Connect with us

Sport

Redi Jupi: Na duhet Broja, në Europian është lojë tjetër

Shqipëria arriti një kualifikim historik për në Europianin e Gjermanisë në 2024, duke e mbyllur Grupin e në vendin e parë. Gjithsesi barazimi me Ishujt Faroe nuk e gëzoi aspak Redi Jupin, i cili e shikon si humbje. Sipas tij, kjo Kombëtare nuk është më e fortë se ajo e 2016-ës, duke parë dhe kundërshtarët që ka pasur përballë ekipi i De Biazit.

“Unë sot (dje) e pash kështu ndeshjen, që kjo është një humbje do na vlejë pak. Humbje, jo barazim. Një preformancë e dobët, jo e mirë. po të jemi inteligjentë dhe po ta marrim në sensin e duhur mund të na vlejë shumë. Unë kam idenë që kjo Kombëtare ka disa pika fikse dhe disa lojtarë që janë shumë të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshëm. Në opinionin tim janë 5 lojtarë, kurse të gjithë të tjerët janë në balotazh. Heq njërin, vendos tjetrin nuk është s’e bën ndonjë ndryshim. Këtë 5-she nuk do e them tani, por do e nxjerrim. Janë 5 lojtarë të cilët janë të nivelit të lartë, të cilët kur janë në ditë të mirë, kur funksionojnë siç duhet, neve na bëjnë një Kombëtare solide, e cila mund të përballet me këdo.

Sot (dje) kësaj 5-sheje nuk iu kërkua që të ishte në nivel. Ky është një ekip që më tërheq. Ka shumë pika pasimi. Lojtarë me koefidencë, të cilët dinë kur duhet ta mbajnë, ta pasojnë, t’i japin kohë skuadrës. kaq lojtarë bashkë në të njëjtën kohë, nuk i kemi pasur gjithmonë. Edhe në 2016 ajo skuadër kishte shumë pika pasimi dhe shumë lojtarë të rëndësishëm të cilët pa ata nuk do shkonim atje ku shkuam. Por këta kanë pasur me vete rezultate më bindëse, kanë pasur me vete mbase dhe kundërshtarë jo të parezistueshëm. E patë dhe ndeshjen e sotme, edhe një skuadër modeste si Ishujt Faroe dhe në momentin që ata luajtën ashtu siç duhet na vunë në vështirësi, mund edhe të na shënonin, kishte probleme për t’i marrë topin në momente të caktuara. Tani shpresoj të ketë qenë mungesa e motivimit për t’i bërë këto gjëra me patjetër. Të na shërbejë e gjithë kjo situatë. Unë mendoj që neve nuk jemi ata të mrekullueshmit që menduam në momente të caktuara. Edhe ato ndeshje që ne kemi luajtur mirë dhe kemi marrë tre pikët kemi pasur probleme brenda, por nuk mendoj që jemi dhe këta sot që të jemi të barabartë me Ishujt Faroe. Duhet të gjejmë pak balancat”, u shpreh Jupi në pjesën e parë të “Procesit Sportiv”.

Më pas ai shtoi: “Unë nuk jam dakord që kjo Kombëtare është më e fortë se ajo e 2016-ës. Është më e mirë, por kjo Kombëtare duhet akoma ta arrijë Kombëtaren e 2016-ës. Kombëtarja e 2016-ës ishte në një grup eliminator gati-gati të pamundur. Ne aty kemi pasur Portugalinë, e cila e mbylli me pikë të plota kësaj radhe. Serbia e 2016-ës në përfundim të kualifikueseve ishte një skuadër shumë e fortë, me lojtarë shumë të talentuar, por dhe ata kishin problemet e tyre, ato përplasje politike. Nuk ishte aq komod për UEFA-n dhe politikën europiane. Ishte dhe Danimarka mos të harrojmë, e cila nuk ishte në një moment mjaft të mirë, por qe një skuadër shumë e fortë. Kemi luajtur në një grup gati-gati të pamundur. Edhe me ndihma anësore, ne arritëm të kalonim.

