✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

Shpërthimi në Sarandë/ ISHTI zbardh detajet: Karburanti ishte jashtë funksionit

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka reaguar pas shpërthimit të regjistruar një ditë më parë në një pikë karburanti në Sarandë.

Në një njoftim zyrtar, ISHTI bëri të ditur se, bazuar në verifikimet paraprake, pika e karburantit kishte qenë jashtë funksionit prej rreth tre muajsh dhe në momentin e ngjarjes ishte në proces rihapjeje.

Sipas Inspektoratit, në objekt nuk kishte depozita gazi apo karburanti në momentin kur ndodhi shpërthimi.

ISHTI ka nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe shkaqet që çuan në shpërthim.

Njoftimi i ISHTI:

Karburanti që shpërtheu në Sarandë ka qenë jashtë funksionit prej rreth tre muajsh dhe ndodhej në proces rihapjeje. Ky është rezultati i verifikimeve paraprake të kryera në terren nga grupet e inspektimit të Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI), menjëherë pas ngjarjes.

Në pikën e karburantit, nuk ka pasur depozita gazi apo karburanti në objekt në momentin e ngjarjes.

ISHTI vijon mbledhjen dhe verifikimin e të dhënave në terren, në bashkëpunim me strukturat përkatëse, për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Duke qenë se objekti ka qenë jashtë funksionit prej rreth tre muajsh dhe ndodhej në proces rihapjeje, në këtë fazë nuk rezulton asnjë përgjegjësi që mund t’i atribuohet ISHTI-t për ngjarjen e ndodhur.

Advertisement