evropën që në mes të pandemisë së Covidit të vinte dorën në zemër dhe të ndërmerrete një plan të madh solidariteti.

“Gjermania e ka kuptuar se pa Evropën nuk vlen asgjë. Prandaj, Franca, Italia dhe Spanja, së bashku me Gjermaninë, duhet të formojnë një bërthamë të fortë vendesh, të afta për të çuar përpara procesin e Bashkimit Evropian. Dhe shumë vende të tjera do të bashkohen menjëherë ”, shprehet Prodi.

Ai bën edhe një propozim të dytë. Sipas tij, është procesi i zgjerimit të mëtejshëm të kordonit të Bashkimit Evropian, siç është bërë në atë kohë nga vetë Prodi.

Për sa i përket Evropës Lindore, në rastin e Polonisë dhe Hungarisë Prodi thekson se ato janë probleme që lidhen me të kaluarën dhe sot nuk ekzistojnë më. “Unë isha president i Komisionit Evropian me 15 dhe 25 vende dhe nuk kishte asnjë ndryshim: Çështja ishte që unë merresha gjithmonë me vizionin divergjent të Britanisë së Madhe. Dhe Britania e Madhe nuk është një vend i Lindjes ”, ka komentuar Romano Prodi në “Sette”.

Bota

Britania në hapat e SHBA-së, miraton paketën më të madhe të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka zbuluar planet për të ofruar paketën më të madhe të ndihmës ushtarake britanike për Ukrainën. Kryeministri Rishi Sunak do të zbulojë zyrtarisht planin e ri të ndihmës kur të udhëtojë në Varshavë të martën për bisedime me homologun e tij polak, Donald Tusk.

Paketa vlerësohet në 617 milionë dollarë dhe do të përfshijë më shumë se 400 automjete, 60 varka dhe një numër të pazbuluar raketash me rreze të gjatë veprimi “Storm Shadow”, tha zyra e Sunak në një deklaratë , duke e quajtur atë “ndihmën më të madhe ndonjëherë” të municioneve”.

Njoftimi britanik erdhi pasi SHBA pritet të miratojë një paketë ushtarake dhe ndihme prej 61 miliardë dollarësh për Kievin në Senat pasi Dhoma e përfaqësuesve i dha miratimin e parë.

“Mbrojtja e Ukrainës kundër ambicieve brutale të Rusisë është jetike për sigurinë tonë dhe për të gjithë Evropën,” pohoi Sunak. “Nëse Putini lejohet të ketë sukses në këtë luftë agresioni, ai nuk do të ndalet në kufirin polak”, theksoi ai.

Continue Reading

Bota

Tronditëse/ Sulmohet nga dy qen pitbullë, vdes fëmija 15 muajsh

Një fëmijë 15 muajsh ka vdekur si pasojë e një sulmi nga dy qen pitbullë në Salereno të Italisë. Sipas raportimeve dy qentë ishin në pronësi të shoqes së nënës së fëmijës të cilët e kanë sulmuar teksa ai ishte në Kopshtin e shtëpisë.

Nëna ka tentuar të ndërhyjë, por edhe ajo është sulmuar. Megjithatë, nëna e viktimës është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu mjekët e ndihmës së shpejtë ndërhynë në vend dhe nuk mundën të bënin asgjë tjetër përveçse të konfirmonin vdekjen e fëmijës. ndësa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

Continue Reading

Bota

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Presidenti i Iranit kërcënon Izraelin: Nuk do të mbetet asgjë nga regjimi sionist nëse…

Një sulm izraelit në territorin iranian mund të ndryshojë rrënjësisht dinamikën e marrëdhënieve mes vendeve në rajon dhe të rezultojë që të mos mbetet asgjë nga “regjimi sionist”, citohet të ketë thënë presidenti iranian Ebrahim Raisi të martën nga agjencia e lajmeve IRNA.

Raisi filloi një vizitë treditore në Pakistan të hënën dhe është zotuar të rrisë tregtinë midis vendeve fqinje në 10 miliardë dollarë në vit.

Të premten, shpërthime u dëgjuan mbi qytetin iranian të Isfahanit në atë që burimet thanë se ishte një sulm izraelit , por Teherani e hodhi poshtë incidentin dhe tha se nuk kishte plane për hakmarrje.

Irani lëshoi ​​një breshëri raketash dhe dronësh në Izrael më 13 prill në atë që tha se ishte hakmarrje për sulmin e dyshuar vdekjeprurës të Izraelit në kompleksin e konsullatës së tij në Damask më 1 prill, por pothuajse të gjithë u rrëzuan.

