Connect with us

Pinknews

Zhaklina e ka goditur?! Efi zbulon çfarë ndodhi në prapaskenë

Ish-konkurentja e “Big Brother VIP 2”, Efi Dhedhes ka shpjeguar konfliktin me opinionisten Zhaklin Lekatari gjatë Primes së parë të reality show-t.

E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, Efi tha se “molla e sherrit” kishte qenë mospërputhja e mendimeve të tyre sa i përket Luizit. Kjo ka mjaftuar që në përfundim të Primes, tregon Efi, Zhaklina t’i përvishet pas kuintave, moment të cilin ajo e kishte diskutuar edhe me psikologen e saj.

Efi tregoi se nëse një moment i tillë do t’i kishte ndodhur asaj Efit të mëparshme, me atë lloj natyre që kishte, ndoshta do kishte reaguar në mënyrë të gabuar. Megjithatë, incidenti i shërbeu për të konfirmuar se ajo ka ndryshuar për mirë, duke u bërë një person më i qetë seç ka qenë më parë.

Pjesë nga biseda:

Erjona Rusi: Po me Zhaklinën. Në puntatat e fundit ka pasur shumë tension mes jush.

Efi: Ka qenë një mendim i ndryshëm i imi për Luizin, dhe mendim i ndryshëm i Zhaklinës. Në momentin që kemi dalë pas kuintave, ka qenë një debat me tone të larta nga ana e saj dhe kjo ishte një bisedë në të cilën unë kam folur me psikologen time, për t’i treguar se ka bërë një punë shumë të mirë sepse nëse dikush do të dilte më përpara para meje, ndoshta do të bëja një reagim të gabuar. Kurse tani nuk bëra asgjë dhe thjesht po ja shpjegoja. Arsyeja e mërzitjes dhe mërisë së Zhaklinës ishte pikërisht sepse dolën disa biseda me psikologen, mesazhet, dhe thjesht u kap tek ajo gjë që i interesoj të kapej.

Tek pjesa që unë do të bëja atë veprimin tjetër. Por harroi që unë e përcaktova se bëhej fjalë për më përpara, me atë lloj natyre që unë kisha.

Erjona Rusi: Kaq shumë të inatosi? Nëse mund të të pyes, të ofendoi që të inatosi kaq shumë?

Efi: Më erdhi shumë afër…

Erjona Rusi: Po nënkupton që t’u hakërrye, të kërcënoi në një farë mënyre?

Efi: Jo, thjesht reagimi i saj, sepse duket që është një njeri impulsiv që flet me duar dhe me veprime, ishte më i afërt me mua seç duhej. Këtë po shprehja, dhe në fund të ditës zëre se po ia thoja vetes time. Sepse unë prandaj e kam psikologen, në momentin që unë kam për të folur dhe shprehur diçka e them. Por që fatkeqësisht u bë pak më e madhe si situatë dhe…

Erjona Rusi: Thjesht që ta qartësojmë që të mos krijohen keqkuptime me nënkuptime, t’u afrua aq shumë për të të kërcënuar apo për të të goditur?

Efi: Jo, jo. Absolutisht jo. As njërën, as tjetrën. Thjesht afrimi i saj dhe impulsiviteti dhe zëri i saj i lartë më bëri mua që të them; ok, paske ndryshuar. Sepse unë zakonisht nuk lejoj njeri të më vijë aq afër fytyrës. Nuk është se do të më bënte ndonjë gjë, por thjesht ai afrimiteti që nuk ishte i nevojshëm dhe aq më tepër kur ne nuk kishim një debat tonin. Nuk kishim një gjë personale me njëra tjetrën, nuk kishim asgjë. Thjesht ishin dy mendime të ndryshme dhe asaj nuk i pëlqeu mendimi im. Prandaj edhe në momentin që jam futur, jam ndjerë edhe më keq brenda në Primen e dytë. Ndaj thash që ajo ka diçka personale sepse ka ekzistuar një debat.

Pinknews

“Nuk e meritonte finalen”/ Donaldo përplaset ashpër me mikun e Meritonit

Me tone të larta është zhvilluar debati në studion e Fun Club këtë të diel, teksa diskutohej se kush e meriton ta fitojë këtë Big Brother.

Arbër Zeka, ish-fitues i Big Brother 5 u shpreh se duhet ta fitojë Meritoni, ndërsa Donald Veshaj tha se e meriton vëllai i tj, Romeo.

Të dy ata janë përplasur me njëri-tjetrin, teksa Zeka tha se Heidi nuk e meritonte finalen duke shtuar se bashkë me Romeon kanë ecur në këtë lojë për shkak të historisë së tyre të dashurisë.

Por nga ana tjetër Romeo tha se edhe për të mbajtur një lidhje dashurie në këtë format është e vështirë dhe kërkon aftësi.

“Është e vërtetuar se në këtë format historitë e dashurisë ecin”, tha Zeka.

“Edhe për të mbajtur një lidhje dashurie në këtë format, kërkon b….”, ia ktheu Donaldi, i cili më tej u shpreh se edhe nëse do ta fitonte Heidi, nuk do mërzitej.

Continue Reading

Pinknews

“Pas vetes do të doja që ‘Big Brotherin’ ta fitonte…/ Juli acaron keq Romeon

Aktori Julian Deda ka shprehur dëshirën që Egla Ceno të jetë fituesja e “Big Brother VIP” nëse ai s’do ta fitojë çmimin e madh.

Gjatë një bisede me Romeo Veshajn, aktori tha se Egla është lojtarja më e fortë pas tij, duke treguar se Meriton Mjekiqin e mundi në një televotim për tu shpallur finalisti i 2.

“Unë mendoj që ua marr të gjithëve”– tha Egla

Pjesë nga biseda:

Romeo: Kë do ti o Jul nëse se fito ti?

Juli: Veten time

Romeo: Nëse se fito ti

Juli: Unë dua Eglën. Big Brother është një lojë dhe unë kam dashur që të përballem me më të fortin. Unë mendoj që përveç meje më e fortë është kjo (Egla). Unë Meritonit ja mora një garë dhe ja marr prap.

Romeo: Jo s’ja merr prap

Meritoni: Unë kalova disa nominime dhe u lodhën shumë duke më votuar. Unë jam shumë ok

Egla: Unë mendoj që ua marr të gjithëve

Juli: Unë besoj sepse unë kam një fakt që para 3 ditësh ja mora një garë

Continue Reading

Pinknews

Heidi Baçi “zbulon” konkurrentin që do të fitojë “BBVIP”, mërzitet Jul Deda

Heidi Baçi ka treguar që mendon se i dashuri i saj, Romeo Veshaj do të jetë fituesi i “BBV”.

Gjatë një bisede me Egla Cenon dhe Julian Dedën, ky i fundit e pyeti konkurrenten mes saj dhe aktores kush mund të jetë fituesi, ndërsa Heidi tha: “Unë”.

“Je e pasinqertë o Bac. Ke thënë ndryshe më parë” – iu drejtua Juli, teksa Heidi u shpreh se ka thënë që Egla është lojtare e fortë por kohët e fundit ajo ka luajtur më shumë.

Pjesë nga biseda:

Juli: Kush e fiton ‘Big Brotherin’ Bac?

Heidi: Romeo

Juli: Në raport me këtë (Egla)po të pyes

Heidi: Unë

Juli: Ti ke dhënë më shumë se kjo (Egla) në këtë shtëpi?

Heidi: Mendoj që po

Juli: Je e pasinqertë o Bac

Heidi: Pse?

Juli: Sepse e ke thënë ndryshe pak kohë më parë

Heidi: Unë kam thënë që Egla është lojtare shumë e fortë. Por në gjërta e fundit mendoj veten. Nuk dua të jep fodulle prandaj s’më pëlqejnë këto pyetjet. Nëse koncepti bazohet në llogjikën tënde, ke të drejtë je ti më i forti

Continue Reading

Pinknews

1 javë larg finales/ Ja kush janë 5 finalistët e Big Brother VIP Albania

Mbrëmjen e djeshme, Françeska Murati, ka qenë banorja që ka lënë shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke hequr dorë përfundimisht nga çmimi më i madh.

Sapo u përshëndet me banorët, Françeska për t’i qetësuar tha se: “Mos bëni si të mërzitur tani sepse u kam përgatitur gjithë ditën”.

Duke uruar që të fitojë më i miri, miss-i u largua.

Pesë banorët që shkojnë në finalen e madhe të “Big Brother VIPA” janë Heidi, Romeo, Juli, Meritoni dhe Egla.

Continue Reading

Pinknews

“I shoh ‘kokë më kokë’, por do fitojë…”/ Françeska Murati “zbulon” fituesin e “BBVIP”

Pas daljes nga shtëpia, modelja në studio u vu përballë disa pyetjeve nga moderatori Ledion Liço dhe dy opinionistët, Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj.

Françeska tha se është shumë e lumtur që ka arritur të kapë gjysmëfinalen, duke treguar se ky ishte qëllimi i saj.

“Kush mendon se e fiton ‘Big Brotherin’”?, e pyeti Arbri, ndërsa modelja u shpreh se në finale shikon dy aktorët, Egla Cenon dhe Julian Dedën “kokë më kokë” me njëri-tjetrin në finale, duke shtuar se ajo dëshirë ka që ta fitojë ky i fundit.

Pjesë nga intervista:

Françeska: Unë e di se që në fillim ndoshta kam bërë një lojë pak agresive, por duke qenë se kam hyrë me vonesë ishte e vetmja mënyrë që të… Këtë javë kam dashur të tregojë Françeskën e vërtetë, sikurse jam në përditshmëri dhe jam super super kënaqur. U falenderoj ju që na keni ndenjur sipër kokës.

Unë në këtë rrugëtim nuk kam pritur të shkoja kaq larg, unë maksimumi do haja prillin dhe do dilja.

Ledioni: Gazi, çfarë halli ke Gazi?

Gazi: Doja t’i thoja Françeskës vetëm një gjë që më ka mbetur peng; është missi më i bukur që kam njohur ndonjëherë.

Françeska: Faleminderit shumë Gazi. Pra nuk qënkam miss shkalla…

Ledioni: Pra që të kuptojmë, Françeska është kjo e 4 ditëve të fundit?

Fran֛eska: Po.

Ledioni: Ajo pjesa tjetër ekziston, por që del në rrethana… Në trysni e sipër…

Françeska: Ajo është Françeska që ka qenë në lojë. Në situatën që u përballa, në situatën që ishte aktuale në shtëpi, pra ose do të përshtateshe ose do dilje.

Arbri: Kush e fiton Big Brother?

Françeska: Unë personalisht shoh ‘kokë më kokë’ Julin dhe Eglën. Por me dëshirë të madhe po them që e fiton Julian Deda.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING