Connect with us

Aktualitet

“KAMBANË ALARMI PËR POLITIKËN”/ Shehu: Pasojat do të jenë të mëdha

Në emisionin “Tik Talk”, me moderatoren Grisela Zendeli, i ftuar ishte politologu Rei Shehu, i cili analizoi zhvillimet e fundit politike në vend, me fokus protestën e zhvilluar përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Gjatë intervistës, Shehu komentoi përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë, duke theksuar se, ndonëse mbështet protestat paqësore, përshkallëzimi i situatës lidhet me mungesën e dialogut dhe reagimit institucional ndaj kërkesave të qytetarëve.

Sipas politologut, protestuesit kanë artikuluar prej ditësh kërkesa të qarta, mes të cilave dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, ndryshime në Kodin Zgjedhor, anulimin e paketës së maleve dhe ndërhyrje për mbrojtjen e zonave të mbrojtura. Ai u shpreh se mosadresimi i këtyre kërkesave ka ndikuar në rritjen e tensioneve gjatë protestës.

Në intervistë u trajtuan gjithashtu edhe deklaratat e Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, si dhe incidenti me deputetin Agron Shehaj në seancën parlamentare. Shehu i cilësoi këto zhvillime si tregues të klimës së tensionuar politike në vend, duke theksuar nevojën për më shumë dialog dhe përgjegjësi institucionale

Advertisement