Connect with us

Politike

“Rama ka pushtet absolut”, Topi: Opozita është në ditën e saj më të zezë

Ish-presidenti Bamir Topi i ftuar në një emision televiziv foli për kaosin në Kuvend dhe situatën e opozitës.

Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama ka pushtet absolut, madje mbi Parlamentin, ndërsa për opozitën tha se është në ditën e saj më të zezë.

Në lidhje me kaosin në Parlament, ish-presidenti tha se është kthyer në një vend ku vetëm rrihen.

Si e keni parë aksionin opozitar parlamentar?

 

 

Topi: Duhet të jem i drejtpërdrejtë. E ndjek Parlamentin për shkak të inercisë së profesionit, jo për të parë një debat politik. Për të parë një Parlament ku respektohen rregullat. Shoh një Parlament që është zhytur në një anomali, nuk e kam fjalën vetëm për kaosin. Ky është një parlament që vetëm rrihen.

A ka të drejtë opozita…

Përgjigje nuk mund të jepet në mënyrë të përgjithshme. Ka një pushtet absolut të kryeministri aktual në jetën politike në Shqipëri që koncentrohet në jetën parlamentare. Si verifikohet? Ai nuk i nënshtrohet një rregulli, ai është i detyruar të shkojë në Parlament. Kjo tregon se ai ka pushtet mbi Parlamentin. Kur them prani në Parlament, nuk them vetëm për atë fizike. Funksioni i kryeministrit në Parlamente mungon.

Ky mbi reagim nga opozita është se nuk plotësohen pretendimet e tyre apo ka një faktor të shtuar, ato të SPAK?

Topi: Për mua është kjo e dyta. Prej vitesh shohim një opozitë inekzistente të painetersuar. Kur vjen një proces Berisha e çon fluksin e tij atje ku ai luan më mirë dhe të kamuflohet më mirë. E çon në fushën e tij, e cila është politika. Ka qenë kauza por u desh dhe akuza.

Do të arrihet diku nga ana e opozitës?

Topi: Nëse ne do i kthehemi intervistave më parë, unë e kam vendosur diagnozën time. Pra, si historia e reklamës ‘ka më të mirë, por ju më të mirë se ne nuk keni parë’. E thashë në sesnin që është dhënë një parashikim shumë i fortë për opozitën këtu në studion tuaj. Do thoni ju ‘aq shumë ju shqetëson opozita?’. Unë se kam parë si një strukturë në interes të dikujt, por në interes të vendit. Kemi sot një mazhorancë arrogante që ka mbyllur duart për këdo. Mënyra e sjelljes është diktatoriale. Demokracia bëhet përmes ligjeve, institucioneve. Gjatë katër viteve, zotëri në fjalë vetëm rrit presionin dhe bëhet zvarranik 2 javët e fundit. Kërkon vota. Opozita është në ditën më të zezë për veten. Sila është shpresa për atë që e sheh me shumë admirim politikën? Është ajo që, atë që nuk e gjen dot të te qeveria, kërkon ta gjesh te opozita.

Është më tepër një arrogancë e mazhorancës apo pretekst i opozitës?

Topi: Janë të dyja. Sipas Kushtetutës, njihet e drejta jo vetëm e opozitës, por edhe e 35 deputetëve që mund të jenë edhe të mazhorancës. Këtë instrument tenton ta shfrytëzojë opozita.

Politike

Premton Meta: Unë do t’i jap fund korrupsionit në administratë

Partia e Lirisë (ish-LSI e famshme) publikoi të martën 5 prioritetet e kësaj force politike, të cilat synojnë sigurinë e të ardhmes së shqiptarëve në vendin e tyre.

Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kryesisë tha se “Qëllimi ynë, është  të çlirojmë administratën nga korrupsioni dhe nepotizmi”.

“Të gjithë e dimë se dhe bebeja porsa lind, nuk ka vetëm atë 50 mijë lekëshin, por ka 4 mijë e 600 euro borxh për të paguar, që është dyfishi para se të vinte Rilindja në pushtet”, tha Meta.

Meta foli për nepotizimin.  Duke e cilësuar situatën si “katastrofë” ai tha se 500 raste janë vetëm në dogana dhe tatime.

Ai tha se qëllimi final i programit të Partisë së lirisë është Shqipëria fuqi eksportuese. “Të investohet fuqishëm për kualifikimin e fuqisë punëtore dhe përjashtimin e mjeteve e prodhimit nga detyrimet fiskale, pra gjithçka për ta kthyer vendin në fuqi eksportuese”, tha zoti Meta gjatë fjalës së tij në mbledhjen e kryesisë.

Deklarata e tij erdhi në të njëjtën ditë kur shumica socialiste propozoi ndërmarrjen e një cikli të ri reformash të thella të cilat do të duhet të kenë në fokus mirëqeverisjen, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit.

Kryeministri Rama e vuri theksin te nevoja e përmirësimeve të thella në funksionimin e institucioneve, dhe veçanërisht në krijimin e mekanizmave dhe filtrave për të parandaluar korrupsionin. Një fenomen, i cili sipas tij, vijon të mbetet shqetësues, pavarësisht përpjekjeve të mëdha, siç u shpreh ai, që janë bërë për ta luftuar atë.

Continue Reading

Politike

Akuzat ndaj SPAK, Dashamir Shehi: Ata që ankohen kanë probleme me drejtësinë

Situata politike në vend kohët e fundit ka qenë e tensionuar, këtë e tregojnë përplasjet në Kuvend, protestat te Bashkia apo edhe debatet për sa i përket Reformës në Drejtësi.

Akuzat për SPAK nuk kanë munguar nga ana e opozitës e cila pretendon se ky organ i drejtësisë vepron me standard të dyfishtë.

Në një intervistë për Klan News, kreu i LZHK, Dashamir Shehi shprehet se ka shumë tema problematike në vend që duhet të hetohen, por kjo gjë kërkon kohë.

“Unë nuk pres që çështjet e politikës t’i zgjidhin prokurorët në Shqipëri, por gjithsesi një lloj drejtësie do të bëhet në këtë vend, se gjithë ky abuzim i madh dhe askush nuk është dënuar deri më sot, kjo nuk vazhdon kështu më, se në fund të fundit për çfarë u bë kjo reformë. Për të patur rezultat pas 10-15 vjetëve? U bë pikërisht që të ketë një vendimmarrje të paktën për disa nga temat e mëdha, problemet e mëdha, korrupsionet e mëdha që kanë dalë,” thotë Shehi.

“Unë them që gjysma e opozitës është për ta mbështetur SPAK-un, unë i kam dëgjuar edhe këta zotërinjtë, edhe këto Bardhin, që së paku zyrtarisht thonë se e mbështesin. Ky është SPAK-u, kjo është drejtësia jonë, nuk është perfekte por për herë të parë po lëviz diçka. Tani këta që ankohen sigurisht që kanë disa probleme me drejtësinë, ai që s’ka unë them se nuk ka pse të ankohet e të trembet duhet të jetë i qetë, gjykoj unë. Kështu që unë them t’i lemë të bëjnë punën e vetë, a ka janë këta më të mirët, a janë këta më të zotët, koha do ta tregojë,” përfundon kreu i LZHK.

Continue Reading

Politike

Veto s’ka më në BE, Beleri ka mbaruar/ Braçe tregon mesazhin më 12 maj në Athinë

Më 12 maj kryeministri Edi Rama nis turin në Europë për të takuar shqiptarët e diasporës në kuadër të rienergjizimit të Partisë Socialiste dhe përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës. Turi nis në Athinë. Po kush është mesazhi i këtij takimi?

“Rama bën shumë mirë që takon shqiptarët jashtë Shqipërisë. Thelbi i takimi të Ramës në Greqi nuk është Beleri por mesazhi për shqiptarët atje, Kthehuni! Më mirë këtu në shtëpinë e tyre e nuk kanë shpenzime sesa atje matanë. Ky turi është i rëndësishëm për të treguar Shqipërinë e re. Shqipëria që nderohet nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa Shqipëria ekonomike ka nevojë për ata njerëz.

Sa të marrim njerëz nga vendet aziatike… thirrja në fillim duhet të shkojë për shqiptarët. Këtu mund ta gjejnë veten më mirë. Nota politike për Belerin? Atje e keni mendjen? Po lërë ai ka mbaruar. Veto nuk ka më. Veton nuk ja theu zoti Rama, veton ia theu Gjermania dhe Franca. Dhe do t’u thyhet vetoja sa herë të jetë e padrejtë politike, për nevoja të brendshme atje, kështu kanë për t’ia thyer veton dhe kanë për t’ia thyer ata, europianët jo ne. Kanë për t’ia thyer në çdo rast. Kështu që as më ndikon fare ajo lloj gjëje,-është shprehur Braçe

Continue Reading

Politike

BE sërish “shuplakë” Greqisë: Është çështje dypalëshe! Të mos pengohet anëtarësimi i Shqipërisë

Komisioni Evropian shpreson se Maqedonia e Veriut do të fillojë bisedimet e anëtarësimit me BE-në sa më shpejt të jetë e mundur dhe, duke iu referuar mosmarrëveshjeve dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe Shqipërisë dhe Greqisë, përsëriti qëndrimin se këto mosmarrëveshje dypalëshe nuk duhet të vonojnë procesin e anëtarësimit.

Zëdhënësja e Komisionit Ana Pisonero i ritheksoi këto qëndrime të Komisionit në një konferencë për media të martën, kur u pyet, në mënyrë të tërthortë, për burgosjen e Fredi Belerit dhe nëse Komisioni e sheh atë si një çështje rreptësisht dypalëshe apo që duhet të shqetësojë edhe BE-në.

Pisonero nuk pranoi të komentojë për çështjen Beleri, duke thënë se Komisioni nuk komenton çështjet gjyqësore në pritje.

Ajo iu referua gjithashtu kërkesës së Bullgarisë që Maqedonia e Veriut të njohë ekzistencën e një pakice bullgare në kushtetutën e saj. Ajo tha se qeveria aktuale është e përkushtuar për ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë së Veriut.

Continue Reading

Politike

Mesazhet e Ramës për zyrtarët e korruptuar, Milo: Mund të ndodhemi para një arrestimi tjetër…

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, mesazhet e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e sotme me kabinetin qeverisës dhe grupin parlamentar socialist, për zyrtarët e korruptuar, i cilësoi si parapritë për ndonjë arrestim tjetër të bujshëm në radhët e eksponentëve socialistë.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se mesazhet e kreut të qeverisë nuk janë të reja, pasi janë përsëritur herë pas here qëndrime të tilla lidhur me luftën kundër korrupsionit, por edhe në radhët e Partisë Socialiste.

Sipas tij, sot u artikuluan me një theks më të veçantë, por nuk sheh ndonjë risi ose fenomen që nuk është identifikuar më parë  dhe se tema qendrore ishte lufta kundër korrupsionit e cila është marrë dhe rimarrë disa herë nga Edi Rama.

“Tema është rimarrë sidomos gjatë muajve të fundit kur eksponentë të veçantë socialistë janë paraqitur para drejtësisë për të dhënë llogari për veprimtaritë e tyre korruptive.

Nuk kemi ndonjë element të ri që të sillte deklarata kaq të forta.

Është një fjalim i mirëmenduar për tu thënë sot, por që vjen si rrjedhojë e akumulimit të një numri akuzash që janë bërë ndaj eksponentëve të veçantë të Partisë Socialiste dhe qeverisë.

Ka gjetur momentin tani për ti artikuluar më me forcë, pasi mund të ndodhemi para ndonjë arrestimi tjetër të ndonjë eksponenti të PS, mund të ndodhemi përpara ndonjë shpërthimi tjetër korruptiv të qeverisë socialiste.

Kryeministri Rama patjetër që ka informacione të klasifikuara, se për shkak të detyrës informohet për informacione sekrete.

Është i pari mes të gjithëve në piramidën qeveritare që ka të drejtën të njihet, jam i sigurt që ka informacione të klasifikuara që i jepen nga shërbimet sekrete dhe agjencitë qeveritare që kanë për detyrë të luftojnë korrupsionin.

Është ende herët për të parë se cilin do ketë në fokus SPAK në radhën e qeverisë, apo eksponentë të Partisë Socialiste.

Nuk e përjashtoj mundësinë që mund të ketë dhe mendoj se do ketë, por se cili emër i përveçëm do jetë para togave të drejtësisë, e kam të vështirë se nuk dua të paragjykoj”, deklaroi Milo.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING