Connect with us

Bota

PER 3 DITE SHPERTHEN SISTEMI I NAFTES I IRANIT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se sistemi i naftës i Iranit mund të “shpërthejë” brenda tre ditësh, në rast të ndërprerjeve të mëtejshme të infrastrukturës energjetike të vendit. Trump shpjegoi për Fox News se, nëse nafta nuk mund të transportohet, “ajo vazhdon të grumbullohet mekanikisht dhe nëntokë”, duke rritur presionin në sistemet e tubacioneve dhe në strukturat nëntokësore, deri sa të shkaktojë “një çarje ose një shpërthim që mund të dëmtojë sistemin në mënyrë të përhershme”. Presidenti shtoi se, edhe në rast rindërtimi, infrastruktura mund të rikthehet vetëm në rreth “50%” të kapacitetit të saj aktual, duke e cilësuar këtë skenar si një pasojë “shumë, shumë të fuqishme”.

Presidenti amerikan u shpreh se SHBA synon të marrë kontroll mbi programin bërthamor iranian.

“Do të marrim ‘pluhurin bërthamor’ të Iranit, si pjesë e negociatave” tha Trump në një intervistë për rrjetin Fox

Sipas Trump, materiali ishte varrosur pas sulmeve ajrore të SHBA ndaj objekteve bërthamore iraniane vitin e kaluar.

Termi “pluhur bërthamor” është përdorur nga Trump për të përshkruar uraniumin e pasuruar, për të cilin Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka thënë se mbetet i groposur thellë nën tokë pas goditjeve amerikane në qershor ndaj tre objekteve kryesore bërthamore.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaron se lufta me Iranin është drejt fundit dhe se SHBA do të dalin fituese.

Në intervistën për Fox News, një ditë pas sulmit të ndërmarrë nga Uashingtoni, Trump u shpreh i sigurt për rezultatin e konfliktit.

“Lufta me Iranin do të përfundojë shumë shpejt dhe ne do të dalim qartësisht fitimtarë”, tha ai.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të dielën se Kina po i jep njëfarë ndihme Iranit në konfliktin aktual, por sipas tij, kjo mbështetje është e kufizuar.

Në një intervistë për Fox News, duke iu referuar rolit të Pekinit në krizë, Trump u shpreh se “mund të bëjnë shumë më tepër”,

Megjithatë, ai shtoi se nuk është “shumë i zhgënjyer”, duke e relativizuar qëndrimin ndaj Kinës.

“Ata mund të bëjnë më shumë. Nuk jam i zhgënjyer në mënyrë të tepruar. Edhe ne ndihmojmë të tjerët”, tha Trump, duke sjellë si shembull mbështetjen amerikane për Ukrainën.

Presidenti amerikan madje vuri në dyshim nivelin e kësaj ndihme, duke theksuar se “e kemi ndihmuar Ukrainën dhe ndoshta nuk duhej ta bënim në atë masë”.

Advertisement