✦
Thinking ...
Connect with us

Politike

Von der Leyen mesazh për Ramën: Ëndrra europiane është në horizont

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e ka nisur nga Shqipëria turin e saj në Ballkanin Perëndimor, duke përcjellë edhe një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

Në një postim në rrjetin social X, von der Leyen tha se Rama po punon për ta çuar përpara objektivin europian të Shqipërisë. Ajo theksoi se vijimi i reformave, veçanërisht në drejtësi dhe mjedis, si dhe dialogu me shoqërinë, janë elementë të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Jam e lumtur që e nis turin tim në Ballkanin Perëndimor nga Shqipëria. I dashur Edi Rama, po punon fort për ta kthyer ëndrrën europiane të Shqipërisë në realitet”, shkroi presidentja e Komisionit Europian.

Von der Leyen shtoi se fokusi te reformat, nga drejtësia te mjedisi, duhet të shoqërohet me një dialog të fortë me shoqërinë. Sipas saj, objektivi europian është në horizont dhe puna për reformat është rruga për ta arritur atë.

Vizita e saj në Tiranë zhvillohet në kuadër të turit në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku integrimi europian dhe ecuria e reformave pritet të jenë në qendër të takimeve me drejtuesit politikë të rajonit.

Advertisement