Politike
“Qëndron një gazetar i njohur”/ Fevziu dhe Rakipi aludojnë për “dorë të fshehtë” pas Spiropalit
Gazetarët Blendi Fevziu dhe Ylli Rakipi thonë se pas ideve dhe diskursit publik të Elisa Spiropalit, për zhvillimet në Partinë Socialiste, qëndron një koleg i tyre dhe të dy pretendojnë se e njohin, nisur dhe nga stili përmbajtësor i reagimeve.
Duke biseduar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ata kanë cekur edhe zhvillimet në PS, me revanshin që Elisa Spiropali ka ndërmarrë ndaj Edi Ramës dhe personave që i qëndrojnë pranë, duke theksuar se ajo është një politikane me ide.
Ylli Rakipi: Meqë e hape vetë, a mund të vijë edhe Elisa Spiropali në pushtet aty (në PS)?
Blendi Fevziu: Nuk besoj sepse do të kërkonte konsensur në parti edhe pse ka pakënaqësi. Edhe pse kam vërejtje për Spiropalin…
Ylli Rakipi: Ajo e shkretë, Skënderbe i ka thënë Ramës dhe ky Mamica…
Blendi Fevziu: Ajo ishte arrogante. Arroganca vjen ose nga inteligjenca superiore ose nga budallallëku. Kishte edhe Kadareja arrogancë por atij i vinte nga inteligjenca. Kur njeriu budallallepset… Megjithatë Spiropali po artikulon një sërë ideshë politike.
Ylli Rakipi: Edhe me ndihmën e inteligjencës artificiale…
Blendi Fevziu: Jo nuk besoj, kam një fotografi në kokë por nuk e them…
Ylli Rakipi: Eee një nga kolegët tanë!
Blendi Fevziu: Është stili i një njeriu që e njoh prej 40 vjetësh.
Ylli Rakipi: Po po, kolegu ynë.
Blendi Fevziu: Por Spiropali nuk është e paformuar.
Megjithatë, pavarësisht aludimeve apo pretendimeve, asnjë nga të dy gazetarët nuk e tregoi me emër se kush qëndron, sipas tyre, pas Elisa Spiropalit, kryesisht në dorën që bën reagimet në rrjetet sociale.