Connect with us

Pinknews

Sia flet për adoptimin e dy djemve: Kush ishin arsyet që e çuan në marrjen e këtij vendimi?

Pak kohë më parë, Sia surprizoi fansat kur njoftoi se kishte birësuar dy djem 18-vjeçarë.

Këngëtarja ka folur për herë të parë për arsyet që e çuan në marrjen e këtij vendimi gjatë një interviste për Vogue Australia, teksa tregoi se ideja lindi pasi kishte parë një dokumentar.

Jam e fiksuar pas televizionit dhe dokumentarëve të realitetit dhe pashë një dokumentar dhe pashë djalin tim,” tha ajo. Këngëtarja e “Together” shpjegoi se ajo ndjeu një lidhje të menjëhershme me djalin adoleshent pasi kuptoi se ai nuk e kishte familjen e tij.

Unë thashë:” Çfarë? Ashtu si ai nuk ka askënd. O Zot. Unë do ta gjej dhe do të jem mamaja e tij. Dhe kështu bëra.”, tha ylli me famë botërore, e cila adoptoi më pas edhe mikun e tij. Lajmin se ka birësuar dy djem e dha vitin e kaluar gjatë një interviste me SiriusXM’s “The Morning Mash Up”.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Pinknews

Kërcim sensual mes vajzave te ‘Ferma Vip’, ja cili fermer i bashkohet perfomancës

Atmosfera brenda “Fermës VIP” është ndezur nga vajzat fermere. Baby G dhe Rigelsa kanë bërë një kërcim sensual në dhomën e gjumit.

Ishte Rigelsa ajo që filloi të kërcejë e para, më pas edhe Baby G iu bashkua asaj. Nuk vonoi shumë ku edhe Valeri iu bashkua perfomancës së tyre.

Gjatë kësaj kohe në dhomën e gjumit ndodhej edhe Mariana, e cila i ka komplimentuar gjatë gjithë kohës për lëvizjet e tyre.

Treshja ka dhënë një perfomancë energjike dhe shumë gazmore, ku dhe kanë mësuar më shumë lëvizje të reja së bashku.

Continue Reading

Pinknews

“Mos të vi aty brenda…”/ Elgit Doda reagon pas deklaratave të Meritonit për Romeon dhe Klea Hutën

Deklaratat e Meriton Mjekiqit  në shtëpinë e “BBVIP” që sollën në vëmendje edhe një këtë histori që vite më parë bëri bujë ne median rozë. 

 

“Ti merresh me gratë e shokëve”– i tha moderator, Romeos i cili i hodhi poshtë të gjithë këto aludime.

Mirëpo rreth këtyre lajmeve ka reaguar së fundi vetë Egiti, i cili ka treguar marrëdhënien që ka me mikun e tij.

Këngëtari ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një foto të Romeos me Heidin duke u përqafuar pas pajtimit në “BBVIP”.

“Të të thashë mos të vi aty brenda”- ka shkruar Elgiti krahas fotos së çiftit, duke e shoqëruar me dy zemra të kuqe.

Me anë të këtij postimi, këngëtari i ka hedhur poshtë të gjitha zërat, duke treguar se mes Kleas dhe Romeos nuk ka pasur gjë ndonjëherë.

 

Continue Reading

Pinknews

Çfarë ndodhi? Juli i propozon Eglës në “BBVIP”: A të lidhemi bashkë?

Aktori Julian Deda i ka propozuar Egla Cenos që të lidhen në shtëpinë e “BBVIP”, duke “thumbuar” Romeo Veshaj për romancën e tij me Heidi Baçin

 

“Po zemra, ke unazë?”, i tha banorja duke pranuar që të lidhen bashkë.

“Lidhuni pra që ta përdor unë”– iu drejtua Romeo dyshes, ndërsa Juli e “thumboi” keq duke thënë që do ta përdorë këtë lidhje për tu “viktimizuar” në shtëpi.

Pjesë nga biseda:

Juli: Do lidhemi bashkë?

Egla: Po zemra, ke unazë?

Romeo: Lidhuni ju e ta përdor unë

Juli: Unazë kam unë, po e kam në shtëpi

Egla: Po shko e merre vrap

Juli: Po me u lidh moj jo të martohemi

Egla: Po pra këtë po them

Juli: Bëjmë një romancë

Egla: Po unë e dua unzaën e romancës

Juli: Ta bëj me spango

Egla: Po jam dakord

Romeo: Lidhuni pra që ta përdor unë

Juli: Po pra unë e ti po lidhemi dhe unë të qaj cepave

Continue Reading

Pinknews

Produksioni fsheh të vërtetën/ Rike Roci zbuloi çfarë ndodhi: Takova mamin…

Aludimet se banorët e BBV3 ,nuk janë plotësisht të izoluar nga të afërmit e tyre jashtë po shtohen dita ditës.

Para pak kohësh, një video virale qarkulloi në rrjet, ku Ilnisa i tregonte Meritonit që gjatë natës nuk kishte qenë në shtëpi.

Videoja hodhi dyshime të forta mbi rregullat e BBV, ku banorët duhet të jenë të izoluar, pa pasur kontakt me askënd dhe asgjë jashtë mureve të shtëpisë.

Por shpeshherë kanë qenë vetë banorët të cilët e kanë pranuar se komunikojnë me familjarët jashtë kamerave.

Në një bisedë të zhvilluar mes Rikes, Rozës dhe Julit pranë pishinës, Rikja iu ka treguar atyre se ka dashur të largohet nga shtëpia pas zënkës me Meritonin, por ka qenë mamaja dhe motra e saj që e kanë bindur të mos e bëjë.

Continue Reading

Pinknews

“Vetëm dua të dëgjoj zërin tënd”, Luana Vjollca provokon në postimin e fundit

Luana Vjollca po vazhdon të marrë vëmendje me postimet që shpërndan në rrjete sociale.

Kësaj radhe prezantuesja u shfaq provokuese në imazhet e reja në Instagram, aty ku ndiqet nga mbi dy milionë njerëz.

Biondja e famshme u shfaq me një kostum dypjesësh, në ngjyra të përziera: të zezë, kafe dhe blu.

“Vetëm dua të dëgjoj zërin tënd”, është përshkrimi që ajo i vendosi postimit. Çka vihet re janë mobiljet e përdorura për këtë fotosesion, të cilat përfaqësojnë arredimin e dikurshëm në komunizëm

Të shumta qenë komplimentet që mori në pjesën për komente, nga miqtë e fansat.

FOTO: “Vetëm dua të dëgjoj zërin tënd”,

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING