Rajon
Më 19 gusht bie Abazoviç
Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic tha se nuk e di nëse Qeveria do t’i mbijetojë 19 gushtit, por di se disa nga personat që e kanë nisur procedurën parlamentare për rrëzimin e ekzekutivit malazez nuk do të mbijetojnë politikisht.
“Datën 19 e pres me shumë qetësi. Sigurisht që do të duhet të shkojmë në zgjedhje. Me këtë qeveri apo pa këtë qeveri DPS, SD dhe SDP do të duhet të marrin të gjitha përgjegjësitë për destabilizimin e Malit të Zi”- tha Wbazovic
Nisma është dorëzuar nga kryetarët e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike të Socialistëve, Partisë Socialdemokrate dhe Liberale, Socialdemokratëve dhe Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve, pas nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore të Shtetit me Kishën Ortodokse Serbe