Në eliminatoret e këtij sezoni kemi bërë shumë më mirë se në ato të 2016-ës, por duhen pasur parasysh dhe kundërshtarët që kemi pasur përballë. Ajo që arriti kjo Kombëtare dhe që arriti kjo është Europiani. Tre ndeshje në Europian të asaj skuadre, ishin perfekte të treja. Fituam me Rumaninë dhe bëmë dy ndeshje shumë të mira si me Zvicrën, si me Francën. Gjithmonë kemi pasur këto diskutime. Unë e di si kemi shkuar në Europian në 2016, por në ato tre ndeshje u legjitimua e gjithë ajo që u bë në eliminatore. Kanë qenë tre ndeshje të luajtur në mënyrë perfekte. Zvicra ishte një skuadër shumë e fortë, që në ato eliminatore mori 30 pikë. Unë jam i kënaqur dhe më pëlqen skuadra që është ndërtuar tani.

Silvinjo ka përfshirë në skuadër disa lojtarë shumë të rëndësishëm që nuk i kemi pasur përpara këtij edicioni. Bajrami dhe Asllani janë dy lojtarë të nivelit europian, të cilët ne nuk ditëm që t’i përfshinin më përpara. Asllani është një lojtar të cilin ne nuk e provuam më parë në këtë pozicion, përpara mbrojtjes, një lojtar në atë treshen e mesfushës. Është një lojtar i rëndësishëm që mund të konkurrojë me lojtarë të nivelit europian. Po ashtu Bajrami, ne zbuluam që është një lojtar shumë i shpejt dhe që godet shumë mirë. zbulimi i Mitaj që është një nga mbrojtësit e majtë më të mirë që ne kemi pasur. Portën që e kemi shumë të sigurt. Është Asani që ka qenë një zbulim shumë i madh i kësaj. Unë pres dhe Brojën. Kemi bërë shumë mirë në këtë eliminatore, por në Europian lojërat janë të tjera. Nuk janë më këta kundërshtarë, rritet niveli i të gjitha ndeshjeve. Dhe kur ndeshjet forcohen, duhet të kemi dhe lojtarë të nivelit europian.

Pra ne duhet të kemi Brojën pjesë të grupit. Duhet ta përfshijmë Balliun. Nuk kemi ne 23 lojtarë. Në 15-16 lojtarë i kemi të nivelit të mirë të cilët mund të konkurrojnë të futen në skuadër. Zgjedhjet janë të kollajta. Politikisht janë të vështira, për të mos prishur frymën e grupit” përfundoi Jupi.

Sport

‘Rrezikova të vdisja’, rrëfimi i Ylber Ramadanit: Më trajtuan si fëmija i presidentit

Ylber Ramadani ka kaluar momente të vështira për shkak të një problemi në qafë, që i shkaktoi vështirësi në frymëmarrje. Për DAZN lojtari i Kombëtares dhe Leçes ka thënë se gjendja ishte shumë serioze, teksa rrezikoi të vdiste.

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja”, përsërit Ramadani dy herë për DAZN Talks.

Më pas mesfushori i Kombëtares Shqiptare i falënderon të gjithë. “President, drejtor sportiv, trajner, klub ishin të gjithë pranë meje. Isha shumë i shqetësuar, por tani jam mirë. Për dhjetë ditë më shikonin sikur të isha fëmijë i presidentit apo drejtorit.”

Më 23 prill Leçe lëshoi ​​një komunikim zyrtar mjekësor.

Leçe njofton se futbollisti Ylber Ramadani pësoi një infeksion në qafë javën e kaluar i cili i shkaktoi vështirësi në frymëmarrje për disa ditë. Futbollisti iu nënshtrua menjëherë analizave dhe terapive të specializuara të cilat e lejuan të shmangte operacionin Deri më sot ai ka kapërcyer fazën akute dhe së shpejti do të jetë në dispozicion të trajnerit.”

 

Continue Reading

Sport

Partizani, Shehi para Skënderbeut: Futemi në fushë për fitore, kjo skuadër lufton deri në fund për trofeun

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, është shfaqur sot para mediave për konferencën para ndeshjes gjysmëfinale të “Final Four” ndaj Skënderbeut.

“Është e vërtete që nis një fazë e re, por fazë shumë e shkurtër prej 10 ditësh dhe vetëm dy ndeshje, të cilat vendosin shumë. Pas 36 javësh jemi munduar të freskonim pak skuadrën me disa minuta më pak në ndeshjen e fundit që në këtë periudhë të riaftësojmë dhe afrojmë me grupin Taipin e Carën që i janë bashkëngjitur pjesës tjetër të skuadrës. Skuadra është e plotë dhe e përqendruar për takimin e nesërm.

Kemi edhe një seancë të fundit stërvitore sot dhe aty do të vendosim përfundimisht se kush do ta nisë nga fillimi e kush jo. Pas seancës së sotme do e vendosim, edhe pse e kemi një ide. Pas saj do të vendoset 100%.

Me të gjitha skuadrat vijmë pas një përballje prej 4 herësh se kështu është formati. Me disa ke një bilanc pozitiv, me disa je aty-aty, apo me disa të tjera bilanci është negativ. Unë mendoj se në këtë fazë, cilado skuadër që futet, mund të ketë pretendimet e veta, çka e vështirëson shkallën e vlerësimit dhe përqendrimit, se një ndeshje është, nuk ka tjetër. Dhe në kuadrin e kësaj, ne do ta vlerësojmë Skënderbeun si skuadër që është renditur e katërta, ka objektivat e veta dhe është skuadër që do të kërkojmë ta mundim për të shkuar në finale.

 

 

Barazimi? Kur futesh në ndeshje të tillë, e shoh si ndeshje Kupe, me formatin e viteve më përpara, kur ke marrë rezultat të mirë në ndeshjen e parë në fushën e ekipit kundërshtar dhe kur kthehesh në shtëpinë tënde ke dy rezultate. Mendoj se nuk është se na favorizon shumë, por duhet ta kemi si pikë orientimi për të mos e humbur përqendrimin, që të mos e mendojmë në asnjë sekondë që kemi dy rezultate dhe kjo na ul pastaj dozën e përqendrimit, vlerësimit dhe motivimit se në futboll gjithçka ndodh dhe nuk ia lëmë asnjëherë asaj që edhe me barazim kalojmë.

Se për çfarë luan Skënderbeu, nuk më takon mua të flas, të ketë objektivat e veta dhe bëjë çfarë të dojë. Objektivi ynë i vetëm është që me 26 maj të shkojmë në finale.

Formulën e dinim që në fillim, mendoj se Partizani ka zhvilluar sezonin e dytë të mirë dhe mbi mesatare dhe shumë të mirë. Pse e them këtë? Sepse nëse vitin e kaluar e mbylli kampionatin me 67 pikë, këtë vit e mbyll me 64 pavarësisht se çfarë formule është. Dhe kjo tregon vazhdimësi, një qëndrueshmëri të skuadrës dhe mentalitet të mirë. Mendoj se në Shqipëri, nga eksperienca që kam unë, shumë pak skuadra mund ta bëjnë këtë, që të kenë një vazhdimësi dhe të mbyllin kampionatet vitin mbrapa me të njëjtën kuotë pikësh. Kjo tregon mentalitet dhe vazhdimësi, duhet të ngulmojmë për këtë pasi është shumë e rëndësishme në ngulitjen e mentalitetit dhe atë që duam ne, që skuadra jonë të jetë gjithmonë në majë të renditjes”, tha ndër të tjera Shehi.

Continue Reading

Sport

Juventus fiton Kupën e Italisë

ROMË – Juventusi mundi 0-1 Atalantën në ‘Olimpico’ për finalen e Kupës së Italisë dhe siguroi trofeun numër 15-të në këtë kompeticion, më shumë se gjithë skuadrat e tjera në Itali. Skuadra e Max Allegrit nuk del pa trofe këtë sezon, teksa bëri një lojë mbrojtëse, kjo edhe falë paraqitjes së mirë nga bergamaskët.

Ndeshja do niste malore për Atalantën që pësoi gol pas vetëm katër minutave lojë. Një aksion i bukur bëri që Vlahovic mos falte dhe me të djathtën kaloi “Zonjën” shumë shpejt në epërsi. Pas golit të pësuar Atalanta kontrolloi pothuajse shumicën e lojës, por pjesa e parë u mbyll me shumë raste.

Fraksioni i dytë i lojës nisi me Atalantën në kërkim të barazimit. Mbrojtja e bardhezinjve u tregua në nivelin e duhur duke mos pësuar, teksa Vlahovic gjeti rrjetën e dytë në minutën e 75.

Në këtë moment ‘në lojë’ u fut VAR, që për milimetra anuloi golin e dytë të serbit. Më pas Atalanta kishte mundësi me Lookman, që nga jashtë zone e stampoi topin në shtyllën e djathtë pingule të Perin, teska ‘Zonja’ ishte me fat.

Në kundërsulmin e radhës, Miretti ktheu “reston” dhe goditi shtyllën për Juven, ndërsa Berat Gjimshiti luajti 90 minuta dhe u ndëshkua me kartonin e verdhë. Notë 7.4 për kapitenin e Kombëtares që zhvilloi një paraqitje të mirë, por pa mundur të fitojë trofeun e parë me Atalantën. Gjatë minutave shtesë Max Allegri, trajneri i Juves “u tërbua” me arbitrin, teksa Maresca e dërgoi para kohe në dhomat e zhveshjes me karton të kuq.

Në fund të gjashtë minutave shtesë Juve siguron trofeun e 15-të në Kupën e Italisë, ndjekur nga Roma e Inter me nga nëntë të tillë. Atalanta e ka fituar këtë trofe një herë në vitin e largët 1963.

VIDEO E GOLIT (KLIKO)

Continue Reading

Sport

VIDEO / Taulant Xhaka nuk e duron provokimin kundërshtarit, e ndjek deri në zhveshtore

    

Mesfushori Taulant Xhaka s’e ka duruar provokimin e portierit kundërshtar, ku vendosi ta ndjek deri në zhveshtore e pastaj ndërhynë lojtarët për t’i ndarë.

Baseli mori një fitore të madhe 2:0 ndaj Lausenn-Sport, por pas pjesës së parë ndodhi një incident mes lojtarëve.

Kapiteni i Baselit Xhaka vrapoi nga gjysma e fushës në kabinë për t’u përleshur me portierin Jeremy Vachoux, i cili ngacmojë tifozët e skuadrës kundërshtare

Duke paë mënyrën si Xhaka iu afrua kundërshtarit, lojtarët e dy skuadrave reaguan menjëherë për t’i ndarë e qetësuar situatën.

 

Continue Reading

Sport

Manchester City mposht 0-2 Tottenhamin dhe ‘prek’ titullin e Premier League, Spurs zyrtarisht jashtë Champions League

Manchester City fitoi 0-2 kundër Tottenham në Londër edhe është me “një dorë” te titulli kampion për të katërtin vit radhazi në Premier League. Haaland me dopietë bëri që Tottenham zyrtarisht të jetë jashtë Champions League për edicionin e ri.

 

Në Londër ndeshja nisi me skuadrat të kujdesshme. Dueli i prapambetur për raundin e 34-t u zhbllokua nga Haaland në minutën e 51. Sulmuesi nuk gaboi pas asistit të De Bruyne dhe me portën e boshatisur nuk e kishte të vështirë të tundte rrjetën.

 

Në minutën e 69 City u detyrua të bënte një zëvendësim të detyruar, me portierin Ederson që doli i dëmtuar dhe vendin e tij e zuri Ortega. Pikërisht ky i fundit bëri heroin e “Qytetarëve” duke ndalur Son në një aksion “tek për tek”, me pritjen me këmbë që ishte deçizive në minutën e 85-të.

Në shtesën e parë sërish Haaland ktheu në gol një penallti të fituar nga Doku, duke bërë që pas javës së 37-të Man. City të rikthehet në krye të Premier League me 88 pikë, dy më shumë se Arsenali.

Do jetë e diela e 19 majit kur Premier League do zhvillojë javën e fundit të sezonit, atë të 38-të dhe Manchester City duhet të fitojë në shtëpi kundër West Ham për të mbrojtur titullin kampion, teksa Arsenal duhet të shpresojë në “një nder” nga West Ham dhe të fitojë kundër Everton për të fituar trofeun e Premier League. Dukshëm City është me “një dorë” te titulli kampion.

Nga Premier League zyrtarisht në Champions League për sezonin e ri do marrin pjesë ekipet e Man. Cityt, Arsenalit, Liverpoolit dhe Aston Villas.

Renditja e Premier League pas javës së 37-të:

Continue Reading
Advertisement

TRENDING