Connect with us

Pinknews

Rozana Radi rrëfen për herë të parë për partnerin, 8 vite bashkëjetesë bashkë

Rozana Radi, ka disa kohë që nuk ka qenë aktive me prurje të reja muzikore, por i është përkushtuar botës së televizionit.

E pyetur nga moderator Ardit Gjebrea, Rozana tregoi se i dashuri i saj quhet Shpëtim dhe se janë duke bashkëjetuar me njëri-tjetrin që prej tetë vitesh.

Radi foli edhe për raportin e tyre momentalisht dhe se çfarë i mban bashkë ata dy. Me Shpëtimin kam interes shpirtëror, sepse dashuria është e tillë. Ikën Shpetimi dhe unë jam copë shpirtërisht, është ai që më nervozon më shumë por që dua më shumë”.

“Kur përfundon një dashuri si kjo e jona” mban titullin kënga e fundit e lancuar nga Rozana. Me këtë bëri projekt, ajo mori pjesë në festivalin “Kënga Magjike” në vitin 2018.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pinknews

Pas një mungese të gjatë në ekran Alma Bektashi flet për divorcin

Këngëtarja e njohur dhe e dashur për publikun Alma Bektashi ka folur si rrallëherë për jetën e saj private.

“Njerëzit çdo ditë divorcohen, bashkohen, lidhen me dikë tjetër, është një proces që ndodh, nuk jam as e para dhe as e fundit, jeta vazhdon. Si ndihem tani si beqare? Shumë e lumtur!

Për momentin jam pas fëmijëve, ta nxjerr dhe djalin se është 17 vjeç dhe pastaj…. Zakonisht në mëngjes jam ajo mami që zgjoj kalamajtë, vajza shkon në punë, djali në shkollë, pastaj shkoj në fakultet dhe jap mësim, pastaj punët e tjera në shtëpi, si të gjitha gratë”, tha ajo.

Kështu e ka komentuar ajo divorcin nga bashkëshorti duke thënë se nuk e kuptoi se pse ky lajm bëri aq bujë pasi njerëzit ndahen e bashkohen pëditë dhe ky është një proces normal.

Alma u shpreh se ajo tashmë se ajo është shumë e lumtur dhe jeta e saj është në një etapë të re.

Continue Reading

Pinknews

U martua në fshehtësi? Anxhela Peristeri zbulon detaje nga lidhja me partnerin misterioz

Këngëtarja Anxhela Peristeri ka rrëfyer detaje nga jeta e saj private, duke zbuluar se ajo dhe partneri i saj misterioz janë në një lidhje prej gati 10 vitesh.

Ajo theksoi se i dashuri ende nuk i ka propozuar dhe pyetjes pse nuk publikon foto me të iu përgjigj se “është shumë i bukur, kam frikë se ma marrin”.

Artistja rrëfeu se nuk e ëndërron fustanin e bardhë dhe se s’beson tek martesa, duke zbuluar se bashkëjeton pjesërisht me partnerin.

“Nuk nxjerr foto, kam frikë se është shumë i bukur dhe ma marrin. Kam shumë vite me të, 10 vite, është brun me sy jeshil, 1.90 i gjatë ndaj nuk e nxjerr.

Nuk e ëndërroj fustanin e bardhë. Nuk jam martuar, unaza është dhuratë. Nuk e kam marrë akoma propozimin për martesë. Unazën e kam vënë që kur të më ngacmojnë të them jam e martuar.

Nuk jam e martuar, mund të konfirmohet në gjendje civile. Unë nuk besoj tek martesa e fejesa, bashkëjetoj pjesërisht me të, jo tamam”, u shpreh këngëtarja.

U martua në fshehtësi? Anxhela Peristeri zbulon detaje nga lidhja me

Continue Reading

Pinknews

Linja trupore për t’u pasur zili, Arbenita Ismaili shkëlqen në të kuqe

Modelja e njohur Arbenita Ismajli, nuk ndalet së befasuari adhuruesit e saj me paraqitje fantastike.

Këtë herë, ajo ka marrë vëmendjen e të gjithëve me disa fotografi të reja të shpërndara në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet në një fustan të kuq, plot elegancë dhe stil.

E njohur për bukurinë natyrale, Arbenita shkëlqen po aq shumë edhe në ditët kur zgjedh të mbajë një pamje me pak grim.

Këto fotografi të fundit janë një dëshmi e qartë se Arbenita vazhdon të jetë një prej ikonave të bukurisë dhe modës në rajon.

FOTOT: Linja trupore për t'u pasur zili, Arbenita Ismaili

Continue Reading

Pinknews

Oriola Marashi godet sërish me format e saj seksi

Oriola Marashi është një nga modelet më të pëlqyera dhe të ndjekura në rrjetet sociale.

Së fundi, Marashi ka publikuar disa foto shumë seksi, ku shfaqet e veshur me një kostum gold pas trupit.

Ajo ka dhuruar disa poza mjaft provokuese në ashensor.

FOTOT: Oriola Marashi godet sërish me format e saj seksi

 

Continue Reading

Pinknews

Preka fundin…, moderatorja: Kam tentuar t’i bëj diçka vetes për një person që e doja

Erjola Doçi ka rrëfyer për herë të parë momentin më të vështirë që ka kaluar në jetë.

Moderatorja tregoi se para dy vitesh ka arritur ekstremet duke tentuar ti bëjë diçka vetes,  për shkak të dashurisë që kishte për një djalë.

“Po. Është i njëjti person që lidhet me linjën time të jetës. Ta shikosh veten duke prekur fundin në dyert e spitalit është shumë e shëmtuar. Po më dilte vetëm fytyra e mamit”- tha Erjola e penduar gjatë një bisede me një nga banorët e BBV.

Pjesë nga biseda:

Erjola: Kam tentuar ti bëj diçka vetes time për dikë. Ka qenë shumë e vështirë, e kam parë veten…

Jetmiri: Sa vjeç ke qenë?

Erjola: Para dy vitesh

Jetmiri: Interesante. Ke dashuruar apo jo?

Erjola: Po. Është i njëjti person që lidhet me linjën time të jetës. Ta shikosh veten duke prekur fundin në dyert e spitalit është shumë e shëmtuar. Po më dilte vetëm fytyra e mamit

Jetmiri: Normalisht…

Erjola: Po njeriu ndonjëherë arrin ekstremete për një person që do.

"Preka fundin...", moderatorja: Kam tentuar t'i bëj

Continue Reading
Advertisement

TRENDING