Politike
PS ‘zëvendëson’ Marjana Koçekun, deputetja e Qarkut të Vlorës ulet në karrigen e saj
Deputetja Marjana Koçeku nuk ishte e pranishme në seancën plenare të kësaj të enjteje, pak ditë pasi njoftoi largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
Në sallën e Kuvendit u vu re se vendi që ajo mbante deri më tani ishte zënë nga deputetja socialiste e Vlorës, Briseida Çakërri.
Ndryshimi tërhoqi vëmendjen në sallë, ndërsa mungesa e Koçekut vjen në një moment kur largimi i saj nga PS ka qenë në qendër të zhvillimeve politike të ditëve të fundit
Edhe pse deputetja e Shkodrës nuk mori pjesë në seancë, lëvizja e vendeve në sallë u interpretua si një sinjal i qartë i distancimit të shumicës prej saj.