Connect with us

Politike

Vula e PD/ Basha: Nuk ka asnjë shans që Gjykata e Apelit të marrë vendim kundër PD

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ftuar në një emision televiziv ka komentuar çështjen e vulës, deklaroi se Partia Demokratike zyrtare është PD e vërtetë.

Basha u shpreh se ana tjetër (Rithemelimi) duhet të pranojë vendimin e gjykatës.

Nuk ka asnjë shans që Gjykata e Apelit të marrë vendim kundër PD. Ndaj për fat të keq po shohim histeri jashtë çdo etike politike dhe komunikimi që në fakt nga njëra anë tregon nervozizëm dhe nga ana tjetër një përpjekje të dobët për t’iu imponuar gjykatës. Gjykata do të vendos, ndërsa thirrja jonë është që pala tjetër të pranojë vendimin e gjykatës. Ndërsa nga ana tjetër ne kemi besim 100% që asgjë nuk do të ndryshojë në realitetin ligjor. Realiteti politik ështtë diçka tjetër. Realiteti politik është, nuk mund të sugjestionosh publikun me akrobacira. Ishim këtu, shkojmë aty, vijmë, shkojmë. Publiku nuk matet, forca mbështetëse nuk matet me akrobacira të tilla. Publiku në mënyrë pothuajse unanime mbështet listat e hapura, vettingun për politikanët, votën e diasporës, këtu gjendet dhe hapësira për bashkëpunim dhe për bashkim.

Politike

Rama: E pakuptimtë që Kryeministri e kryetari i bashkisë t’i mbajnë pishën çdo vartësi

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Kryesinë e Kuvendit ministrat dhe deputetët e grupit parlamentar. Kryeministri theksoi se PS dhe qeveria janë në luftë me korupsionin, madhje edhe brenda radhëve të tyre.

 

Rama u ndal edhe tek reforma në drejtësi, duke thënë se reforma në drejtësi u realizua falë vendosmërisë së PS dhe kështu rrëzuan ‘monumentin’ e pandëshkueshmërisë.

 

Ndërsa nënvizoi se institucionet e shtetit janë ende të prekura nga korrupsioni, kryeministri Edi Rama tha se ky fenomen nuk është luftuar kurrë si në 10 vitet e fundit.

“Institucionet e shtetit janë ende të prekura nga lufta kundër korrupsionit. Po e përsëris dhe ripërsëris se as korrupsioni në Shqipëri sot nuk është mundur e as forca jonë qeverisëse nuk ka ende imunitet ndaj korrupsionit, por si asnjëherë më parë korrupsioni nuk është luftuar si në 10 vitet e fundit.  Qeveria dhe institucionet shtetërore nuk e luftojnë korrupsionin me denoncime në prokurori, janë një pjesëz që ka ardhur koha të shkëputet nga ekzekutivi dhe ti kalojë një agjencie komplet të pavarur.

Idea se qeveria dhe institucionet duhet të merret me hetime dhe denoncime është dritëshkurtër, e pakuptimtë është pastaj idea dhe kryeministri ministri dhe kryetari i bashkisë duhet ti mbajnë pishën çdo vartësi dhe nëse e bëjnë këtë i bie të shpërdorojnë detyrën për procese që janë të pavarura prej tyre.  Përgjegjës para ligjit janë vetëm personat e autorizuar. Kjo nuk do të thotë aspak se personat e autorizuar të bëjnë ç’të duan edhe korrupsion. As kjo nuk do të thotë se vetëm drejtësia e ndaj këtë punë, kush kapet kapet e kush jo i gëzon”.

Continue Reading

Politike

Shtetbërja ecte me hapat e breshkës, korrupsioni si makinë”, Rama: Lufta vazhdon

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me ministrat dhe deputetët e grupit parlamentar, tha se lufta ndaj korrupsionit vazhdon, ndërsa theksoi se kjo i ngjan një lufte të vërtetë që vazhdon.

“Fushëpamja e kësaj lufte i ngjan tamam fushës së një lufte të vërtetë që vazhdon. Armiku ka ende forcë të konsiderueshme për të plagosur dhe vrarë por nga ana tjetër ka një të vërtetë të pamohueshme.

Nëse deri dje era në favor të armikut sot era është kthyer në favor të shtetit i cili e ka rimarrë protagonizmin. Kjo është një luftë në vijën e frontit.

Kemi kthyer kushtet për ta kthyer tendencën në rrugën e duhur. Kush e kujton luftën me korrupsionin si një sfidë kush e frikëson më shumë tjetrin nuk njeh as historinë e shtet bërjes as natyrën e korrupsionit”, u shpreh Rama.

Korrupsioni nënvizoi kreu i qeverisë qeverisi deri në 2013.

“Korrupsioni mori terren të jashtëzakonshëm në vitet e para të lirisë, deri në 2013. Shtet-bërja ecte me hapat e breshkës kurse korrupsionit si makinë. Korrupsioni është sistem paralel kancerogjen.

Një ofertë e paligjshme që lind bashkë me ligjin për ta kthyer atë në anën e vetë dhe ka ekzistuar në përmasa dhe forma të ndryshme në çdo kohë dhe në çdo shtet. Në atë rrugë korrupsioni është aty magnet për të gjitha subjektet e shoqërisë.

Kohëzgjatja e përballjes me korrupsionin ai alternativë e shtetit varet nga si dhe sa shtetbërja nxitet me reforma e legjislacion të nevojshëm, mekanizma të nevojshëm institucional dhe shtrihet në të gjitha rrugët që garantojnë interesat publike dhe private”, tha Rama.

Continue Reading

Politike

Rama: Unë s’lëshoj vetëm djalin e vogël, por nuk mund të mbaj asnjë burrë me para të vjedhura

Kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë para ministrave dhe grupit të deputetëve, se nuk do të bëhet mburojë as edhe një zyrtari socialist të korruptuar dhe që ka probleme me drejtësinë.

‘Rruga e jetës na bashkon për 1001 arsye, por puna që na lidh për një qëllim edhe na zgjidh menjëherë për një vepër të ulët si tradhtia. Kam punuar me 40 e ca ministra të gjithë e kanë dëgjuar prej meje që kush lufton për qëllime të përbashkëta ka mbështetjen time për çdo hap. Kush gabon duke kujtuar se mund të bëjë një rrugë e dy punë, duke punuar fshehurazi për xhepin s’do të më ketë në krah as mua as PS-në, por vetëm avokatin. Jo po PS do t’i mbajë njerëzit e saj dhe ti nuk duhet ti lëshosh. Unë nuk lëshoj vetëm djalin e vogël kur do të hidhet nga një mal, por nuk mund të mbaj asnjë burrë me para të vjedhura.

‘Jo po s’kam bërë asgjë se SPAK-u kshu e SPAK-u, ashtu’, nëse s’ke bërë gjë s’të mban PS-ja, por vetëm e vërtetat jote. PS nuk bën avokatinë e askujt. Sa më lart të jetë ngjitur kërkesa e SPAK, aq më shumë e presim të vërtetën e SPAK. Keq me vjen për këdo që s’do ta pranojë realitetin. Kanë ardhur kohë të këqija shumë. Duna dhe të shkëmbejnë dhe të rrëmbejnë. S’kemi ç’bëjmë se kjo luftë për drejtësinë e re është e vërteta jonë me kuptim të plotë. Më 40 e ca ministra, ai grusht ministrash socialistë që kanë deri më sot lidhje, nuk janë larguar nga SPAK, por janë larguar nga unë për të korrigjuar shënjestrat e punës.’- tha Rama.

Continue Reading

Politike

Rama: Kush flirton me korrupsionin, nuk është as ne dhe as i yni, por tradhtar

“Kush flirton me korrupsionin, kush tradhton qytetarët e anëtarët e PS, nuk është as ne dhe as i yni”, ishte ky mesazhi i prerë i kryeministrit Edi Rama përpara ministrave dhe deputetëve të grupit parlamentar.

“Kushdo që tradhton ata që na kanë besuar, kush flirton me armikun korrupsion, kush i tradhton njerëzit e zakonshëm që na kanë dhënë privilegjin të udhëheqim, nuk është as ne as i yni dhe as nuk ka as një punë me ne. Kushdo  që fut duart në arkën e këtij shteti nuk është ne nuk ka si të jetë në e si të kërkojë gjë tjetër nga ne përveç përbuzjes, e thënë ndryshe çdo anëtar i kësaj familje të madhe politike që bën korrupsion është një tradhtar.

Kur qëllon që një hajdut dhe parazit i tillë zbulohet nga drejtësia i hidhur është fakti që e kishim mes nesh por fakti se kemi një parazit më pak mes nesh është lajm i mirë.”

Një mesazh pati edhe për akuzat e opozitës. Tradhtar e quajti Rama këdo që fut duart në arkën e shtetit.“Helmi që hidhet duke përdorur raste të korruptuarish apo të dyshuarish për korrupsion siç hidheshin në mesjetë  për të helmuar të gjithë ata që ishin në kështjellë, thonë hajde dhe ti Rama jep llogari se dhe ai i  yti është. Jo jo nuk është as i imi as i yti… I dëgjoj dhe kur bërtasin me të madhe hajdutët e Edi Ramës dhe nuk pushojnë, ia kapën atë ministër ia rrasën brenda atë kryetar bashkie atë drejtor drejtorie, një tam tam i përditshëm për të shurdhuar popullin”.“Në këtë sistem mbajmë secili mbi shpatulla kokën e vetë. Kush gabon se mund të luftojë për xhepin, nuk do ketë PS në krah, por vetëm avokatin e tij”, tha prerazi Rama.

Continue Reading

Politike

Rama “thumbon” Berishën e Metën: Klithin ditë e natë nëpër penxhere dhe bërtasin në foltore

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në mbledhjen e Grupit të PS dhe kabinetit qeveritar duke thumbuar rivalët e tij politik, Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Kreu i PS, njëherësh edhe kryeministri i vendit, u shpreh se po bëhet një përpjekje ekstreme për të helmuar publikun dhe për të krijuar një ‘hendek mes nesh dhe shumicës së shqiptarëve që na kanë votuar’.

“Kërkoj sot vëmendjen tuaj dhe përmes kësaj mbledhje të hapur të përbashkët të grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar. Dëshiroj edhe vëmendjen e atyre që na kanë votuar qysh prej 2013 kur morëm detyrën të Rilindim Shqipërinë e rrënuar nga duart e disave që klithin ditë e natë apo bërtasin të shfrenuar foltoreve dhe penxhereve të televizorëve. Bëhet një përpjekje ekstreme për të helmuar publikun dhe për të krijuar një hendek mes nesh dhe shumicës së shqiptarëve që na kanë votuar mbështetur pa kursim në gjithë këto vite”, tha kryeministri Rama.
Continue Reading
Advertisement

TRENDING