Connect with us

Pinknews

VIDEO/ Bashkëshorti i vdiq në Ekuador, Xhoana Kurti shfaq për herë të parë birin në rrjetet sociale

Ish-konkurrentja e “Love Island Albania”, Xhoana Kurti ka ndarë disa foto me djalin e saj në Instagram. Si rrallë herë ajo ndan disa foto të tij, pasi ka dashur ta mbajë sa më privat të birin.

Xhoana ka postuar foto dhe video gjatë shtatzënisë dhe disa ditë pas lindjes së djalit.
Në një video tjetër ajo shfaqet duke kërcyer kur ishte tetë muajshe shtatzënë teksa ndodhej në Ekuador.

Ajo i tronditi të gjithë teksa ndau me Arlindin dhe të gjithë konkurrentët lajmin që ajo ishte mama e një djali dhe që i kishte vdekur bashkëshorti teksa ajo ishte nëntë muajshe shtatzënë.

Xhoana gjithashtu ka folur edhe për ish-vjehrrën e saj, me të cilën ka një marrëdhënie shumë të mirë. Ajo ka thënë që ish-vjehrra e kishte pëlqyer shumë eksperiencën e saj në programin e dashurisë.

Ajo nuk arriti që të bëhej çift me një nga djemtë e programit “Love Island”, pasi vetë konkurrentët vendosën që ajo të largohej nga programi.

Arlindi djali që ajo ishte çift prej pesë javësh, u lidh me një vajzë tjetër, Uedën, ku fituan gjithashtu edhe çmimin e madh prej 50 mijë eurosh.

Pinknews

Dështoi të dërgonte Shqipërinë në finalen e Eurovision, Besa Kokëdhima flet pas skualifikimit

Këngëtarja Besa Kokëdhima, e cila përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision, ka reaguar pas skualifikimit nga festivali muzikor në natën e dytë gjysmëfinale.

Besa Kokëdhima në një video në InstaStory falenderoi fansat për mesazhet e tyre duke u shprehur se i vinte keq që nuk u kualifikua në finale.

Por theksoi se është krenare për punën e saj, duke shtuar se “shpresoj të jetë fillimi për gjëra të tjera”.

“Dua t’ju falenderoj për të gjitha mesazhet suportuese, që ju pëlqeu dhe e shijuat perfomancën, këndimin dhe gjithçka tjetër.

Jam shumë e lumtur dhe kam punuar shumë për atë performancë, jam e lumtur që ju pëlqeu dhe më vjen keq që nuk mbërrita në finale.

Por unë jam krenare për ekipin dhe punën time, shpresoj të jetë fillimi për gjëra të tjera. Nuk mund të jem më e lumtur”, përfundoi Besa Kokëdhima.
Continue Reading

Pinknews

‘6 ditë në koma, të gjithë doktorët….’/ Mes dhimbjes, Fation Kuqari flet për humbjen e të atit

Ish-banori i BBV3, Fation Kuqari ka folur për humbjen e babait të tij dhe dhimbjen e madhe që kishte lënë pas ndarja e tij nga jeta.

Mes trishtimit, ish-banori ka treguar se si ky 30-vjetor e ka gjetur pa njeriun e tij më të shtrenjtë.

Unë me babanë jam rrit gjithmonë si shok. E kisha më shumë si shok sesa si baba. Gjithçka që bëja, flisja komunikoja e kishim komunikimin të afërt. Babi im qëndroi 6 ditë në koma, ishte 1 maj, ditë e shtunë. Ishte shumë i lumtur dhe 30 minuta më pas më njoftuan që ishte në spital, kjo ishte shumë e dhimbshme. S’e kisha menduar kurrë këtë, ishte shokuese.

“Nuk e di si më çoi Zoti deri në Fier, nuk e kam parë dot shtrirë. Jam 30 vjeç sot, nuk e ndjej. Unë jam mësuar çdo vit ta festoj më të. Njeriu gjen forca, por dhimbja mbetet gjithmonë. Kur e pash të shtrirë, për mua ishte goditje e madhe, tromboza i kapi trurin”,-u shpreh Fatjoni.

Continue Reading

Pinknews

‘O të hënkshin qentë’/ Nuk ka paqe mes Julit dhe Eglës: Larg qoftë të kesh një grua si ti

Egla dhe Juli janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin pasditen e sotme. Teksa kanë qenë në ambientet e jashtme të shtëpisë, së bashku me Françeskën, Juli i është drejtuar kësaj të fundit se Egla po jep shembullin e një gruaje që mos ta ketë askush.

Teksa aktorja ishte prezente, reagoi dhe nisi një debat mes dy banorëve.

Pjesë nga debati

Juli: Po jep shembullin e një gruaje që mos ta ketë askush! Larg qoftë të kesh një grua në shtëpi si kjo.

Egla: Ik mor, o mashtrues, o ordiner!

Juli: Do të japësh shembullin e grave ti që lë pjatat atje dhe nuk bën asnjë punë? Komunikimin nuk e ke, pastërtinë nuk e ke, mirësinë jo. Ti vjen këtu e s’thua një mirëmëngjes o të hënkshin qentë! Larg qoftë me pas një njeri si ti afër.

Egla: Po ik o mbushu, ik gridu, mos të pafsha sytë! Do të them ty mirëmëngjes unë.

Continue Reading

Pinknews

Egla i akuzoi për ngacmim seksual/ Vëllai i aktores i denoncon në polici Meritonin dhe Julin

Aktorja Egla Ceno, për ditë me rradhë gjatë qëndrimit të saj në “BBV3” ka akuzuar Julin dhe Meritonin për ngacmime seksuale, madje ka përmendur dhe familjet e të dy banorëve.

Kjo gjë nuk u prit aspak mirë prej Julit i cili i revoltuar i tha Eglës të kërkonte ndjesë për përmendjen e vajzës së tij por dhe personat e tjerë të përmendur prej saj, ndërsa kjo e fundit nuk e bëri madje nisi të qante dhe mes lotësh u shpreh se nëse do të kishte mundësi do të denonconte në polici si Julin ashtu dhe Meritonin.

Por çfarë mendon vëllai i Eglës lidhur me këtë deklaratë të bërë nga motra e tij?

I ftuar në nje emsion televiziv ai ka thënë: Jo atë e ka thënë në tension e sipër, ka thënë nëse do ishim jashtë, nuk duhet të ndodhë në një emision të tillë.

Continue Reading

Pinknews

“O ti plaç në vend”/ Vijon debati Egla-Romeo: Nuk ke këllqe të merresh me gjëra burrash…

Egla Ceno dhe Romeo Veshaj e kanë nisur ditën e sotme me debat në shtëpinë e “Big Brother VIP3”, duke akuzuar dhe ofenduar njëri-tjetrin.

“E ke shitur veten për këtë lojë”, i tha Romeo Eglës, e cila iu kthye: “Ti merr vesh nga vetja, ti me këtë surrat’. Më pas Veshaj i kundërpërgjigjet se është ‘interesaxhie dhe shumë e paedukatë. Unë nuk shaj gratë, ti shan edhe burrat edhe gratë’

“Nga gratë të kam hequr unë një peshë shumë të rëndë që nuk ta kisha vënë unë. Duhet thjesht të jesh falënderues për atë. Tu vendos gjatë 3 muajve një peshë shumë e madhe në kurriz. Nuk ta vendosa unë, por të kërkova falje për të ta hequr, po kaq tru ke. Sytë që të pëlcasin, shihe vetë”, i tha Egla.

“O ti plaç në vend, plaç nga inati në vend, të pëlcas në vend”, iu drejtua më pas Romeo.

Pjesë nga debati:

Romeo: Unë kam aq këllqe saqë e mbaj veten dhe nuk t’a kthej me të njëjtën monedhë

Egla: Bravo. Do marrësh një çmim për këtë

Romeo: Nuk ka nevojë

Egla: Do të japim edhe një fletë lavdërimi

Romeo: Është thjesht edukatë, që ti nuk e ke

Egla: Ti nuk ke këllqe të merresh me gjëra burrash.

Romeo: Kjo quhet dinjitet

Egla: E si përfundim, ti në këtë shtëpi nuk ke këllqe të merresh me gjëra burrash. Unë jam më burrë se ty. Jam alamet burri

Continue Reading
Advertisement

TRENDING