Connect with us

Kosova

Serbia PRO Kosovës në OKB/ Sofija Todoroviç tregon detaje

Drejtoresha e programit të Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sofija Todoroviç, beson se Kosova absolutisht duhet të marrë një vend në Kombet e Bashkuara dhe u shpreh se Serbia është angazhuar për këtë në mënyra të ndryshme, pasi është pajtuar që të mos bllokojë hyrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Në serinë e bisedave të ‘FoNet Kosinus’ për zgjidhjen e problemit të Kosovës, ajo kujtoi se OKB-ja është krijuar për të garantuar paqen dhe të drejtat e njeriut. Kjo është arsyeja pse ajo nuk e sheh pse nuk do të ishte në favor të Serbisë që Kosova të jetë në OKB, sepse është e bindur se kjo “sigurisht do të nënkuptonte një përmirësim të situatës së të drejtave të njeriut në Kosovë”.

E pyetur nëse marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të ishte realitet apo tradhti, Todoroviç u përgjigj se “duhet të na vijë turp për disa gjëra të tjera, jo për faktin se duam të flasim me njerëzit me të cilët jetojmë shumë afër”. Ajo gjithashtu vlerësoi se konferenca ndërkombëtare për problemin e Kosovës është e sigurt se do organizohet, por theksoi se nuk mund të ketë arritje epokale, nëse nuk i paraprin dialogu. Sipas saj, një konflikt i ngrirë do të thotë një e ardhme e ngrirë dhe asnjëra palë në negociata nuk duhet ta lejojë apo ta dëshirojë këtë. Todoroviq paralajmëroi se një konflikt i ngrirë nuk ngrihet kurrë plotësisht, por nënkupton konflikte dhe dhunë.

 

Advertisement

TRENDING