Connect with us

Aktualitet

Protesta/ Berisha mbledh demokratët para Kryeministrisë, blindohet selia e qeverisë

•Shqiptarët priten ti bashkohen sot protestës së thirrur nga opozita në orën 12:00 para selisë qeveritare me kërkesën për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. •Protesta pritet të jetë masive pasi të gjitha strukturat janë vënë në lëvizje për të siguruar një pjesëmarrje sa më të lartë përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. •Disa nga protestuesit mbërritën dje në Tiranë • Një grup me 200 persona është caktuar që të merret për mbarëvajtje e protestës. •Grumbullimi i qytetarëve do të bëhet në sheshin “Skënderbej”, por pjesa me madhe e tyre do të jenë para selisë së PD-së, të cilët do të shoqërojnë kreun demokrat Sali Berisha drejt selisë së Kryeministrisë. •Dera e Kryeministrisë është blinduar me veshje metalike. •FNSH dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës ditën e sotme, që pritet të nisë sot. •Mbi 1000 efektivë do të jenë gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës së të shtunës të thirrur nga opozita. •Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e këtij tubimi uniformat blu kanë njoftuar se prej orës 10:00 të mëngjesit të sotem do të devijohet trafiku në akset që lidhen me Bulevardin Dëshmorët e kombit ku do zhvillohet protesta.

ME FOTO- Pak orë para protestës, Policia merr masa: efektivë me maska kundra gazit lotsjellës, shtyllat lyhen me graso, kamerat ‘gati’ për filmim

Protesta e opozitës/ Berisha mbledh demokratët para

Tirana

TIRANË– Efektivët e policisë që janë angazhuar për të ruajtur rendin dhe sigurinë në protestën e sotme të thirrur nga opozita, janë pothuajse të gjithë me maska kundër gazit lotjsjellës.

Protesta e opozitës/ Berisha mbledh demokratët para

Në shtyllat e bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ janë instaluar kamera. Por shtyllat mësohet se janë lyer me graso me qëllim që të pengojnë ngjitjen e protestuesve për dëmtimin e këtyre kamerave.

Protesta e opozitës/ Berisha mbledh demokratët para

Sot, 1500 efektivë të policisë së shtetit do të jenë në terren, e nga ora 12:00 që nis protesta do të jetë i bllokuar Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe të gjitha drejtimet që lidhen me bllokun e rrugës së Elbasanit. Rrugët ku nuk do të lejohet parkimi i automjeteve nga ora 06:00 dhe do të bllokohet qarkullimi nga ora 10:00 janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Protesta nuk ka një limit kohor se kur do të mbarojë pasi PD e Berishës thotë se do e përcaktojnë vetë qytetarët. Protestuesit fillimisht do të mblidhen tek selia e Partisë Demokratike, në sheshi ‘Skëndërbej’ dhe atë Nënë Tereza dhe më pas do të zhvendosen para kryeministrisë. Sipas organizatorëve, në shesh do të jenë rreth 100 mijë qytetarë. Ndërkohë një ditë më parë u blindua godinës së kryeministrisë, dhe Kryesia e Kuvendit.

18 MINUTA ME PARE

FOTO- Protesta e Berishës, Rama merr masa, blindohet kryeministria

Protesta e opozitës/ Berisha mbledh demokratët para

Kryeministria

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër për mbrojtjen e institucionit që ai drejton. Nga dita e djeshme e deri më sot, kanë nisur punimet për blindimin e kryeministrisë, për shkak të protestës së thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha. Sot, 1500 efektivë të policisë së shtetit do të jenë në terren, e nga ora 12:00 që nis protesta do të jetë i bllokuar Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe të gjitha drejtimet që lidhen me bllokun e rrugës së Elbasanit.

Rrugët ku nuk do të lejohet parkimi i automjeteve nga ora 06:00 dhe do të bllokohet qarkullimi nga ora 10:00 janë:

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Protesta nuk ka një limit kohor se kur do të mbarojë pasi PD e Berishës thotë se do e përcaktojnë vetë qytetarët. Protestuesit fillimisht do të mblidhen tek selia e Partisë Demokratike, në sheshi ‘Skëndërbej’ dhe atë Nënë Tereza dhe më pas do të zhvendosen para kryeministrisë. Sipas organizatorëve, në shesh do të jenë rreth 100 mijë qytetarë. Ndërkohë një ditë më parë u blindua godinës së kryeministrisë, dhe Kryesia e Kuvendit.

22 MINUTA ME PARE

Protesta e opozitës/ Organizatorët në Gramsh: Do nisemi me makina private, shoferët e autobusëve s’pranojnë se gjobiten

Protesta e opozitës/ Berisha mbledh demokratët para

Proteste

TIRANË– Në protestën e thirrur nga opozita, ku kryefjalë e tyre është largimi nga pushteti i kryeministrit Rama, nga rrethi i Gramshit sipas kreut të Partisë Demokratike, Kodhel Çala, tubimit do i bashkohen 100 demokratë. Transportimi i protestuesve do të bëhet me rreth 25 autovetura, por jo në autokolonë apo me pankarta e flamuj.

Ai tha se shoferët e autobusëve nuk kanë pranuar që të transportojnë drejt Tiranës, protestuesit, pasi kanë frikë nga gjobat e policisë.

Ne vetë nuk kemi mundësi financiare që të paguajmë autobus dhe e dyta, shoferët e autobusëve nuk mund të na vijnë, pasi ndëshkohen me gjoba të mëdha nga policia e qarkullimit Elbasan. Kujtojmë faktin se unë si kreu i PD jam gjobitur me mjetin tim si taksist se perse po merrja pjesë në protestë.”, tha ai.

Kreu i Partisë së Lirisë, dega Gramsh, Admirim Kala deklaroi se në protestë do marrin pjesë 50-60 simpatizantë edhe qytetarë të thjeshtë.

Sot PD zhvillon proteste para kryeministrisë. 1500 efektivë të policisë së shtetit do të jenë në terren, nga ora 12:00 që nis protesta, e derisa të përfundojë. Për pasojë do të jetë i bllokuar Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe të gjitha drejtimet që lidhen me bllokun e rrugës së Elbasanit.

1 ORE ME PARE

PROTESTA/ Opozita sot në Bulevard, këto janë rrugët që do të bllokohen për disa orë

Protesta e opozitës/ Berisha mbledh demokratët para

Sheshi

TIRANË– Partia Demokratike do të dalë sot në mesditë në Bulevard për të protestuar kundër qeverisë Rama. Për këtë arsye, disa rrugë të kryeqytetit do të jenë të bllokuara për qarkullim.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë bën të ditur se, duke filluar nga ora 06:00 e ditës së sotme nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, në rrugët; Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Po ashtu, njoftohet se në këto rrugë do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, nga ora 10:00 e deri në përfundim të tubimit. Qytetarëve u bëhet thirrje që të shmangin akset e përmendura më sipër dhe të përdorin rrugë alternative.

Aktualitet

Të shtëna me armë në një bar në Pensilvani, 2 të vdekur dhe 7 të plagosur

Të shtëna me armë  janë raportuar në një bar në periferi të Pittsburgh, Pensilvani ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Policia tha se i është përgjigjur një kërkese për ndihmë në orët e para të mëngjesit në Ballers Hookah Lounge dhe Cigar Bar në Penn Hills.

Viktimat janë një burrë dhe një grua. Të plagosurit janë transportuar në spital, një prej të cilëve është në gjendje kritike për jetën.

Sipas informacioneve, ka nisur një sherr mes disa personave duke agravuar në përdorimin e armëve.

Ndërkohë policia ka arrestuar një të dyshuar.

Continue Reading

Aktualitet

Pse vriten gratë? Për dreq, njësoj si Alma në të njëjtin vend, në Bunë, në të njëjtën datë

Nga Monika Stafa

Dje pasdreke, një tjetër grua u hodh në lumë.

Në Bunë. Në Shkodër.

‘Fluturimi’ i Almës për të cilën kisha shkruar tamam në nisje të muajit maj, nuk e kish ulur pezmin e rëndë të dhimbjes po në atë anë të Bunës.

I njëjti dëshpërim.

I njëjti trishtim.

E njëjta përbuzje. E së njëjtës gjini. Në po të njëjtin vend.

Për dreq, në të njëjtën datë.

Po pse gratë vriten më së shumti?

Cila është ajo arsye jashtë detyrave të së përditshmes, kënaqësisë që të jep bashkësia, që u jep forcën e këtij veprimi kriminal ndaj jetës së tyre?

Përse ato mohojnë jetën para urtësisë së mendimit? Paqtësisë që të jep ulësia hyjnore?

Cili është ai çast që ua shkund arsyetimin duke bërë që zgjidhje dot mos të gjejnë? Dhe në fund përse gratë, ato që kanë rolin edukator kryesues në familje, veçanërisht ato, shkojnë drejt suicidit të pakthyeshëm?

Ne nuk duhet të harrojmë se çdo familje, çdo grua ashtu si dhe çdo burrë është pjesë e shtetit. Ndërsa ata vetë janë pjesë e familjes. E derisa të gjithë bashkë gëzojnë tipare dhe veçoritë e tyre përkatëse në raport me tërësinë, atëherë është e domosdoshme harmonizimi i edukimit të fëmijëve dhe i grave me formën e rregullimit shtetëror.

Sepse për të ndërtuar një shtet të mirë, është e rëndësishme që edhe gratë dhe fëmijët të bëhen të mirë.

Dhe kjo padyshim është shumë e rëndësishme sepse gratë përbëjnë gjysmën e njerëzve të lirë, kurse fëmijët do jene ata, që nesër do jenë anëtarët e kësaj bashkësie shtetërore.

Ndaj dhe kjo është vetëm një prej formave më të mira të rregullimit shtetëror.

A duhet t’i kemi ato më shumë në kujdes?

Continue Reading

Aktualitet

A solli Heidi një shembull të mirë këtë “BB”?/ Ja ç’thotë Ori Nebijaj

Në takimin e fundit të të gjithë banorëve të edicionit të tretë të “BBV”, pati debate të ashpra mes tyre. Shumica e banorëve komentuan dhe sjelljen e Heidit, pëe të cilën u shprehën se ka qenë e ftohtë dhe skuthe.

Sakaq, ndryshe nga mendimi i ish-banorëve ka qenë opinionistja Ori Nebijaj, e cila ka dedikuar disa rreshta për Heidin. Ajo u shpreh se Heidi ka dhënë një shembull të mirë në këtë edicion, nuk bëhej pjesë e fjalëve që mund të kritikohej por qëndori aty dhe nëse donte të argumentonte me inteligjencë një argument

“Unë absolutisht mendoj që Heidi ka dhënë një shembull të mirë në këtë BBV por mendoj që nuk e pati të vështirë. Mendoj se kjo ka qenë pjesë e nuhatjes dhe inteligjencës së saj që të luante pikërisht në rolin e mbrojtjes së polit pozitiv, që nuk sulmonte e para, që nuk denigronte, që nuk bëhej pjesë e fjalëve që mund të kritikohej por qëndori aty dhe nëse donte të argumentonte me inteligjencë një argument, e bënte përndryshe thjesht me një përtoj.

Nga ana tjetër, patjetër që e kishte luksin ta bënte këtë gjë pasi kishte edhe romancën që donte, s’donte e ndihmonte të ishte pjesë e situatave në shtëpi. Të qënurit finaliste në polin pozitiv, në nëj Big Brother që të gjithë luftuan fortë që të kapnin finalen, mendoj që ishte aq sa zgjuari, nuhatje edhe rrethanë”.- është shprehur Ori.

Continue Reading

Aktualitet

Matura 2024/ Nesër provimi i gjuhës së huaj, ministrja lë porositë: S’ka tolerancë nëse shkelet rregullorja

Një ditë përpara fillimit të provimeve të maturës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka vënë theksin tek zbatimi me përpikmëri i rregullores së Maturës Shtetërore.

Këtë ministrja e bëri me dije, gjatë një takimi që zhvilloi sot me monitoruesit që do të ndjekin nga afër provimet e maturës që do të nisin më 3 qershor me provimin e gjuhës së huaj. Më 10 qershor do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa më 18 qershor provimi i matematikës.

“Kemi një rregullore që duhet zbatuar nga të gjithë, që nga shkollat e deri në nivel kombëtar. Shpresoj të mos kemi parregullsi, por nuk do të ketë asnjë tolerancë për rastet që shkelin rregulloren. Nxënësit duhet të jenë të qetë dhe të sigurt gjatë këtij procesi provimesh,” theksoi Ministrja Manastirliu.

Manastirliu deklaroi se do të ketë një angazhim maksimal nga ana e punonjësve të arsimit, ndërsa kërkoi që procesi të jetë sa më transparentë.

Për mbarëvajtjen e procesit të provimeve do të jenë rreth 1900 administratorë, të cilët do të monitorojnë grupet e maturantëve.

“Në të gjithë Shqipërinë janë 144 qendra ku do të zhvillohen Provimet e Maturës, dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit do të monitorojë procesin me përfaqësues të deleguar, duke siguruar që çdo hap i procesit të garantojë transparencën e duhur. Do të angazhohen rreth 2900 mësues dhe punonjës të arsimit që do të jenë përgjegjës për mbarëvajtjen e provimit në çdo qendër provimi nga veriu në jug. Në provimet e maturës shtetërore do të marrin pjesë rreth 28 mijë nxënës, maturantë. Do të jenë 1900 administratorë provimi që monitorojnë grupe prej 15-20 nxënësish, 200 përgjegjës të administrimit, 250 administratorë të sekretimit, 290 përgjegjës për strukturat shkollore dhe mësues ndihmës për mbështetjen e nxënësve me aftësi të veçanta”, tha Manastirliu.

Continue Reading

Aktualitet

Media italiane: Vizitoni plazhet më të bukura në Shqipëri, nga Veriu në Jug

Cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri? Në fakt, vitet e fundit Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet kryesore turistike evropiane falë peizazheve, plazheve të mrekullueshme dhe çmimeve të lira, shkruan Valentina Todaro në një artikull të botuar në të përditshmen italiane tag.24.

Vendi ka pamje nga Mesdheu dhe kufizohet si nga Joni ashtu edhe nga Adriatiku dhe mbi të gjitha është shumë afër Italisë, gjë që e bën këtë shtet një zgjedhje të vlefshme për pushimet e ardhshme të turistëve italianë.

Më poshtë kemi renditur disa nga plazhet më të bukura në të gjithë Shqipërinë nga Veriu në Jug

Cilat janë plazhet më të bukura në Shqipëri: mrekullitë e veriut

Plazhet në pjesën veriore të Shqipërisë, të cilat kryesisht kanë pamje nga deti Adriatik, priren të jenë me rërë dhe me ujëra të cekët. Prandaj, zona është e përkryer për pushime me familjen dhe fëmijët.

Përveç detit, ka edhe laguna dhe ekosisteme natyrore dhe për këtë zona është shumë e dashur edhe nga alpinistët dhe adhururesit e gjelbërimit.

Një nga plazhet më të njohura në veri të Shqipërisë është padyshim Plazhi i Velipojës i vendosur në pikën më veriore të vendit jo shumë larg qytetit të Shkodrës.

Ky, është në fakt një nga destinacionet e preferuara për adhuruesit e detit.

Plazhi shtrihet në një sipërfaqe rreth 14 kilometra në bregun e Adriatikut dhe i gjithi karakterizohet nga rëra shumë e imët dhe e pasur me jod.

Ky është gjithashtu vendi i përsosur për ata që duan të praktikojnë sporte ujore si kanoe apo kajak.

Gjithashtu, në zonën veriore të vendit ndidhet Plazhi i Shëngjinit, i cili është gjithashtu me rërë dhe i përshtatshëm për pushime me familjen.

Këtu do të gjeni diell të paktën 300 ditë në vit dhe një kuzhinë tipike vendase të shkëlqyer.

Në veri të Shëngjinit, përballë kodrave të Rencit, ndodhet plazhi i mrekullueshëm i quajtur “Rana e Hedhun”.

Këtu mund të gjeni hapësira rëre të mbrojtura mirë nga erërat tipike të zonës.

Nëse e doni detin e pastër dhe rërën e imët, plazhi ideal për ju me siguri do të jetë ai i Gjirit të Lalzit në veri të Durrësit.

Ky në fakt konsiderohet si një nga plazhet më tërheqës në bregdetin shqiptar të Adriatikut, i rrethuar nga një pyll i dendur me pisha, dhe është vendi i duhur për ata që duan të pushojnë buzë detit.

Plazhi është vetëm 25 kilometra nga kryeqyteti, Tirana dhe është lehtësisht i aksesueshëm me transport publik.

Së fundi, një nga plazhet e fundit në Shqipërinë e Veriut për t’u vizituar është Vlora. Është porti i dytë më i madh në vend dhe një nga qendrat e turizmit shqiptar.

Plazhi është i pajisur dhe ofron shumë lehtësira turistike, sidomos për shkak të vendndodhjes së tij, pasi ndodhet mes plazheve të gjirit të Vlorës dhe portit të Orikumit.

Plazhet e Shqipërisë së Jugut

Bregdeti Jon i Shqipërisë është gjithashtu plot me peizazhe magjepsëse dhe plazhe që të lënë pa frymë.

Në këtë pjesë të vendit mund të gjeni male me pamje nga deti, natyrë të pacënuar dhe ujë të pastër kristal.

Kjo është arsyeja pse prej disa vitesh kjo zonë është bërë më turistike në vend.

Plazhi i parë në pjesën jugore të Shqipërisë që duhet vizituar është Ksamili, i riemërtuar si Perla e Jonit.

Ky plazh i mrekullueshëm qëndron përballë ishullit të Korfuzit, disa kilometra larg kufirit me Greqinë.

Nga kjo pikë është vërtet e lehtë për të arritur në Sarandë, e konsideruar si shumë e ngjashme me Rimini, në Itali për të kaluar mbrëmjet me argëtim dhe muzikë.

Aty ndodhet edhe peizazhi i mrekullueshëm i Karaburunit, një plazh mahnitës që ofron gjithmonë kënde të reja të fshehura falë limaneve të tij të shumtë.

Ai ndodhet pranë bregut që rrethon Vlorën dhe është i njohur për rërën e bardhë me guralecë dhe ujin e pastër kristal të detit.

Nëse jeni në pjesën e detit Jon, mos humbisni Porto Palermon, një gadishull i vogël në krye të një fortese, të ndërtuar nga Ali Pasha i Tepelenës gjatë shekullit të XIX.

Ky plazh është vendi i përsosur për ata që e duan natyrën e egër dhe të pacënuar.

Megjithatë, nëse jeni në kërkim të jetës së natës dhe plazheve të mbushura me njerëz, vizitoni Plazhin e Dhërmiut, një nga më të famshmit në vend.

Këtu do të gjeni shumë vendas dhe shumë turistë të tërhequr nga ujërat e tij të mrekullueshëm dhe të pastra blu.

Së fundi, është Plazhi i Borshit, më i gjati në bregdetin shqiptar të Jonit.

Në fakt, ky plazh shtrihet në 3 kilometra vijë bregdetare dhe është vendi ideal për ata që duan të relaksohen.

Plazhi është i rrethuar nga një natyrë e përbërë kryesisht nga pemë ulliri dhe agrume.

Turistët që duan të bëjnë ecje mund të ndjekin rrugën përgjatë bregdetit, ndërsa ata që duan të zhyten në kulturën dhe historinë vendase mund të vizitojnë fshatin që ndodhet jo shumë larg detit.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING