Aktualitet
Profesor Nikolla Sudar merr Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës
Në vlerësim të kontributit të çmuar për hapjen e Muzeut Historik të Shijakut, falë studimit, dokumentimit dhe botimit të vlerave të rralla të traditave të kësaj treve, si dhe për veprimtarinë e spikatur në dekada, si historian, publicist dhe përkthyes, pata kënaqësinë të çmoj Nikolla Sudar, me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.
I lindur dhe i rritur me dashurinë për qytetin e tij Shijakun, në një familje të nderuar me tradita atdhetare e me origjinë malazeze, Nikolla Sudar, për gati 55 vjet ka punuar me përkushtim e pasion për nxjerrjen në dritë të historikut të kësaj treve, nga lashtësia deri në ditët e sotme, aktivitet jetësor për të cilin i jemi thellësisht mirënjohës.
Sikundër i jemi falenderues për përkthimin e shumë veprave të mëdha të letërsisë botërore, që mjeshtërisht i ka sjellë në gjuhën shqipe.
Urime dhe sa më shumë vepra të reja dhe të suksesshme në të ardhmen!
Ceremonia e dekorimit