✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

TAKIMI VENDIMTAR NË TIRANË/ Von der Leyen pritet nga Rama, zbardhet agjenda

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur në Kryeministri, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama me një ceremoni zyrtare.

Vizita zhvillohet në kuadër të takimeve për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe çështjeve që lidhen me marrëdhëniet e vendit me Bashkimin Europian.

Pas takimit, në orën 17:30, Edi Rama dhe Ursula von der Leyen pritet të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp, ku do të bëhen publike detaje mbi diskutimet dhe çështjet e trajtuara gjatë takimit.

Sipas agjendës, von der Leyen mbërriti në Kryeministri në orën 16:30, ndërsa konferenca e përbashkët për shtyp është parashikuar për orën 17:30–18:00.

Advertisement