Connect with us

OPINION

Ben Andoni: Dyshja Berisha-Meta do kenë probleme edhe me njëri-tjetrin

Gazetari Ben Andoni ishte dje i ftuar i gazetarit Artur Nura në emisionin ‘Pa Flitra’ në Ntv Televizion.

Gazetari Andoni tha se shtatori politik nuk do jetë aq i nxehtë sa përflitet dhe se përveç pengesave që po i dalin dyshes Berisha – Meta me ligjin për dosjet apo vendimin që pritet nga Gjykata e Apelit për partinë demokratike, duket se nuk do mungojnë divergjencat midis Berishës dhe Metës – tha Andoni – duke ju referuar zgjedhjeve të ardhshme dhe kryeqytetit ku që tani janë shfaqur qëndrime të ndryshme.

E keqja e kësaj situate – tha Andoni është fakti që kjo shumicë megjithëse ka shumë probleme të mëdha, do jetë e detyruar të qeverisë gjatë dhe kjo gjë sjellë kosto për tu paguar nga shoqëria jonë – tha Andoni.

Lulzim Basha që sipas Andonit nuk ka mundur të jetë në lartësinë e pozicionit politik që ka mbuluar, koha do ta kthejë prapë në skenën politike.

Për zhvillimet në Kosovë si njohës i mirë i atyre zhvillimeve tha se pavarësisht arritjeve të deritanishme, qëllimi i Beogradit me Asociazionin e Komunave Serbe në Kosovë dhe referencat e përhershmë me rezolutës 1244 që një ditë të risjellin trupat serbe aty.

Plani i ndarjes së Kosovës nuk ka vdekur në Beograd – tha Andoni duke shtuar – se ai është aty për tu aplikuar një ditë sa më të shpejtë!

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *