Connect with us

Rajon

Vuçiç pas takimit: Insistova për asocicacionin por Kurti refuzoi

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka folur për mediat pas takimit trepalësh, duke thënë që ishte një takim shumë i vështirë.

Tutje Vuçiq para mediave tha që ai ka insistuar për asocicacioni, por që sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar.

Presidenti Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është shprehur i gatshëm ta pranojë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka njoftuar se më 18 mars është takimi i radhës në Maqedoninë e Veriut.

Presidenti serb tha se ka ngecje në diskutimet për implementim, dhe do të ketë takime me Miroslav Lajçak për të folur për planin implementues.

Sipas tij, plani implementues është në punë e sipër, ende nuk ka marrëveshje për të.

“Një takim i vështirë, më vjen keq që nuk kuptoj shqip por në Bruksel Kurti nuk ka qenë i gatshëm të pranojë themelimin e Asociacionit”, tha ai.

Advertisement