Sport
Barazim i dëshpëruar i Juventusit me Milanin/ Zonja e Vjetër shpëton vetëm një pikë në Torino
Juventus dhe Milan u ndalën në barazim 1-1 në ndeshjen e javës së tretë të Serie A, të luajtur në “Allianz Stadium”.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, me të dyja skuadrat që ruajtën ekuilibrin dhe nuk arritën të zhbllokonin rezultatin.
Juventus dhe Milan hynë në këtë sfidë pasi kishin nisur mirë sezonin, ndërsa përballja në Torino ishte një nga ndeshjet kryesore të javës së tretë.
Fraksioni i dytë solli golat dhe momentet vendimtare të takimit. Milan bëri disa ndryshime në minutën e 61-të dhe pikërisht një prej lojtarëve të aktivizuar nga stoli, Alphadjo Cissè, ndryshoi rrjedhën e ndeshjes.
Në minutën e 68-të, Cissè kaloi Milanin në avantazh 0-1, pas asistimit të Samuel Chukwueze.
Sulmuesi kuqezi kishte hyrë në lojë vetëm pak minuta më parë.
Juventus reagoi në minutat e mbetura dhe trajneri Luciano Spalletti hodhi në fushë forca të freskëta, mes tyre edhe Federico Gatti, Teun Koopmeiners dhe Edon Zhegrova.
Kur dukej se Milan do të largohej nga Torino me tri pikët, Juventus gjeti golin e barazimit në minutën 90+2.
Federico Gatti shënoi për 1-1, pas asistimit të Teun Koopmeiners, duke i dhënë një pikë bardhezinjve në fundin dramatik të takimit.