✦
Thinking ...
Connect with us

Aktualitet

VIDEOT INTIME të personazhe të njohur/ Policia e Tiranës nis punën për verifikimin e personave që i shpërndanë

Policia e Tiranës ka nisur verifikimet lidhur me videot me përmbajtje intime që janë publikuar dhe shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku pretendohet se shfaqen persona të njohur të botës së artit.

Burime nga grupi verifikues bëjnë me dije se strukturat e Krimit Kibernetik kanë kontrolluar materialet e publikuara, si dhe burimin fillestar nga ku videot janë hedhur në internet dhe më pas janë shpërndarë në mënyrë masive.

Sipas të njëjtave burime, deri në këtë fazë nuk është regjistruar një procedim penal, pasi gjatë verifikimeve paraprake nuk janë evidentuar elemente që lidhen me dhunën apo përfshirjen e të miturve.

Një tjetër element i rëndësishëm është se, deri më tani, asnjë prej personave që pretendohet se shfaqen në materialet e publikuara nuk është paraqitur pranë Policisë së Tiranës për të bërë kallëzim lidhur me publikimin apo shpërndarjen e tyre.

Për këtë arsye, aktualisht nuk rezulton të jetë regjistruar procedim penal, ndërsa verifikimet mbi materialet dhe mënyrën e shpërndarjes së tyre vijojnë nga strukturat përkatëse.

Advertisement