Connect with us

Bota

TRUMP SFIDON NATO-n: Nuk kemi nevojë për ta në konflikt me Iranin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi për BBC se veprimet dhe deklaratat e tij ndaj Iranit “duket se po funksionojnë shumë mirë”.

Në një bisedë telefonike, gjatë së cilës e pyeti nëse deklarata e tij në fillim të muajit, se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, përbënte një kërcënim për përdorimin e armëve bërthamore kundër Iranit, Trump u shpreh:

“Pala tjetër mezi pret të bëjë një marrëveshje. Pra, çfarëdo që të them ose të bëj, duket se po funksionon shumë mirë. Faleminderit shumë”.

Duke folur për NATO-n, Trump u shpreh se Shtetet e Bashkuara “nuk kishin nevojë fare për të” në një konflikt të mundshëm me Iranin, por shtoi se aleatët “duhej të kishin qenë aty”.

I pyetur pse dëshironte përfshirjen e tyre, ai u përgjigj: “Sepse doja të shihja nëse do të përfshiheshin apo jo.”

Trump theksoi gjithashtu se SHBA-të kanë qenë gjithmonë aty për Mbretërinë e Bashkuar dhe NATO-n, ndërsa kritikoi Londrën për mungesë angazhimi, duke thënë se duhej të bënte “të paktën një përpjekje minimale” ose të përdorte “një gjuhë më mbështetëse”.

Ai shtoi se “shumë njerëz nga Mbretëria e Bashkuar” i kanë shprehur administratës së tij se ishte “një vendim shumë i keq” që Londra të mos përfshihej në konflikt. Sipas raportimeve, Mbretëria e Bashkuar ka lejuar përdorimin e bazave të saj nga SHBA vetëm për sulme ajrore me karakter mbrojtës.

Advertisement