Connect with us

Aktualitet

Regjistroi pronën me dokumente false, ish-kreu i Kadastrës që u arrestua, djali i tezes së Kryemadhit

Ardian Kona, ish-drejtor i Kadastrës së Durrësit, u arrestua sot, pasi Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Ardian Kona, 52 vjeç, është djali i tezes së Monika Kryemadhit, deputete e PL-së, dhe ish-bashkëshortja e Ilir Metës, ish-Presidentit të Republikës.

Masa e sigurisë ndaj Ardian Konas është caktuar nga Gjykata e Durrësit, më datë 19.11.2024, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone, me dokumente false.

Kryemadhi në anën tjetër po hetohet nga SPAK, ndërsa ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Gjithashtu po me urdhër të SPAK janë sekuetsruar dy pasuri të Monika Kryemadhit.,

 

 

Policia gjyqësore ka ekzekutuar vendimin duke vendosur bllokimin e pasurive në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ndërsa janë njoftuar edhe pronaret e banesave Monika e Fatime Kryemadhi.

Deputetja e Partisë së Lirisë është nën hetim nga SPAK bashkë me ish-bashkëshortin Ilir Meta nën dyshimet për korrupsuon, pastrim parash e fshehje pasurie.

Advertisement