✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

KODI I RI PENAL/ BURGU ALTERNATIVA FUNDIT

Ka nisur prezantimi i paketës së re ligjore për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale. Ministri i Drejtësisë shpjegoi se tanimë prokurori duhet të dokumentojë edhe provat nw favor tw tw pandehurit dhe mbrojtja mund të hetojë. Sekuestrimi i celularëve do të kufizohet vetëm te të dhënat e përcaktuara nga gjykata.

“Teksti nuk është hermetik, është projekt për konsultim. Paraburgimi është pjesa më e dukshme e kësaj reforme, por jo e vetmja. Ne propozojmë që prokurori të ketë detyrimin ta dokumentojë dhe vërë provat në dispozicion të burgosurit. Mbrojtja të ketë të drejtën për të hetuar. Kush thirret si dëshmitar, duhet të gëzojë mbrojtjen e të dyshuarit. Sekuestrimi i telefonit personal do të japë akses vetëm në të dhënat që vendos gjykata. Prezumimi i pafajësisë duhet të mbrohet njësoj si liria e shtypit. Këto rregulla janë të njëjta për këdo që është duke u përballur me drejtësinë.”, tha ministri Gogu.

Rishikimi do të përfshijë masat e sigurimit, të drejtat e palëve gjatë hetimit dhe gjykimit, provat dhe mënyrën e administrimit të tyre, seancën paraprake, prezumimin e pafajësisë, publicitetin e seancave dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Rama: Për veprat me dënim nën 5 vite nuk do të ketë më arrest me burg

Kryeministri Edi Rama prezantoi ndryshimet e propozuara për masat e sigurisë në Kodin e Procedurës Penale, duke deklaruar se arresti me burg duhet të jetë alternativa e fundit. Sipas tij, për veprat penale që parashikojnë dënim maksimal nën 5 vjet nuk do të caktohet më arrest me burg, ndërsa gjykata duhet të shqyrtojë fillimisht masat më të buta dhe arrestin në shtëpi.

“Procesi penal duhet të nisë nga zona e lirisë dhe jo nga burgu si zanafillë. Gjykata duhet të nisë nga liria, të shqyrtojë masat më të buta, të vlerësojë arrestin në shtëpi dhe të arrijë te burgu vetëm kur çdo alternativë tjetër është e pamjaftueshme. Për veprat me dënim maksimal nën 5 vjet, nuk do të caktohet më arrest me burg. As heshtja e personit, as mospranimi i akuzës s’do të përdoren më si provë rrezikshmërie. Rreziku duhet të jetë konkret. Gjykata duhet të bëjë vlerësimin e pavarur dhe, nëse kopjon argumentet e prokurorit, vendimi bëhet i pavlefshëm dhe lind përgjegjësia disiplinore e gjykatësit. Sa herë caktohet arrestimi, gjykata duhet të vlerësojë edhe garancinë pasurore. Prokurori duhet t’i raportojë gjykatës nëse arsyet e masës vazhdojnë të ekzistojnë dhe t’i argumentojë ato”, tha Rama.

Advertisement