Continue Reading

Bota

Skandal në burgun më të madh, rritet numri i gardianeve që bëjnë seks me të burgosurit

Burgu më i madh i Britanisë që hapi dyert në vitin 2017 u konsiderua si një model ku u shpenzuan 212 milionë paund për rehabilitimin e kriminelëve. Por vetëm 7 vite më vonë HMP Berwyn në Uellsin e Veriut ka fituar një reputacion shumë të ndryshëm, si epiqendra e një skandali seksual që përfshin Shërbimin e Burgjeve. Vitin e kaluar doli se jo më pak se 18 gra që punonin në super-burgun e kategorisë C për meshkuj të rritur, me një kapacitet prej 2100 personash, ishin shkarkuar ose dhanë dorëheqjen pasi kishin thyer rregullat për marrëdhëniet me të burgosurit.

Një nga rastet është ajo e oficeres në provë Ayshea Gunn, e cila shkëmbeu më shumë se 1200 telefonata, duke përfshirë thirrje me video, me të burgosurin Khuram Razaq. Madje, ajo futi kontrabandë në qelinë e tij një palë kapëse, të fshehura në sytjena. Gjithashu një kolege e saj oficerja Emily Watson kreu një akt seksual me një të burgosur në qelinë e tij, ditën e Krishtlindjes. Ka pasur një rritje alarmante në numrin e oficereve femra nga e gjithë Shërbimi i Burgut HM të shpallur fajtore për lidhje të paligjshme me të burgosurit.

Muajin e kaluar dy punonjëse femra të burgut u paraqitën në Gjykatën e Bolton Crown, të akuzuara për marrëdhënie të njëkohshme me të njëjtin të burgosur. Aleesha Bates, 30 vjeç dhe Jodie Wilkes, 27 vjeç shkëmbyen mijëra mesazhe me një të burgosur në një trekëndësh dashurie të paligjshme në HMP Buckley Hall, Rochdale.

Oficerja e burgut Bates ishte e para që filloi një marrëdhënie me një të burgosur për vepra të trafikut të drogës. Ajo ishte aq e magjepsur sa filloi të shkëmbente mesazhe me të dhe t’i dërgonte foto zhveshur. Madje planifikonte që pasi ai të lirohej të kishin një marrëdhënie së bashku. Marrëdhënia e dytë, me punonjësen e ndihmës operative Wilkes, doli në dritë në vitin 2020 kur në qelinë e të burgosurit u gjet një telefon kontrabandë që përmbante dhjetëra mesazhe.

Të dyja gratë pranuan sjellje të pahijshme në një zyrë publike, ku Bates u dënua me dy vjet e tetë muaj burg dhe Ëilkes u dënua me 12 muaj, e pezulluar për dy vjet. Në tre vitet deri në mars 2023, 31 punonjëse femra të burgut që punonin në burgjet e meshkujve u pushuan nga puna, duke përfshirë një që lindi fëmijën e të dashurit të saj të burgosur dhe një tjetër që kishte numrin e qelisë së tij tatuazh në kofshë.

Kjo është një rritje prej më shumë se 50 për qind ndaj 19 grave të pushuara nga puna në periudhën e mëparshme katërvjeçare dhe kjo shifër nuk përfshin incidentet e regjistruara në burgjet private, të drejtuara nga kompani si G4S, Serco dhe Sodexo. Pesë burra që punonin në burgjet e meshkujve dhe një ose dy gra që punonin në burgjet e grave, u pushuan nga puna për marrëdhënie të papërshtatshme gjatë së njëjtës periudhë.

Continue Reading

Bota

Erdogan hedh poshtë raportimet: Nuk ka asnjë shenjë se Hamasi mund të zhvendoset nga Katari

Presidenti turk thotë se nuk mendon se grupi palestinez Hamas do të largohet nga Katari, ku janë vendosur disa nga liderët e tij politikë.

Rexhep Tajip Erdogan, i cili i bëri komentet para gazetarëve ndërsa kthehej nga një vizitë në Irak, tha se nuk kishte dëgjuar asnjë shenjë se Katari dëshironte që grupi t’i jepte fund pranisë së byrosë së tij politike në Doha.

“Ajo që është e rëndësishme nuk është se ku janë udhëheqësit e Hamasit, por situata në Gaza,” tha Erdogan.

“Sinqeriteti që ata, pra Katari dhe Hamasi kanë mes tyre, qëndrimi i tyre ndaj tyre, ka qenë gjithmonë si një anëtar i familjes. Në periudhën e ardhshme, absolutisht nuk mendoj se është e mundur që ata të ndryshojnë këtë qasje”, tha Erdogan.

 

 

Presidenti turk u pyet për këtë çështje pasi disa raportime mediatike sugjeruan se Hamasi mund të largohej nga vendi i Gjirit, por Majed al-Ansari, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, tha sot nuk ka asnjë arsye për t’i dhënë fund pranisë së zyrës së Hamasit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING