Connect with us

Bota

Romano Prodi sulmon Francën: Nuk e kam kuptuar kurrë pse bllokon Shqipërinë

Ish-kryeministri italian Romano Prodi ka folus së fundmi në lidhje me procesin e paqes në botë, duke u nisur nga roli i SHBA-së deri tek Fuqitë e Mëdha të Europës. Në një intervistë për Avvenire ,Prodi thotë se paqen e bëjnë të mëdhenjtë dhe në këtë pikë, roli i SHBA-së dhe Kinës është i pazëvendësueshëm.

“Mund të dukem monoton, por nuk dua të ndryshoj asnjë rrokje në atë që kam thënë që në fillim: nuk do të kishte mundësi pa një marrëveshje midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, dhe kështu është edhe sot. Ne duhet të pranojmë se mbreti është lakuriq dhe të kemi parasysh epërsinë amerikane dhe kineze në botë: paqen e bëjnë ata që janë në krye”, shprehet ai.

I pyetur se pse Europa nuk është në gjendje të favorizojë një proces paqeje dhe si të veprohet me shtetet “fqinje”, Prodi shprehet: Që nga viti 2002 kam insistuar në atë që e përcaktova si një “unazë e vendeve mike” për t’u krijuar me të gjitha shtetet fqinje, të cilat mund të negociojnë marrëveshje dypalëshe me Bashkimin, të ndryshme nga njëra-tjetra, për të rritur rolin e tyre individual në një politikë fqinjësie që garanton stabilitet. Evropa duhet të jetë e ndryshme nga fuqitë e tjera botërore pikërisht për shkak të diversitetit të historisë përmes së cilës jemi formuar, pasi kemi kaluar tashmë dy luftëra shumë tragjike. Kjo është arsyeja pse nuk e kuptoj pse Franca në të kaluarën e afërt ka bllokuar negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Sipas tij ekziston një “nyje franceze” në evoluimin e procesit evropian dhe me këtë ritëm Evropa në të ardhmen do të ketë një udhëheqës të vetëm: Gjermaninë.

Bota

“Kievi i ka mohuar Putinit qëllimin kryesor”/ Blinken: Ukrainasit nuk janë vetëm, SHBA do të qëndrojë pranë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka realizuar një vizitë të papritur në Ukrainë në mes të një ofensive të re ruse, nga ku ka theksuar se ukrainasit “nuk janë vetëm”.

“Shtetet e Bashkuara kanë qenë pranë jush që nga dita e parë. Ne jemi me ju sot dhe do të qëndrojmë pranë jush”, pohoi ai.

“Ju i keni mohuar Putinit qëllimin kryesor, fshirjen e Ukrainës nga harta”, tha Sekretari amerikan i Shtetit.

Ai shtoi se Ukraina gjithashtu ia doli të ndalojë sulmin e Rusisë ndaj Kievit.

 

 

“Ne do t’ia vështirësojmë punën Rusisë që t’ju godasë”, tha Blinken, duke shtuar se “koha është element thelbësor”.

Continue Reading

Bota

Aksident i rëndë në Florida, tetë të vdekur pas përplasjes së autobusit

Tetë persona kanë humbur jetën dhe po aq janë plagosur rëndë pasi një autobus që transportonte punëtorë të një ferme u përplas dhe u përmbys herët në mëngjes të martën në veri të Floridës.

Në aksident u përfshi një autobus që transportonte punëtorët e një ferme dhe një kamion.

Dy automjetet rrëshqitën ndërsa autobusi doli nga rruga përtej një gardhi dhe u përmbys.

Tetë persona mbetën të vdekur ndërsa 37 u shtruan në spital – tetë prej të cilëve janë plagosur rëndë

 

 

Patrulla e autostradës në Florida ka nisur hetimet gjersa nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen fillimisht të dy automjeteve.

Continue Reading

Bota

“Kina po ndihmon Moskën për të vijuar luftën”/ Stoltenberg: NATO duhet të përfshihet edhe në Azi

Pekini po ndihmon Moskën në konfliktin e Ukrainës, ka pohuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke argumentuar se blloku i udhëhequr nga SHBA duhet të përfshihet në Azi dhe jo vetëm në Atlantikun e Veriut.

“Lufta në Ukrainë tregon se siguria nuk është rajonale, siguria është globale”, tha Stoltenberg. Vendi kryesor që po i mundëson Rusisë të zhvillojë luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës në Evropë, është Kina.

Stoltenberg vazhdoi të argumentonte se Kina është “partneri më i madh tregtar” i Rusisë, duke e furnizuar Moskën me “komponentë kritikë” për raketa, dronë dhe armë të tjera. Ai gjithashtu akuzoi Iranin për “ofrimin e dronëve” për Rusinë dhe Korenë e Veriut për “ofrimin e municioneve dhe armëve”.

“Irani, Koreja e Veriut dhe Kina, ato janë kyçe për aftësinë e Rusisë për të luftuar”, tha Stoltenberg. “Pra, kjo ide se ne mund të ndajmë Azinë nga Evropa nuk funksionon më.”

Continue Reading

Bota

Kundë Rusisë/ Scholz u bën thirrje vendeve evropiane që të ofrojnë më shumë ndihmë për Kievin

Kancelari gjerman Olaf Scholz u bëri thirrje vendeve evropiane që të bëjnë më shumë për të mbështetur Ukrainën, duke thënë se ai shpresonte se do t’i siguronin Ukrainës “municion, artileri, tanke dhe mbrojtje ajrore, dhe mbi të gjitha sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot”.

Duke folur në Stokholm, kancelari gjerman premtoi mbështetje për Ukrainën për aq kohë sa duhet. Ai gjithashtu shpjegoi se njoftimi i Gjermanisë në muajn prill për vendimin për të dërguar një sistem të tretë Patriot në Ukrainë nuk ishte një vendim i lehtë pasi Gjermania nuk ka shumë sisteme të saj të prodhuara në vend.

Continue Reading

Bota

Blinken vizitë të paparalajmëruar në Kiev, Rusia bombardon Kharkivin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Ukrainë ndërsa armët nga një paketë e re ndihme amerikane kanë filluar të shkojnë në vijën e frontit. Kjo ishte një vizitë e paparalajmëruar, ndërsa Blinken mbërriti gjatë Natës në Kiev me një udhëtim me tren nga Polonia. Kjo është vizita e katërt e tij në Ukrainë që prej nisjes së luftës.

Blinken do të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky, kryeministrin Denys Shmyhal, dhe ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Sipas zëdhënësit të Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, kryediplomati amerikan dhe udhëheqja ukrainase do të diskutojnë për “më të rejat nga fushëbeteja, për ndikimin e ndihmës së re amerikane në fushën e sigurisë dhe ekonomisë dhe për zotimet afatgjata për siguri dhe zotime të tjera”.

Vizita e Blinken vjen ndërsa ushtria ukrainase po përballet me sulme të ashpra nga Rusia, sidomos në rajonin e Kharkiv, i cili u sulmua mbrëmë. Ushtria e Ukrainës pranoi se Rusia “po arrinte sukses taktik” pasi filloi një sulm tokësor të premten që rezultoi në evakuimin e afro 6,000 njerëzve. Por presidenti Volodymyr Zelensky theksoi se Ukraina kishte dërguar përforcime dhe se një “kundërsulm” ishte duke u zhvilluar:

Blinken ka mbërritur në Kiev 3 javë pasi Kongresi amerikan miratoi ndihmën prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën.

Përpara mbërritjes së Blinken në Kiev, një zyrtar i lartë amerikan tha se armët e financuara nga Amerika që mbërrijnë tani në vijën e frontit përfshinin interceptorë të mbrojtjes ajrore, artileri dhe raketa me rreze të gjatë veprimi ATACMS.

“Ne kemi filluar tashmë të dërgojmë artileri dhe ATACMS me rreze të gjatë, si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore që synojnë të përmbushin nevojat më urgjente”, tha zyrtari.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING