Connect with us

Politike

Shqipëria nën pushtetin e flakëve/ Berisha kritikon qeverinë: Të shpallen fatkeqësia natyrore

Kreu i Partisë Sali Berisha ka hedhur kritika për qeverinë, lidhur me menaxhimin e zjarreve në vend, ku situata paraqitet më kritike në Delvinë dhe Gramsh.

Nga konferenca për shtyp, Berisha tha se Delvina dhe zonat e tjera të prekura, duhet të ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore. Kryedemokrati tha se paratë që duhet të bliheshin avionë zjarrfikës, janë shpenzuar në charter”.

“Po të kishte qeveri të vërtetë nuk mund të diskutohet që Delvina dhe zona të tjera sot, do ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore.

Por kur nuk ka qeveri dhe ka narkoqeveri, ndonjë ndryshim të madh kjo nuk bën. Edhe njëherë. Me 21 mln euro çarter, avion në dispozicion të shpenzuar personalisht nga Edi Rama.

Me 10 milionë satelitët. Me 7 milionë ‘Giro d’Italia’. Me 50 mln më tepër se kostoja në tunelin e Llogarasë, Shqipëria do të kishte dy ‘Canada Air’, do kishte të paktën edhe 150-200 zjarrfikëse më shumë.

Përsa i përket sipërfaqeve të Greqisë dhe Italisë, duhet të jesh i metë, duhet të kesh të meta mendore që të bësh krahasimin e një vendi me 28 mijë kilometra katror me vende që janë me 90 njëri, e sa është tjetri, Gadishulli Apenin, mijëra kilometra i gjatë.

Nuk ka asnjë justifikim. Do të mbrohet me shpenzimet e tij të tmerrshme abuzive”-tha Berisha.

Advertisement