Connect with us

Bota

Trump lëshon breshëri kundër të gjithëve

Trump lëshon breshëri kundër të gjithëve

Donald Trump i është rikthyer sulmeve gjatë tubimit të parë pas kontrollit që FBI bëri në rezidencën e tij në Kaliforni dhe teksa epërsia e republikanëve ndaj demokratëve, sipas sondazheve, po tkurret.

Por mesa duket, arsyeja e parë pse ish presidenti po ngre tonet kundër drejtësisë është FBI.

“Kontrolli i turpshëm i shtëpisë sime në Mar-a-Lago ishte një parodi e drejtësisë, e cila u tall me ligjet amerikane, traditat dhe parimet tona,”  – tha manjati gjatë mitingut të tij në Pensilvani.

Trump gjithshtu sulmoi me armë të rënda edhe rivalin dhe presidentin aktual amerikan Joe Biden, teksa e cilësoi si ‘armik i shtetit’

“Fjalimi që ai mbajti në Filadelfia ishte plot urrejtje dhe zemërim,”-  tha Trump, duke iu referuar fjalimit në të cilin presidenti përcaktoi paraardhësin dhe besimtarët e tij si “ekstremistë që nuk besojnë në Kushtetutë.

“Ishte fjalimi më përçarës i bërë nga një president amerikan teksa denigroi 70 milionë votues. Ne do t’i japim fund karrierës politike të Nancy Pelosit dhe Joe Biden” – Reagoi Donald Trump.

Megjithatë pozicioni i ish-presidentit është ende delikat, pas sekuestrimit nga agjentët e FBI të mijëra dokumentave, qindra prej të cilave janë konfidenciale.

“FBI është shndëruar në një përbindësh të egër e të kontrolluar nga e majta demokrate dhe media, por unë nuk do të hesht” – ngriti tonet Trump

“FBI më pare nuk e ndoqi penalisht Hillary Clinton-in për skandalin ‘Emailgate’ – tha ai duke iu referuar serverit privat të përdorur nga sekretarja e atëhershme e shtetit dhe mijëra e-maileve që ajo fshiu.

Trump kritikoi gjithashtu Mitch McConnell, liderin e republikanëve në Senat, i cili u distancua nga sulmi që mbështetësit e Trump, të ndikuar nga ky i fundit, bënë ndaj Kongresin Amerikan. Ky veprim ndërkohë që mund të përçajë më tej Partinë Republikane.

Advertisement