Connect with us

Aktualitet

Tirana vendos rregulla për përdoruesit e skuterave elektrikë

Policia Rrugore Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Tiranë, kanë ndërmarrë një fushatë sensibilizuese për rregullat e sigurisë rrugore me përdoruesit e patinave elektrike në kryeqytet. Nëse nuk zbatohen rregullat atëherë parashikohen sanksione.

Rregullat

  1. Drejtuesit e mjeteve me pedale dhe të patinave elektrike në lëvizjen e zakonshme në rrugë ku lëvizin dhe mjete të tjera duhet të mos bëjnë shmangie të papritura ose lëvizje zigzage që mund të bëhen pengesë ose rrezik për mjetet që vijnë pas.
  2. Ata duhet të qarkullojnë në rrugë të rezervuara për ta kur ato ekzistojnë, përveç ndalimeve për kategori të caktuara me mënyrat e përcaktuara nga aktet në zbatim, duke zbatuar rregullat e përcaktuara të ecjes plotësisht në krahun e djathtë
  3. Kur afrohen në degëzime e kryqëzime duhet të respektojnë sistemin e sinjalizimit rrugor, të zvogëlojnë shpejtësinë deri në ndalim të plotë dhe të marrin masa për t’i kaluar ato pa rrezik.
  4. Këto mjete të kenë gjendje të mirë teknike dhe sisteme frenimi funksionale
  5. Drejtuesit e mjeteve rrugore me pedale dhe të patinave elektrike, kur drejtojnë këto mjete detyrimisht duhet të vendosin në kokë kaska mbrojtëse, sipas modelit të përcaktuar të tipave të miratuar për Bashkimin Evropian (Marka CE)
  6.  Në rastin e kalimit të rrugës me trafik të dendur dhe në përgjithësi kur e kërkojnë rrethanat, drejtuesit e mjeteve me pedale dhe të patinave elektrike janë të detyruar të kalojnë rrugën duke mbajtur mjetin me pedale për dore.
  7. Në çdo rast, kur duan të kthehen majtas, të kthehen djathtas apo të ndalojnë, drejtuesit e mjeteve me pedale dhe të patinave elektrike duhet të japin sinjale në kohën e duhur, me krah.
  8. Gjysmë ore pas perëndimit të diellit, gjatë të gjithë periudhës së errësuar dhe ditën, nëse kushtet atmosferike kërkojnë ndriçimin, mjetet me pedale dhe patinat elektrike, që nuk janë të pajisura me sistemet përkatëse të sinjalizimit pamor, nuk mund të përdoren, por vetëm të merren për dore.
  9. Mjetet  me  pedal të ndërtuara  dhe  të  njohura  për  transportin   e  njerëzve  të  tjerë,  përveç drejtuesit,  mund  të  drejtohen,  kur   janë  me  më  shumë  se  dy  rrota  simetrike,  nga  dy  drejtues
  10. Në një rast të tillë duhet të pedalojnë vetëm këta persona. 10.Në  mjetet  e  përmendura  më sipër nuk  mund  të  transportohen  më shumë  se  4  persona  madhorë, duke përfshirë edhe drejtuesit; lejohet dhe transportimi i njëkohshëm i dy fëmijëve me moshë deri në 10 vjeç.
  11. Është i ndaluar transportimi i njerëzve të tjerë në mjete me pedal, kur nuk janë të ndërtuara dhe të pajisura për një qëllim të tillë. I lejohet sidoqoftë drejtuesit të mjetit madhor transporti i një fëmije   deri  në  moshën  6  vjeç,  i  siguruar  në mënyrë të përshtatshme me pajisjet e nevojshme, e cila përbëhet me një ndenjëse të përshtatshme, me vende për të mbështetur krahët, këmbët dhe shpinën. Ndenjësja nuk duhet t’i kalojë përmasat gabarite të mjetit me pedale. Kjo duhet të vendoset në mënyrë të tillë që të mos pengojë pamjen e drejtuesit dhe t’i japë mundësi e liri lëvizjeje. Kjo ndenjëse duhet të fiksohet me trupin e mjetit rrugor me pedale dhe të jetë e pajisur me një sistem mbrojtës për këmbët dhe krahët e fëmijës.
  12. Atje ku pistat e mjeteve me pedale dhe të patinave ndërpriten, duke u futur në rrugë me trafik të shpejtë, drejtuesit e këtyre mjeteve janë të detyruar t’i kryejnë manovrat me kujdes shumë të madh, duke shmangur ndryshimet e papritura të drejtimit.
  13. Drejtuesit e mjeteve me pedal duhet të ecin në një rresht në të gjitha rastet, në rrugë brenda dhe jashtë qendrave të banuara, përveçse kur njëri prej tyre është më i vogël se 10 vjeç dhe lëviz në të djathtë të tjetrit. Kur lëvizet në korsi të veçanta për mjete me pedal, asnjëherë nuk mund të jenë më shumë se dy rreshta.
  14. Drejtuesit e mjeteve me pedal duhet të kenë të lirë përdorimin e krahëve e të duarve dhe ta mbajnë timonin të paktën me një dorë. Ata duhet të jenë në gjendje në çdo moment të shikojnë lirisht përpara tyre në të dy krahët dhe të kryejnë me lirshmëri maksimale, gatishmëri dhe lehtësi manovrat e nevojshme.
  15. Ndalohet tërheqja e mjeteve, të mbajnë kafshë dhe të tërhiqen nga një mjet tjetër.
  16. Drejtuesit e mjeteve me pedal duhet ta marrin mjetin për dore, kur si pasojë e kushteve të qarkullimit,  bëhen  pengesë  ose rrezik  për  këmbësorët. Në  një  rast  të  tillë  bashkohen  me këmbësorët dhe duhet të përdorin kujdesin dhe gatishmërinë e zakonshme.
  17. Për qarkullimin e mjeteve rrugore me pedale dhe të patinave elektrike, në rrugëkalimet (pista) për mjetet me pedale dhe patina elektrike, zbatohen, për sa është e mundur, normat përkatëse të qarkullimit të mjeteve rrugore.

Sanksionet

Cilido  që  shkel  dispozitat e  këtij  neni,  ndëshkohet  me  masë  administrative  me  gjobë  nga dyqind  e  pesëdhjetë  deri në një mijë  lekë. Për mjetet me pedale që drejtohen nga 2 drejtues, gjoba është nga pesëqind deri në dy mijë lekë

Aktualitet

Trafikonin drogë rrugëve të Anglisë, dënohet me 6 vite burg çifti shqiptar

Gjykata britanike ka dënuar me 6 vite burg një çift të rinjsh shqiptarë të cilët shpërndanin drogë nëpër rrugët e qytetit.

Gjatë operacionit të koduar “Sarah Albo”, i njëjti pesudonim që përdorej nga dy të rinjtë në kodet e tyre gjatë takimit me klientët, janë vënë në pranga Jurgen Kapica dhe Vinjola Geca, të dy 23-vjeç.

Ndërkohë gjatë arrestimit policia sekuestruar në cilësinë provës materiale 7 telefona, para “cash” dhe qese me kokainë.

Dy të rinjtë Kapica dhe Geca shpërndanin kokainë në disa raste të dokumentuara mes korrikut të vitit të kaluar dhe deri në janar të këtij viti, kur edhe u arrestuan.

Një gjykatë në Ipswich e dënoi Jurgen Kapicën me 3 vite e 4 muaj burg dhe Vinjola Gecën me 2 vite e 6 muaj burg

Continue Reading

Aktualitet

Përfundojnë Pashkët/ Fluks në doganën e Kakavijës, nis kthimi i emigrantëve në Greqi

Pas përfundimit të Pashkës Ortodokse në vendlindje emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi kanë nisur kthimin për në shtetin fqinj.

Gjatë ditës së hënë në sportelet e daljes në doganën e Kakavijës është regjistruar fluks në rritje i këmbësorëve dhe automjeteve që udhëtojnë në drejtim të Greqisë.

Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër, janë regjistruar 3902 shtetas në hyrje-dalje, nga të cilët 2162 në hyrje dhe 1740 në dalje, si dhe 1265 mjete në hyrje-dalje, nga të cilat 643 në hyrje dhe 622 në dalje.

Për evitimin e radhëve të pritjes në kufi Policia Kufitare në Kakavije po punon me 4 sportele në hyrje 3 në dalje në bazë të fluksit të lëvizjes në kufi, ndërkohë edhe pala greke po punon me ritme të përshpejtuara. Fluksi i lëvizjes në doganën e Kakavijës pritet të regjistrohet edhe gjatë ditëve në vazhdim.

Continue Reading

Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur gjendet trupi i pajetë i 8-vjeçares në lumin Buna

Pasditen e së hënë është gjetur një tjetër trup në lumin Buna, që i përket një prej fëmijëve të 39-vjeçares Alma Arrazi që u mbyt bashke me tre vogëlushët disa ditë më parë.

Mediat kanë publikuar pamjet tragjike dhe të rënda nga gjetja e trupit të pajetë në lumin Buna të Gresi Arrazit, 8-vjeçe.

Trupi i saj u gjet sot rreth orës 17:00, ndërsa dyshohet se është mbytur mbrëmjen e 2 majit. Vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të Alma Arrazit dhe të djalit 3 vjeç.

Nga familja e Almës, motra e saj, u ka thënë hetuesve se Erdgys Arrazi ushtronte dhune fizike e psikologjike ndaj 39-vjeçares e fëmijëve dhe vetëflijimi dyshohet se është pasojë e dhunës në familje.

Dyshohet se Erdgys Arrazi e tradhëtonte bashkëshorten e tij, për të cilën Alma kishte marrë dijeni. Madje pretendohet se Erdgysi e nxirrte live të dashurën e tij në celular, dhe ia tregonte vajzës 9-vjeçe, Ergesës.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se Alma Arrazi është hedhur nga ura e lumit të Bunës mbrëmjen e 2 majit bashkë me tre fëmijët e saj. Në kamerat e sigurisë, 39-vjeçarja është parë se para vetëflijimit, ka pirë kafe me kunatën, me të cilët është ndarë qetësisht.

Një ditë më pas, më 3 maj, Erdgys Arrazi ka denoncuar në polici largimin nga banesa të gruas me fëmijët. Por, kur një peshkatar i zonës gjeti të pajetë trupin e 9-vjeçares Ergesa, ai u kthye në të dyshuarin kryesor për shkaktin e vetëvrasjes së bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tij.

Continue Reading

Aktualitet

Vëllai i Erdgys Arrazit mohon akuzat për dhunë: Alma merrte ilaçe për depresionin

Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi, i cili akuzohet nga policia se ka shaktuar vetëvrasjen e bashkëshortes së tij Alma Arrazi dhe tre fëmijëve të tyre, ka mohuar akuzat për dhunë ndaj 31-vjeçarit.

Edisoni, i cili deklaron se i vëllai i tij nuk ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij. Më tej, ai thekson se Alma është trajtuar prej shumë kohësh me ilaçe për stresin dhe depresionin.

Gjithashtu ai thekson se familja e tij ndodhet në një moment të vështirë dhe i kërkon autoriteteve që të lejojnë Erdgysin që të varrosë vajzën e dytë.

Deklarata:

Është një ngjarje shumë e rëndë që na ka ndodhur në familjen tonë sepse ende nuk janë gjetur dy trupat e tjerë dhe dy i kemi të vdekur. Dua të sqaroj opinionin publik se vëllain tim e njeh e gjithë Shkodra sepse ka punuar në servis celularësh. Është e pavërtetë se vëllai ka ushtruar dhunë psikologjike apo fizike ndaj nuses tonë të shtëpisë. Ne pas ngjarjes së rëndë kemi bërë katër arkivola dhe nusen do ta përcjellim bashkë me të tre fëmijët. Ajo ka qenë nusja jonë dhe ne e kemi dashur dhe respektuar. Sa i përket ngjarjes nuk është e vërtetë se vëllai e ka dhunuar. Prokuroria na ka dhënë leje që vëllai të vinte në varrim dhe policia nuk e lejoi që ti hidhte një grusht dhe vajzës që varrosëm sot. Unë dua ti bëj thirrje të gjithëve që të mos nguten dhe të na lënë kohë që të dalë e vërteta e ngjarjes. Vëllai dhe nusja kanë shkuar shumë mirë dhe nuk kanë patur probleme siç po akuzohet gjithandej. Unë dua që vëllai të vijë në shtëpi dhe të varrosim edhe vajzën tjetër që u gjet sot. Faktet janë gjithandej se nuk është dhunues vëllai im sepse e njohin të gjithë. Ne kemi jetuar në një shtëpi sëbashku dhe nëse ka patur dhunë të paktën njëherë do e kishte denoncuar ose do kishte trokitur në dyert e ndonjë shoqata ose do e kishte gjetur një zgjidhje. Ne i kemi njoftuar për çdo gjë familjen e nuses tonë, që nga momenti i parë dhe deri më tani. Sot nuk kanë qenë në varrim por e dimë se dhimbja edhe për ata është po aq e madhe sa e jona. Edhe ata janë të respektuar nga ana jonë. Nusja është trajtuar prej shumë kohësh me ilaçe për stresin dhe depresionin. Nuk është se ka qenë në një gjendje të rënduar por herë pas herë ka marrë ilaçe. Ngjarja është shumë e rëndë dhe jemi tejet të ngarkuar. Unë për vete kam tre ditë që kam dalë nga burgu. Bëra katër vite burg dhe nuk e di ende se për çfarë i bëra sepse me kanë dënuar për bimë narkotike gjë që nuk është e vërtetë.

Kafja me kunatën

Nusja ime dhe nusja e vëllait atë pasdite kanë dalë si gjithmonë për të pirë kafe bashkë më fëmijët sepse kanë dalë shpesh sëbashku. Pasi kanë konsumuar kafen i ka thënë nuses time se do nisem  për në Durrës dhe do vijë të marrë vëllai. Nuk ka shfaqur asnjë problem gjatë qëndrimit në kafe dhe është sjellë krejt normalisht. I ka thënë se kam folur me burrin për vëllanë tim dhe se do iki për Durrës sepse më merr vëllai.

Dyshimet për tradhti

Unë nuk e di se ka patur një lidhje tjetër vëllai po sikur të ketë patur edhe 20 lidhje ai veprim nuk është asnjëherë i justifikueshëm sepse është një ngjarje e rëndë. Në dijeninë time nuk di të ketë patur lidhje jashtëmartesore.

Continue Reading

Aktualitet

“Ajo pa videot e 18 vjeçares në telefonin e burrit”/ Jeta e errët me lidhje paralele që po bënte Ergys Arrazi

Teksa në Bunë e në Drin vijojnë kërkimet intensive për gjetjen e trupave të Alma Bushati Arrazit dhe dy fëmijë vetë tjerë të saj, gjithmonë me një fije shprese se ata nuk kanë patur të njëjtin fat si vogëlushja 9-vjeçare që u gjet nga peshkatari Safet Hasani, mbrëmjen e 4 majit në zonën e njohur si Derragjat (një pjesë e vazhdës së lumit Buna, në afërsi të guroreve, rrugës së Velipojës).

Në media e kudo, flitet dhe hidhen hipoteza, të dhëna e detaje që dalin si me grimca, here ngazyrat e Policisë së Shtetit, here nga ato të Prokurorisë e herë-herë nga persona të afërt të njohur të familjes Arrazi e Bushati.

I gjetëm të gjithë të mbledhur bashkë, në një banesë private.

Të pashpresë për ndonjë të dhënë të re në lidhje me fatin e motrës, nipit dhe mbesës së tyre, por të traumatizuar nga ky vendim i Almës.

Ata, sidomos e motra, ishin në dijeni të të gjitha situatave që kishin ndodhur brenda 4 mureve ku jetonte Alma, Ergysi dhe 3 fëmijët e tyre të mitur.

Gjithçka kishte nisur shumë kohë më parë.  Kur Ergysi krijon një lidhje jashtëmartesore me një vajzë shumë më të re se ai.

Lidhje e cila vetëm sa u mor vesh nga bashkëshortja dhe u ndërprenë pas. Por kulmi do të ishte një tjetër lidhje e krijuar nga Ergysi, me një vajzë 18 vjeçare, prej kohësh ai bënte një jetë të dyfishtë.

Motra e Almës, Genta ishte prej kohësh në dijeni të jetës që bënte bashkëshorti I saj, por kishte vendosur ta pranonte për hir tëdashurisë dhe për hir të fëmijëve.

Genta e përshkruan kunatin e saj, Ergysin,  si një njeri të çuditshëm. Ndryshe kishte marrëdhënien me bashkëshorten, pra të motrën e saj, e ndryshe kishte marrëdhnien me fëmijët. Ai, sipas të gjithë familjes Bushati, i donte shumë ata.

Por dashuria për të shoqen ishte zbehur ndër vite. Jashtë kamerave, babai i Almës, Azem Bushati, thekson:

“I thashë vajzës sime, ti po e shikon që ai nuk të do më. Lëre të vazhdojë jetën e tij dhe ti vazhdo tënden. Por ajo më tha se nuk mundej ta merrte një vendim të tillë, pasi nuk vijmë nga një familje që ja bëjmë merr një e lësho një. Ne jemi mësuar që të vdesim me atë që martohemi. I thashë që bën mire të marrësh një hap sa nuk ështëvonë, pasi historitëtilla, nuk përfundojnë mirë”.

Mesa duket babai ka parandjerë një fund të hidhur.

Kohëve të fundit, sipas dëshmisë së Gentës, e motra e saj kishte përjetuar stres, të shkaktuar nga lidhja që bashkëshorti i sajkishte me një vajzë tjetër.  Madje ndër bisedë tregon për ardhjet e saj në Tiranë, dhe se si Ergysi, sa herë që largohej ajo së bashku me fëmijët, vinte dhe e kërcënonte, duke i thënë se fëmijët nuk janë të saj.

“O më nxirr fëmijët o ju vrava të gjithëve”, thonte ai.

E megjithatë, përtej këtyre sfidave, Alma kishte vendosur të rikthehej përsëri. Dhe të vazhdonte të qëndronte në shtëpinëe  një njeriu që nuk e donte dhe respektonte.

Së fundmi ata jetonin në dhoma të ndara. Ndërsa ka patur jo pak raste, sipas asaj që Alma  i rrëfente së motrës, që Ergysi e ofendonte dhe e fyente.

Kulmi kishte arritur muajin e fundit, kur në telefonin e bashkëshortit tësaj, kishte gjetur videot me 18-vjeçaren, me inicialin A.

Për lidhjen e Ergysit kishin qenë në dijeni të gjithë familjarët e tjerë të tij. Madje edhe kunata që ishte e fundit që takoi në kafene, Alma.

Në një bisedëqë ka pasur me Gentën, ajo i  ka treguar se si në momentin e fundit, përpara lokal “Panorama”, kalon Ergys Arrazi së bashku me të dashurën e tij. Gjë që mesa duket ka ndikuar në përkeqësimin e gjendjes shpirtërore të Almës. Duke e dërguar ndodhta edhe drejt një vendimi fatal.

Por si mësuan familjarët për zhdukjen e Almës me fëmijët?

Genta: “Ishte ora 22 e datës 1 maj, kur Eri (Ergysi) më mori në telefon dhemë pyeti nëse im vëlla ka marrë Almën për të shkuar në Durrës. E pyeta pse a nuk ka ardhur Alma në shtëpi. Më tha jo. Menjëherë mora tim vëlla dhe mu përgjigj nipi. E pyeta nëse ka ardhur halla dhe më tha jo.

Pyeta edhe vëllain nëse kishte folur me të. Provova ta merrja në telefon dhe telefoni i dilte i fikur. Nuk ka ndodhur asnjeherë që Alma  të rrijë gjatë pa folur me mua. Vetëm atë ditë kemi folur më pak se çdo here tjetër./ VoxNews

Continue Reading
Advertisement

TRENDING