Connect with us

Bota

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Presim propozimin e tyre për të përfunduar diskutimet

Delegacioni negociues iranian e ka informuar homologun e tij amerikan, nëpërmjet një ndërmjetësi pakistanez, se nuk do të jetë i pranishëm në Islamabad të mërkurën dhe se aktualisht nuk ka asnjë perspektivë për të marrë pjesë në negociata.

Agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Tasnim e raportoi këtë, duke cituar burime që thanë se “në mesazhet e shkëmbyera ditët e fundit, SHBA-të nuk janë tërhequr nga kërkesat e tyre të tepërta” dhe “nuk është bërë asnjë përparim i rëndësishëm”.Për këtë arsye, Irani njoftoi se e konsideron pjesëmarrjen në negociata një “humbje kohe” dhe “prandaj, nuk do të marrë pjesë”.Presidenti Donald Trump ka njoftuar mbrëmjen e sotme zgjatjen e armëpushimit me Iranin – që pritej të përfundonte në orët e para të 22 prillit – me kërkesë të Pakistanit, i cili shpreson të ndërmjetësojë një raund të ri bisedimesh mes SHBA-ve dhe Teheranit.
“Duke u bazuar në faktin se qeveria e Iranit është thellësisht e përçarë, siç nuk është e papritur, dhe me kërkesë të Field Marshal Asim Munir dhe Kryeministrit Shehbaz Sharif të Pakistanit, na është kërkuar të pezullojmë sulmin tonë ndaj Iranit derisa udhëheqësit dhe përfaqësuesit e tyre të paraqesin një propozim të unifikuar.
Për rrjedhojë, kam urdhëruar ushtrinë tonë të vazhdojë bllokadën dhe, në të gjitha aspektet e tjera, të mbetet e gatshme dhe e aftë, si dhe do të zgjas armëpushimin deri në momentin kur propozimi i tyre të dorëzohet dhe diskutimet të përfundojnë, në një mënyrë ose në një tjetër”,- shkruan Trump.

Nga ana tjetër, mediat iraniane thonë se delegacioni negociator iranian i ka komunikuar palës amerikane, përmes një ndërmjetësi pakistanez, se nuk do të jetë i pranishëm në Islamabad të mërkurën dhe se, për momentin, nuk ka asnjë perspektivë për të marrë pjesë në negociata.

Më herët Trump tha se nëse bisedimet dështojnë ushtria është gati për të rifilluar luftën.

“Ata do të negociojnë, dhe nëse nuk e bëjnë, do të përballen me probleme të papara më parë. Shpresoj që të arrijnë një marrëveshje të drejtë dhe të rindërtojnë vendin e tyre, por kur ta bëjnë këtë, nuk do të kenë armë bërthamore. Nuk do të kenë qasje në një armë bërthamore dhe asnjë mundësi për ta pasur atë. Dhe ne nuk mund ta lejojmë që kjo të ndodhë. Kjo mund të nënkuptojë shkatërrimin e botës, dhe ne nuk do ta lejojmë”, shtoi ndër të tjera Trump.

 

 

 

Advertisement