Connect with us

Politike

‘Rama mbjell frikë’, Bardhi: Në kulla pastrohen para

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, në fjalën e tij përpara protestuesve deklaroi se Shqipëria sot është e zhytur në korrupsion dhe krim. Bardhi tha se Edi Rama po mbjell krim dhe frikë dhe për opozitën. Ai shtoi se me qytetarët përkrah, opozita do ia dalë që të vijë në pushtet dhe të bëjë një vend më të mirë.

Bardhi theksoi se në kullat e Tiranës në fakt pastrohen para. Ai shtoi se afera e inceneratorëve dhe të tjera skandale e kanë nxirë këtë qeveri, që sipas tij, është kundër çdo qytetari.

“Ne sot kemi me vete vullnetin tuaj për të fituar. Ju këtu jeni pasuria më e madhe që ka Shqipëria, që nuk dorëzoheni dhe frymëzoni mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Liria në këtë shesh ka emrin e secilit prej jush. Ne duam të bëjmë më të mirën për Shqipërinë. Ne jemi bërë bashkë si e vetmja mundësi për t’u përballur me të keqen. Edi Rama mbjell vetëm korrupsion dhe varfëri. Rama ka përdorur çdo mekanizëm që të mbjellë frikë. Ne nuk kemi frikë, ne do të përballemi, ne nuk dorëzohemi. Vendi është në varfëri. Shqipëria është kthyer në një parcelë të madhe, duke varfëruar pjesën dërrmuese të shqiptarëve. Kullat janë pastrim parash, afera e inceneratorëve  na tregoi sa e korruptuar është kjo qeveri. Por ka rrugëdalje nga gjendja ku ndodhet sot Shqipëria. Ne jemi ndryshe dhe Shqipëria do të bëhet vend i mundësive”, deklaroi Bardhi.

Fjala e plotë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi:

 

 

Sot në këtë shesh liria ka emrin e secilit prej jush.

Ne jemi sot këtu për të thënë se nuk dorëzohemi!

Se nuk e falim lirinë tonë!

Se refuzojmë një demokraci fasadë!

Ne duam të ndërtojmë një shtet që respekton dhe nuk shkel të drejtat e qytetarëve! Që nuk ushtron pushtetin për të blerë, përçarë dhe shpërbërë opozitën!

Ne duam një qeveri që punon për të pasuruar shqiptarët dhe jo pushtetarët! Duam një qeveri të përkushtuar ndaj rinisë, jo të lidhur kokë e këmbë me krimin dhe oligarkët, që kanë zhdukur ekonominë e lirë, sipërmarrrjen e ndershme, që sjell zhvillim të vërtetë!

Sot, ne vërtetë jemi në opozitë. Vërtetë kemi kaluar momente të vështira, ndonjëherë jo të denja për të qenë në lartësinë tuaj, të dashur demokratë dhe qytetarë! Por ne sot kemi me vete pasurinë më të madhe që mund të ketë një forcë politike opozitare: ne kemi me vete kurajon tuaj! Kemi dinjitetin tuaj! Kemi dëshirën tuaj për të luftuar dhe vullnetin tuaj për të fituar!

Ju të gjithë ketu jeni pasuria më e madhe që ka Shqipëria! Që mbani gjallë frymën e lirisë! Që nuk dorëzoheni! Që frymëzoni me qindra e mijëra shqiptarë të tjerë brenda dhe jashtë vendit! Sot, të gjithë shqiptarët e ndershëm janë krah jush me mendje e zemër! Ata që nuk janë këtu, ju shohin, ju mbështesin dhe duan të jenë si ju!

Ju ishit arsyeja dhe frymëzimi ynë për t’u bashkuar dhe jam krenar që ia dolëm të gjithë bashkë të bëjmë më të mirën për Partinë Demokratike! Për opozitën! Për shqiptarët dhe Shqipërinë!

Sot ne jemi bërë të gjithë bashkë, si e vetmja rrugë, si e vetmja mundësi për t’u përballur me të keqen. Në këto 10 vite ne e kemi provuar se e keqja e vendit ka emrin e kryeministrit të Shqipërisë, aleatit kryesor të krimit, që po shkatërron para syve tanë të ardhmen e fëmijëve dhe familjeve shqiptare, të ardhmen e vendit.

Përtej fasadës, përtej propagandës së qeverisë, janë dy botë të ndryshme, të destinuara të qëndrojmë përballë njëra-tjetës.

Njëra është bota juaj, bota jonë, bota e njerëzve të lirë të këtij vendi që nuk dorëzohen! Që duan ndryshimin, që e duan Shqipërinë një vend të zhvilluar, vendin e mundësive të barabarta për të gjithë.

Përballë nesh qëndron Edi Rama në botën e tij, që mbjell vetëm korrupsion, krim, varfëri, pabarazi, shpopullim.

Më këto 10 vjet, Edi Rama ka përdorur metoda antidemokratike për të qendruar në pushtet, për të përhapur frikë, për të shuar zërin e protestës. Por ju sot jeni prova më e madhe se ai ka dështuar. Ne nuk kemi frikë! Ne dimë dhe duam të përballemi. Kjo është një luftë e pabarabartë, por ne nuk dorëzohemi! Sepse ne nuk i dorëzojmë lirinë tonë as Edi Ramës, as askujt!

1/4 e shqiptarëve jetojnë nën kufirin e varfërisë.

Gati gjysma e popullsisë rrezikon të jetë e varfër.

Ata që kanë një punë të mirë, po mbyten me taksa.

Në një dekadë, Shqipëria është kthyer në një parcelë të madhe që i shërben pasurimit të pak njerëzve, të lidhur me pushtetin. Pasurimit të padrejtë, me korrupsion, me zhvatjen e pasurive kombëtare, duke varfëruar pjesën tjetër.

Vendi ynë po jeton në ketë kaos të madh, pa asnjë perspektivë të mirë. Nuk janë kullat ato që na tregojnë sa mirë jemi. Shumë prej tyre janë pastrim parash të krimit të organizuar dhe korrupsionit, me ortakë të fshehur nga qeveria.

Afera skandaloze e incineratorëve na tregoi se sa e korruptuar është kjo qeveri. Se asgjë nuk ecën përpara, nëse nuk bëhen pjesë e fitimit Edi Rama apo Erion Veliaj.

Me korrupsionin e tyre, ata zhbëjnë çdo ditë mundësitë për rininë. Zhbëjnë shpresat e prindërve për fëmijët.

Zhbëjnë ëndrrat për rritjen e mirëqenies së çdo familje që jeton me punë të ndershme.

A duhet ne të rrime kokëulur dhe të pranojmë fatin që Edi Rama shkruan për ne?

Kurrë!

Prania juaj sot është mesazhi më i mirë për çdo shqiptar! Me kokën lart të gjithë! Ne reagojmë! Ne nuk nënshtrohemi! Ne refuzojmë padrejtësitë! Ne refuzojmë të bëhemi fasadë e pushtetit të Edi Ramës! Prandaj ne po luftojmë pa u dorëzuar!

Reagimi juaj sot është lajmi më i mirë për çdo shqiptar! Është shpresa se gjërat mund të ndryshojnë dhe do të ndryshojnë. Vetëm Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar është përgjigja për ëndrrat, për shpresat për aspiratat e shqiptarëve!

Të dashur qytetarë!

Bashkimi ynë i sotëm na jep kurajo për të përmirësuar veten, për të forcuar opozitën, për t’u bërë forca udhëheqëse e vendit me besimin e shumicës absolute të shqiptarëve.

Është vetëm në dorën tonë, në dorën e mijëra të tjerëve që do dëshironin të ishin sot këtu me ju, që Shqipëria të ndryshojë, është vetëm në dorën tonë që të rikthejmë shpresën që gjërat mund të bëhen më mirë.

