✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

Tritol në derën e lokalit në Durrës, shënjestër Ramazan dhe Erjon Balla

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur gjatë natës një zonë në Durrës, ku një sasi eksplozivi është vendosur në derën e një lokali që ishte në përdorim të Ramazan dhe Erjon Ballës.

Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në pjesën e jashtme të lokalit, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur mbledhjen e provave që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Ekspertët po kryejnë veprimet për përcaktimin e llojit dhe sasisë së lëndës plasëse të përdorur, ndërsa po verifikohen edhe rrethanat në të cilat është vendosur eksplozivi në hyrje të lokalit.

Një nga pistat që po hetohet lidhet me ndonjë konflikt të mundshëm që mund të kenë pasur personat në përdorim të lokalit, por deri në këto momente nuk ka një motiv zyrtar të konfirmuar.

Paralelisht, policia po mbledh pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin e personit ose personave që kanë vendosur lëndën plasëse.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Advertisement