Politike
“Shqipëria në 2030 në BE, jo një ëndërr që e kam parë unë”/ Rama zbulon çfarë i ka thënë Trump
Kryeministri Edi Rama në një lidhje me Samitin “Euronews EU Enlargement Summit”, një platformë dialogu mes BE dhe vëndeve të Ballkanit Perëndimor, deklaroi ndër të tjera se Shqipëria në vitin 2030 nuk është një ëndërr por një realitet që vjen pas një llogaritje të afateve të dakordësuar me Komisionin Evropian dhe që lidhen me përmbushjen e detyrimeve të qeverisë.
“Në konsensus të plotë me komisionin kemi rënë dakord për një kalendar i bëshëm detyrat për ne, për të mbyllur negociatat në fund të 2027-ës. Pastaj koha mesatare që kemi vlerësuar kur vjen fjala për ratitifikimin nga 27 parlamentet është 2 vjet dhe kështu Shqipëria të ulet në 2030 në tryezën e BE-së”, tha Rama.
Më tej ai shtoi se sa i takon ecurisë së procesit të integrimit të vendeve të rajonit, procesi bazohet në meritë cka do të thotë se lidhet me përmbushjen e detyrimeve për secilën qeveri të rajonit
Por në raport me vendet e tjera fqinje, kryeministri Rama tha se shqiptarët janë kombi më euro-optimist.
“Kur bëhet fjalë për rajonin do të bija dakord se ky është proces shumë i bazuar në meritë, secili duhet të përmbushë detyrimet dhe të bëjë detyrat e veta.
Ka histori të ndryshme në rajon, por kur vjen fjala tek ne mund ta them me zë të lartë se jemi kombi më eurooptimist në Evropë ose sic thotë Donald Trump në tokë”, tha Rama.