Me ju dhe mijëra të tjerë si ju ne do t’ia dalim.

Të gjithë bashkë, kështu si sot, ne duhet të trokasim në çdo derë, në çdo zemër shqiptari për t’i shpjeguar se ka një rrugëdalje nga gjendja ku është sot Shqipëria.

Për t’u thënë që ne ne jemi ndryshe nga Edi Rama, nga Erion Veliaj, nga Ilir Beqaj,  nga Saimir Tahiri, jemi  ndryshe nga Arben Ahmetaj dhe nga çdo pushtetar që vjedh zgjedhjet për të vjedhur e varfëruar shqiptarët!

Ne duam të jetojmë në një Shqipëri demokratike, që u përket qytetarëve dhe jo pushtetatëve. Që nuk sundohet nga krimi dhe për llogari të krimit. Që nuk mbahet në këmbë nga pastrimi i parave të punëve të pista, por nga puna e ndershme e njerëzve si ju. Për ne projekti “Shëipëria si gjithë Europa” nuk është thjesht një sllogan, por është projekti i të ardhmes së shqiptarëve. Është rruga, ku së bashku, do të çojmë Shqipërinë!

Faleminderit nga zemra!

Politike

Pas telefonatës Rama-Rishi Sunak, vjen në Tiranë ministri i Jashtëm, Lord Cameron

Ish-kryeministri britanik David Cameron, tashmë sekretar shteti për çështjet e jashtme në qeverinë e kryeministrit Rishi Sunak,  pritet të vizitojë Tiranën.

Kjo vizitë e Lord Cameron parashikohet të zhvillohet në 22 Maj nëse nuk do të ketë ndryshim agjende në varësi të zhvillimeve në Britaninë e Madhe.

Në fokus të vizitës nuk është ndonjë çështje specifike, por vijimi i mbështetjes Britanike për vendin tonë.

Njëkohësisht, tregon rikthimin e vëmendjes pas Brexit për Ballkanin Perëndimor nga Britania e Madhe. Disa ditë më parë, kryeministri Rama pati një bisedë telefonike me homologun Rishi Sunak, i vënë nën presion nga opinioni publik dhe të tijtë brenda Partisë Konservatore për kalimet e Lamanshit me gomone të emigrantëve ilegal.

Muhamed Veliu: Disa muaj më parë ju zhvilluat një takim në Romë me kryeministren Meloni dhe kryeministrin Rishi Sunak. Javën e kaluar, 10 Downing Street njoftoi se ju kishit zhvilluar një telefonatë me kryeministrin Rishi Sunak. A ka një dëshirë nga Britania e Madhe për ta përsëritur atë marrëveshje të suksesshme që Shqipëria bëri me Italinë në favor të zgjidhjes së problemit të emigracionit që ata kanë në Britaninë e Madhe?

Kryeministri Edi Rama: Në raport me Shqipërinë?

Muhamed Veliu: Po, në raport me Shqipërinë?

Kryeministri Edi Rama: Ka pasur një shprehje dëshire nga ana e Britanisë së Madhe e jo vetëm, edhe e disa vendeve të tjera lidhur me këtë dhe jo pas por edhe përpara se të ndodhte marrëveshja jonë me Italinë, por përgjigja ime ka qenë e prere “Jo” dhe mbetet e prerë “Jo”. Italia është një histori tjetër dhe është një realitet tjetër në tablonë e marrëdhënieve tona miqësore dhe marrëdhënieve tona ndërkombëtare kështu që i kam shpjeguar të gjitha arsyet pse Italia ha bukë veç.

Në Tiranë, Lord Cameron pritet të vlerësojë, koordinimin me Ministrinë e Punëve të Brendshme në parandalimin e emigracionit ilegal dhe bashkëpunim e SPAK me NCA kundra krimit të organizuar.

Në 2022, mbërritën me gomone 13 mijë shqiptarë, kjo shifër ra me 90% gjatë 2023 ku shkuan vetëm 900 shqiptarë, ndërsa gjatë periudhës Janar-Prill 2024 hynë me gomone vetëm 20 shtetas shqiptarë.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, thotë se “në mënyrë që kjo  vizitë të mos mbetet vetëm në kuadrin e falenderimeve dhe vlerësimeve, është një mundësi e mirë për  Qeverinë  Shqiptare në të këmbëngulurin e shtimin  të vizave për punonjës sezonal dhe vizat e punës për shqiptarët. Emigracioni ilegal nuk mund të luftohet vetëm me dëbimet e përjavëshe cdo të enjte me charter Londër- Tiranë. të shqiptarëve pa dokumente në shtetin ishull”.

Continue Reading

Politike

‘Le ta lavdërojë kush të dojë’/ Berisha: Dumanin e kemi armikun më të egër

Sali Berisha ka përsëritur mbrëmjen e sotme akuzat e tij ndaj kryeprokurorit Altin Dumani. Berisha tha se ai lëshon fletë-arresti pasi njofton ata për të cilët lëshohet fletë-arresti, “t’ia mbathin në të katër anët”.

Gjatë fjalës së tij, ai e vuri theksin edhe tek skandali i sistemit TIMS. Sipas Berishës,”Malaveci i mori të dhënat e TIMS-it nga Taulant Krimi”.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Qytetarë dhe qytetare, dëgjoni çdo ditë se Zamani dhe Dumani lëshojnë fletë-arresti kallp, lëshojnë fletë-arresti pasi njofton ata për të cilët lëshohet fletë-arresti, t’ia mbathin në të katër anët. Nuk kishte akt më të turpshëm, më të shpifur se të njoftojë se lëshoi 50 fletë-arresti, në një kohë kur asnjë nga kriminelët nuk u arrestua.

Sepse fletë-arrestin Zamani i krimit e lëshoi pasi ata u larguan, u larguan, u njoftuan, ikën, e paguan e kështu me radhë.
Tallet me një komb të tërë ky faqezi që nuk ka nder as dinjitet. Kujt ia bën këto ky? Po e kemi armikun më të egër atë, le ta lavdërojë kush të dojë, është armik i shqiptarëve, armik i Shqipërisë.

Si ka mundësi qytetarë të dashur, që jeta juaj të kontrollohet nga kriminelë dhe trafikantë që Malaveci, ky kriminel i damkosur të ketë kontroll të plotë pa asnjë lidhje përveç krimit, mbi sistemin më sekret të të dhënave, TIMS-in?
Po pse kjo, kush ia dha? Ia dha Edi Rama, ia dha Taulant Krimi, ia dha Met Katrori, ia dhanë faqezinjtë e krimit, ia dhanë balozët e krimit, ia dha Ulsi Manja që mbajnë në punë këtë kriminel. Miqtë e mi, zyrat e këtij regjimi janë me armiqtë tuaj, me kriminelë të egër.

Si ka mundësi, që në postet më nevralgjike të drejtorisë së policisë, Bledar Çuçi, i nipi i kriminelit, xhelatit Gafurr, Edi Rama, Met Katrori punësoi 11 vetë pa certifikatë sigurie, pa asnjë kriter. Kriteri i vetëm, lidhjet me krimin. Që t’u kontrollojnë ju, që të mbajnë peng qytetarët e ndershëm, që t’u vjedhin pasuritë e tyre. Ndodh kjo në botë përveçse në Shqipëri? Ju në çdo zyrë keni armiq.

Continue Reading

Politike

A do të jetë Argita Malltezi pasardhësja e Berishës në politikë? Noka zbulon bisedën private

Që pas arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha, vajza e tij, Argita Malltezi ka filluar të jetë më e pranishme në skenën politike. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur noka, ditën e sotme ka folur në lidhje  me mundësinë që Argita Mallezi të marrë rolin e të atit Sali Berishë në politikë. Noka tha në “News 24”, se ai ka qenë ndër politikanët në radhët e demokratëve që i ka kërkuar të bijës së ish-kryeministrit të angazhohet me kohë të plotë.

Megjithatë ai u shpreh se ajo e ka refuzuar këtë kërkesë.

Çfarë simbolizon pjesëmarrja e Argita Malltezit në protestat e opozitës?

Noka: Argita Berisha është një demokrate që ka mbështetur historiksht çdo kauzë të partisë së saj Nuk ka ose duket çudi prezenca e saj në protesta. Unë kam qenë një nga politikanët e kësaj force që ia kam kërkuar angazhimin me kohë të plotë, por ajo e ka refuzuar. Megjithatë kontributi i saj është jashtëszakonisht i vlefshëm.

Sa gjasa ka të jetë pasardhëse e të atit pas vitit 2025?

Noka: Synimi ynë sot është të organizohemi, të mobilizohemi, të ngrihemi dhe të përballemi të rrëzojmë regjimin më korruptiv pas diktaturës. Pastaj gara për PD, ajo e ka një kryetar sot, kur mos të ketë do flasim. PD ka një kryetar. E kam thënë dhe e them, kam qenë i pari që i kam kërkuar që në 2013 një angazhim më të plotë të zonjës Malltezi në PD.

Do ishit dakord të ishte pasardhëse?

Noka: Për sa koh të jetë Sali Berisha kryetar unë nuk harxhoj kohë të diskutoj asgjë tjetër për kryetar

Continue Reading

Politike

‘Reagim ndaj një shpifësi të shpërfytyruar!’

Nga Sali Berisha

Reagim! Reagim ndaj një shpifësi të shpërfytyruar!

Sot Edi Rama nxori në treg shpifjen e rradhës. Sipas tij Sali Berisha nuk donte lirimin e të burgosurve politikë. Një shpifje të tillë banale nuk e ka nxjerrë nga goja njeri tjetër kurrë, përveç shpifësit të shpërfytyruar Edi Rama.

Në dhjetor të vitit 1990 në burgjet dhe kampet e Shqiperisë kishte mijëra e mijëra të burgosur dhe të internuar politik. Partia Demokrtatike në të gjitha protestat e saj në mbarë vendin doli me sloganin “Lironi vëllezërit tanë” dhe denoncoi në arenën ndërkombëtare mashtrimin e etërve të Edi Ramës se Shqipëria kishte vetëm 100 të burgosur politikë.

Me protestat dhe denoncimet e saj arriti t’i imponojë regjimit lirimin e të burgosurve politik të cilet nga burgjet dhe kampet u anëtarësuan në radhët e PD-së dhe u zgjodhën në të gjitha strukturat drejtuese të saja.

Shpifjet dhe trillimet e Edi Ramës dëshmojnë thjesht pafytyrësi. Por pavarësisht nga kjo i kërkoj atij nëse i ka mbetur ndonjë grimcë njerëzore në amoralitetin e tij, të denojë firmat prej xhelati të babait të tij biologjik, piktorit kriminel Kristaq Rama, për varjen publike të poetit disident Havzi Nela dhe ekzektutimin e qytetarëve të thjeshtë të pafajshëm si kundërshtarë të diktaturës hoxhiste.

Continue Reading

Politike

Haklaj: Meta ndihmoi Gruevskin të arratisej, e shoqëroi me makinë në Malin e Zi…

Azgan Haklaj anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, tha se Ilir Meta ka ndihmuar ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski që të arratisej nga vendi.

‘Meta shoqëroi me makinë Gruveskin në Malin e Zi. Ka takuar Gruveskin, s’ka siguruar dot azil politik.’- tha Haklaj.

Nikola Gruevski, është dënuar me burg në Maqedoninë e Veriut, por është strehuar nga kryeministri hungarez, Viktor Orban, në Hungari.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING